MIA Flesh
- Shkup – Në nivel vjetor, regjistrohen mbi 2,9 milionë raste të vdekjes dhe 400 milionë lëndime në vendet e punës, që shkakton humbje ekonomike prej rreth 4 për qind të PBB-së botëror. Në Bashkimin Evropian, këto shpenzime vlerësohen në 460 miliardë euro, ose 3,3 për qind të PBB-së. Nëse zbatohen këto përqindje në shtetin tonë, humbjet ekonomike nga aksidentet gjatë punës do të ishin 500–600 milionë euro në vit. Në Maqedoni këtë vit deri në shtator, në vendin e punës jetën e humbën gjashtë punëtorë. Këto të dhëna sot ishin prezantuar në fillimin e projektit “Drejt mjedisit të sigurt dhe të shëndetshëm të punës në Maqedoninë e Veriut”, i cili do të realizohet deri në tetor të vitit 2028, në organizim të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), ndërsa me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
18:00/11 nëntor/2025
Shkup – Në nivel vjetor, regjistrohen mbi 2,9 milionë raste të vdekjes dhe 400 milionë lëndime në vendet e punës, që shkakton humbje ekonomike prej rreth 4 për qind të PBB-së botëror. Në Bashkimin Evropian, këto shpenzime vlerësohen në 460 miliardë euro, ose 3,3 për qind të PBB-së. Nëse zbatohen këto përqindje në shtetin tonë, humbjet ekonomike nga aksidentet gjatë punës do të ishin 500–600 milionë euro në vit. Në Maqedoni këtë vit deri në shtator, në vendin e punës jetën e humbën gjashtë punëtorë. Këto të dhëna sot ishin prezantuar në fillimin e projektit “Drejt mjedisit të sigurt dhe të shëndetshëm të punës në Maqedoninë e Veriut”, i cili do të realizohet deri në tetor të vitit 2028, në organizim të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), ndërsa me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Shkup - Buxheti i programit për sëmundje të rralla duhet të rritet si dhe në vitet e kaluara, sepse kjo është e neovjshme për pacientët, bëjnë thirrje nga Shoqata 'Jetë me sfida'. Ata theksojnë se buxheti caktohet në fillim të vitit dhe mbetet i njejtë, është planifikuar për pacientët ekzistues dhe nuk ka vend për pacientë të rinj përveç nëse ndonjëri prej tyre ndërron jetë. "Është ulur buxheti i programit për sëmundje të rralla dhe kjo na befason, sepse kemi pacientë të rinj, sëmundje të reja, barëra të reja, kështu që programi duhet të rritet si edhe në vitet e kaluara. Pres që kjo të ndryshojë dhe buxheti sërish të rritet, sepse kjo nevojitet për pacientët. Mjekimi nuk është e vetmja që u nevojitet pacientëve dhe kjo duhet të potencohet. Prandaj së bashku me Aleancën nacionale për sëmundje të rralla dhe me Minsirinë e Shëndetësisë, socialen dhe arsimin si dhe me Fondin për sigurim shëdnetësor dhe me ASHAM-n po punojmë për strategjinë për sëmundje të rralla dhe konsiderojmë se këtë vit ajo do të miratohet", theksoi në konferencën për shtyp kryetarja e Shoqatës, Vesna Aleksovska.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu lidhur me rastin e pacientes 37-vjeçare me Sëmundjen e Kronit, e cila, siç kumtuan mediumet, ndërroi jetë para tetë ditësh pasi që ishte lëshuar nga spitali pas dy operacioneve të kryera në Klinikën për kirurgji digjestive, deklaroi se sot do të nënshkruajë të formohet komision ekspertësh i cili duhet të konstatojë nhga pikëpamja klinike se çfarë ka ndodhur me pacienten. "Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar tashmë ndodhet në terren", theksoi Aliu duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp me rastin e paralajmërimit të simpoziumit në kuadër të fushatës "Ti je një hero i rrallë" kushtuar avancimit të njohurive dhe praktikës në njohjen e hershme dhe diagnostikimin e sëmundjeve të rralla.
Shkup - Fillimi i ndërtimit të dy sallave të reja sportive dhe rikonstruksioni i sallës së sportit në kompleksin e Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup janë tre projekte që do t'i zbatojë Ministria e Sportit deri në fund të vitit, paralajmëroi ministri Borko Ristovski. Siç njoftojnë nga Ministria, në paraqitjen e tij sot në TV 24 ka theksuar se këto janë tre projekte të mëdha, me të cilat rrumbullaksohet viti. "Rikonstruksioni i sallave sportive në kompleksin e USHCM-së është shumë i rëndësishëm si për arsimin ashtu edhe për sportin, sepse kjo sallë ka qenë e papërdorshme për rreth dhjetë vjet, si një rrënojë e vërtetë. Pas rindërtimit të plotë të palestrës, mbi 4,000 studentë do të jenë në gjendje të merren me sport dhe të zhvillojnë mësimet e edukimit fizik në një strukturë sportive moderne dhe të sigurt", tha Ristovski.
Shkup - Sfidat e sigurisë dhe nevoja për një luftë të koordinuar kundër terrorizmit ishin në fokus të takimit midis Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Shtetit të Izraelit me ambasadoren izraelite Vivien Ajzen dhe Dr. Amira Halperin, bashkëpunëtore e lartë e kërkimit për BIKOM. Siç kumtojnë nga Kuvendi, kryetarja e Grupit parlamentar, Rashella Mizrahi, vuri në dukje se takimi ishte një tjetër konfirmim i marrëdhënieve të forta dhe miqësore me Izraelin, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1995.
Bruksel - Bashkimi Evropian nuk arriti të sigurojë mjete për themelimin e tribunalit special për Ukrainën, i cili supozohej të gjykonte Rusinë, raportoi "Euronjuz", duke cituar burime në institucionet e BE-së. Sipas burimeve të cituara, autoritetet evropiane pamundësinë për financim e sqarojnë me uljen e ndihmës për Ukrainën nga ana e administratës së Donald Trampit. "Këshilli i Evropës së pari prezantoi draft-buxhetin i cili përfshin shpenzime të përgjithshme operative të lidhura me tribunalin, në vlerë prej afërsisht 75 milionë euro në vit", transmeton "Euronjuz".
Londër – Ministri britanik i Punës dhe Pensioneve, Patrik Mekfaden, deklaroi sot se servisi publik britanik Bi-Bi-Si duhet të kërkojë falje nëse ka bërë gabime në lidhje me artikullin për presidentin amerikan Donald Tramp. “Bi-Bi-Si duhet të përgjigjet në komentet të cilat i tha presidenti (Trampi) dhe avokatët e tij. Atë që do ta thosha është se, kur Bi-Bi-Si bën gabime, duhet t’i pranojë dhe korrigjojë”, tha Mekfaden, transmetoi “Skaj Njuz”.
Karaçi - Talebanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të sotëm në Islamabad, ku humbën jetën të paktën 12 persona, ndërsa 27 janë plagosur. "Sot, një nga anëtarët tanë sulmoi një gjykatë në Islamabad", tha organizata islamiste. Në deklaratë theksohet se sulmet do të kryheshin "kundër atyre që marrin ose zbatojnë vendime bazuar në ligje jo-islamike dhe kundër mbrojtësve të tyre, derisa sheriati të mbizotërojë në të gjithë vendin".