• среда, 24 јули 2024
MIA Flesh

18:00/23 shkurt/2024

Tetovë - Kryeministri Talat Xhaferi sot ishte në një vizitë të paparalajmëruar në SPB Tetovë dhe i vizitoi zyrat ku dorëzohen kërkesa dhe bëhet fotogafimi i qytetarëve për letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferi me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut. Vizitën e ndoqën një pjesë e mediave. Xhaferi në një deklaratë për mediat theksoi se pas vizitës ka konstatuar se në SPB Tetovë mungon organizimi në kryerjen e detyrave në bazë ditore.

Shkup - Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski vendosi të mos e pranojë nismën e kryetares së Qytetit, Danella Arsovska për thirrje të mbledhjes urgjente të Këshillit me pikën e vetme të rendit të ditës - anulimin e paushalleve mujore me qëllim që ato të dhurohen për mjekim të të miturit Leonid Indov. Sllaveski dhe grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, siç informoi Qyteti i Shkupit edhe njëherë treguan se e vetmja gjë që i intereson është paushalli ujor prej 500 eurove për mbledhje, dhe jo interesat dhe e mira e qytetarëve.

Shkup - Në 80-të ditët e ardhshme do të dëgjojmë shumë propozime, por nuk do t'i komentoja, sepse më 8 maj qytetarët do të tregojnë se kush janë propozimet që i dëshirojnë, tha kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe ish kryeministër Dimitar Kovaçevski i pyetur nëse në nivel partiak kanë diskutuar për propozimin e Ali Ahmetit dhe Arben Taravarit që zgjedhja e presidentit të bëhet në Kuvend. "Për atë që po deklarojnë politikanët tani, do të shohim shumë ndryshime dhe prandaj nuk do t'i komentoj.

Shkup - Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Igor Janushev, shef i Delegacionit, Monika Zajkova dhe Halil Snopçe, anëtarë të Delegacionit, morën pjesë në Sesionin e 23-të Dimëror, që u mbajt më 22 dhe 23 shkurt 2024 në Vjenë. Tema kryesore e këtyre takimeve ishte shënimi i dy viteve që kur Federata Ruse e nisi pushtimin e saj të plotë ndaj Ukrainës, duke minuar arkitekturën evropiane të sigurisë. U nënvizua se përpjekjet për të mbajtur përgjegjësi nga Moska dhe për të përforcuar parimet e Aktit Final të Helsinkit të vitit 1975 duhet të vazhdojnë pavarësisht përpjekjeve ruse për të minuar OSBE-në.

Shkup - Procedura për grumbullimin e nënshkrimeve për listat e kandidatëve për President të Republikës së Maqedonisë së Veirut filloi sot dhe do të zgjasë deri më 8 mars në orën 24, përkujton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). "Nënshkrimet e votuesve në procedurën e kandidimit mblidhen në njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Orari i punës në zyrat rajonale të KSHZ-së çdo ditë është nga ora 8 deri në 20, duke përfshirë edhe të shtunën, të dielën dhe festat", thekson KSHZ në kumtesë.

Shkup - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot njoftoi se në qendrat rajonale të KSHZ-së në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, Çashkë dhe anembanë vendit qytetarët kanë vendosur nënshkrimin e tyre në përkrahje të kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim për President, Bujar Osmani. Bashkimi Demokratik për Integrim falënderon të gjithë ata që deri më tani kanë shprehur vullnetin e tyre të palëkundur për t’u rreshtuar pas vizionit tonë të dëshmuar të arritjeve të mëdha.

Shkup - Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup drejtuar gjykatësve të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup, sot u ka parashtruar propozime për heqje të masave për sigurim të pranisë, përkatësisht masave paraburgim dhe arrest shtëpiak, për 6 persona të dyshuar për veprën penale Rrezikim i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 vv me nenin 22, ndërkaq lidhur me ngjarjet nga 4 janari në M-NAV, dhe caktim të masave për kujdes, kumtuan nga Gjykata themelore penale Shkup.

Shkup - Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në aktivitete në terren në territorin e Komunës së Tetovës. Ajo e vizitoi Qendrën Ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara Mendore dhe Fizike, zyrat e "Imago Plus" e cilat ofrojnë shërbim të trajtimit individual për personat me aftësi të kufizuara dhe dy përdorues të shërbimit të ndihmës dhe kujdesit në shtëpi që zbatohet përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, informojnë nga MPPS

Shkup - Shoqata “Jetë me sfida” dhe Shoqata e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme familjare kanë filluar fushatën për diagnostikim më të mirë dhe të hershëm të sëmundjeve të rralla. "E dimë se diagnoza e hershme është e rëndësishme, por nëse nuk kemi qasje të hershme në terapi, atëherë diagnostikimi i hershëm do të thotë një lloj torture, problem, stres. "Unë kam sëmundjen, ka ilaçin, unë duhet të gjej një mënyrë për ta marrë atë", tha sot Vesna Aleksovska, kryetare e Shoqatës "Jetë me sfida" në përkujtimin e fillimit të fushatës për përmirësimin e procesit të diagnostikimit dhe regjistrimit të pacientëve me sëmundje të rralla në vendin tonë.

Kumanovë - Bashkësia Fetare Islame për Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës dhuroi një karrige operacioni dhe drita për sallën e operacioneve, informuan sot kompetentët nga institucioni shëndetësor publik. Karrigia do të përdoret për kryerjen e operacioneve ortopedike dhe traumatike në spital. 

Tetovë - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski deklaroi se do të jetë i kotë ndryshimi i ligjit me të cilin do të vazhdohet afati i kohëzgjatjes së pasaportave me emrin Republika e Maqedonisë sepse ajo duhet të harmonizohet me Greqinë dhe BE-në. Ai theksoi se Qeveria duhet të sigurojë pajtueshmëri nga vendet anëtare të BE-së nga pala tjetër nënshkryese-Greqia, e më pas të bisedojë për ndryshim të ligjit. Afati për kohëzgjatjen e dokumenteve të udhëtimit për përdorim ndërkombëtar është në pajtim me ligjin, i cili është harmonizuar me ligjin për ratifikim të marrëveshjes me Greqinë, tha Kovaçevski duke shtuar se dokumentet e udhëtimit nuk nevojiten brenda shtetit, por jashtë vendit.

Strumicë - Zjarr i madh në ambient të hapur shpërtheu pasdite rreth orës 15:00 në rrethinën e Strumicës, drejt fshatit Gradsko Balldovc. Sipas informacioneve të NJTZ Strumicë, digjej bari i thatë, mbetje dhe gomë, ndërsa nga larg shihej tymi i dendur i zi. "Zjarri është raportuar tek ne në orën 14:45 dhe në shuarjen e tij janë angazhuar 13 zjarrfikës dhe katër automjete të zjarrfikësve. Digjej bari i thatë, gomë, plastikë dhe lloj tjetër i mbetjeve", informon komandanti i NJTZ-së Strumicë, Aleksandar Gudev.

Athinë - Mes orës 19:30 dhe 20:00 sipas kohës lokale, përkatësisht 18:30 dhe 19:00 sipas kohës lokale pritet të filojë bllokada e re e bujqve grekë në vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) drejt Maqedonisë së Veriut, që do të zgjasë një orë e gjysmë deri dy orë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Bllokada, sipas bujqve, do të jetë si edhe gjatë ditëve në vijim, në mënyrë periodike dhe kohë pas kohe do t'u referohet edhe kamionëve dhe automobilave, ndërsa pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri të hënën, më 26 shkurt.

Beograd - Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano e përsëriti gatishmërinë e Brukselit për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën që të gjejnë zgjidhje për problemin e dinarit, pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për heqjen nga qarkullimi të valutës serbe   në territorin e Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Stano nuk ka mundur të konfirmojë nëse do të ketë takim javën e ardhshme, sipas ftesës që përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i ka dërguar Prishtinës dhe Beogradit. 

Berlin - Ukraina prej fillimit të invazionit rus inicoi hetim për 122.000 krime potenciale  të luftës, theksoi sot prokurori shtetëror Andrij Kostin. "Tashmë identifikuam 511 kryes dhe kemi 80 aktvendime në gjykatat ukrainase, shumica në mungesë", tha Kostin në margjina të konferencës për të drejtën ndërkombëtare penale në Berlin. Edhe pse Rusia mohon se forcat e saj kryejnë krime apo sulmojnë civilë, përfaqësuesit ukrainas dhe perëndimorë pohojnë se ka dëshmi për vrasje dhe ekzekutime, granatimi i objekteve civile dhe deportime të dhunshme. Pritet që numri i krimeve të luftës do të vazhdojë të rritet", paralajmëroi Kostin.

Berlin - Parlamenti gjerman sot e miratoi ligjin  me të cilin lejohet përdorimi rekreativ të kanabisit. Sipas ligjit të ri, personat mbi 18 vjeç do t'u lejohet të posedojnë sasi të konsiderueshme kanabisi, ndërsa përdorimi i kanabisit në shumë vende publike do të bëhet e ligjshme nga 1 prilli, raportoi Bi-Bi-Si. Në vende publike do të lejohet posedimi deri në 25 gramë, ndërsa në shtëpi private deri në 50 gramë. Përdorimi i  kanabisit pranë shkollave dhe terreneve sportive do të ndalohet, ndërsa blerja e kanabisit do të vazhdojë të jetë e rregulluar rreptësisht.

Kiev - Lideri i shumicës së demokratëve në Senatin amerikan, Çak Shumer ka mbërritur në Ukrainë në përpjekje për të siguruar presidentin Volodimir Zelenski dhe zyrtarë të tjerë ukrainas se Kongresi i SHBA-së do të sigurojë një pako tjetër të ndihmës. Kjo vjen pavarësisht nga propozim-ligji që do të siguronte 60 miliardë dollarë të tjera ndihmë për Ukrainën i bllokuar në Dhomën e përfaqësuesve.

Kiev - Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel sot, me rastin e përvjetorit të dytë të agresionit rus ndaj Ukrainës, u bëri thirrje të gjitha vendeve, të përkushtuara ndaj paqes, të ndihmojnë në zbatimin e formulës ukrainase për paqe në 10 pika. "Kjo formulë është propozimi i vetëm serioz paqësor në tryezë dhe i ftojmë të gjitha vendet të cilat angazhohen për paqe, të na bashkohen që ta zbatojmë në praktikë", deklaruan Kuleba dhe Borel në tekstin e publikuar në ueb-faqen "Projekt sindikat".

Moskë - Rusia sot njoftoi se planifikon të kërkojë sqarim nga Armenia, pasi kryeministri i saj Nikol Pashinjan në një intervistën e djeshme deklaroi se Jerevani ka ngrirë anëtarësimin e saj në Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive (OTSK) të udhëhequr nga Rusia. sepse kjo aleancë e ka tradhtuar vendin. Muajt ​​e fundit, Pashinjani ka shprehur pakënaqësinë e tij për lidhjet shumëvjeçare të Armenisë me Rusinë dhe thotë se vendi i tij nuk mund të mbështetet më tek Moska për t'i përmbushur nevojat e saj të mbrojtjes. Ai, gjithashtu,  propozoi  një rishikim të anëtarësimit të Armenisë në organizatë.

Moskë - Më shumë se njëzet të punësuar në kulturë dhe media në Rusi u kanë bërë thirrje autoriteteve që të dorëzojnë trupin e aktivistit opozitar Aleksej Navalni familjes së tij. Navalni vdiq në burgun rus më 16 shkurt.  Bashkëpunëtorët e Navalnit nga mbrëmë publikuan thirrjet në rrjetet sociale, përfshirë fituesin e çmimit Nobel për Paqe dhe gazetarin Dmitrij Muratov, regjisorin Andrej Zvjagincev, shkrimtarin Viktor Çenderoviç dhe aktivisten e grupit protestues Nadezhda Tolokonikova.

Lavov - Kryeministrja daneze Mete Frederiksen sot u takua me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski në qytetin perëndimor ukrainas Lavov, një ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit rus. Ajo dhe Zelenski i vizituan varrezat dhe bënë nderimet e tyre për ushtarët e rënë, kumtoi kabineti i presidentit ukrainas. "Asnjëherë nuk do t'i harojmë heronjtë që mbrojtën pavarësinë, lirinë dhe të ardhmen tonë", shënoi Zelenski në "Iks".

Lviv - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot theksoi nevojën për forcimin e sanksioneve antiruse dhe tha se kushdo që ndihmon Rusinë t'i anashkalojë sanksionet duhet të mbajë përgjegjësi. "Në të ardhmen duhet thelbësisht t'i forcojmë  sanksionet kundër Rusisë dhe t'i eliminojmë të gjitha truket ruse lidhur me këtë drejtim. Çdo skemë për anashkaluimin e  sanksioneve është fjalë për fjalë një investim në terror. Prandaj, kushdo që ndihmon Rusinë t'i anashkalojë sanksionet duhet të mbajë përgjegjës", theksoi Zelenski në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren daneze Mete Frederiksen në Lviv.  Sipas tij, edhe një tjetër detyrë themelore këtë vit është "konfiskimi i pasurive ruse që tashmë janë të ngrira, veçanërisht në juridiksionet evropiane".

Jerusalem - Më shumë se 100 palestinezë humbën jetën  në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Në sulmet ajrore izraelite në pjesën qendrore dhe jugore të Gazës humbën jetën të paktën 68 palestinezë, raportuan mediat amerikane.  Në qytetin jugor Rahah, qytetin qendror të Deir al-Balah dhe kampin e refugjatëve Nusejrat u paralajmëruan greva.. 

Adis Abebë - Së paku 15 civilë e humbën jetën sot në një sulm ajror ndaj një kamioni në rajonin Amhara në Etiopi, ku armata etiopiane ka përplajse me grupet militante. Mes viktimave ka gra dhe fëmijë, transmetojnë mediumet britanike. Disa nga viktimat ikën nga konflikti, përderisa të tjerë ktheheshin në shtëpi nga një ceremoni pagëzimi. Tani për tani askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.

Damask - Të dyja palët ndërluftuese në luftën civile të Sudanit po përdorin abuzime që mund të çojnë në krime lufte, duke përfshirë sulmet ndaj objekteve civile si spitalet, tregjet dhe madje edhe kampet që strehojnë njerëz të zhvendosur, njoftoji sot Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut. Përpjekjet e deritanishme kanë dështuar për t'i dhënë fund konfliktit dhjetë mujor të ashpër midis forcave të armatosura të rregullta sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së shpejtë (RSF). Mijëra njerëz janë vrarë deri më tani dhe rreth tetë milionë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke e bërë Sudanin vendin më të zhvendosur në botë.

Kajro - Përfaqësuesit e grupit militant palestinez Hamas sot përfunduan raudnin e fundit të negociatave për armëpushim në Rripin e Gazës me përfaqësuesit egjiptian në Kajro dhe tani pritet rezultati i negociatave ndërmjet përfaqësuesve të Egjiptit dhe Izraelit, të cilat duhet të mbahen gjatë fundjavës në Paris, deklaruan një funksionar anonim i Hamasit dhe burimet egjiptiane të sigurisë. Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanije u takua me ndërmjetësuesit egjiptian në Kajro për të diskutuar për ndërprerjen e zjarrit, gjatë vizitës së tij të parë në Egjipt nga dhjetori.

Uashington - Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Lojd Ostini, shprehu solidaritet me Ukrainën në përvjetorin e dytë të pushtimit rus të këtij vendi, duke theksuar se papërkushmëria e ukrainasve "përballë agresionit dhe krimeve të Putinit i frymëzon njerëzit e lirë gjithkund në botë". "E mbështesim luftën e ukrainasve për liri sepse është zgjedhja e duhur, gjithashtu edhe për shkak  se luan një rol qendror në garantimin e sigurisë së Amerikës",  theksohet në deklaratën e sotme të Ostinit.  

 

Остани поврзан