• петок, 20 февруари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 9 shkurt/ 2026

Shkup - Konfiskimi i rreth 40 tonëve kanabis është goditje serioze ndaj krimit të organizuar dhe një ndër sekuestrimet më të mëdha që kemi parë deri më tani” ka deklaruar zëvendëskryeministri Arben Fetai, duke përshëndetur aksionin e Policisë dhe Prokurorisë. Sipas Fetait, ky operacion përbën sinjal të qartë se Qeveria është e vendosur të godasë rrënjët e krimit dhe jo vetëm majat e tij. Ai theksoi se kur flitet për dhjetëra tonë drogë, nuk bëhet fjalë për raste të izoluara, por për rrjete të tëra kriminale, të ndërtuara ndër vite.

Shkup - Integrimi evropian i vendit dhe axhenda e reformave ishin ndër temat që diskutuan ministri i Çështjeve Evropiane dhe zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, si dhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj, në takimin e sotëm. Siç informojnë nga Kabineti i ministrit, në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për prioritetet që lidhen me Agjendën e Reformave dhe obligimet nga axhenda evropiane. 

 Shkup - Një delegacion qeveritar i përbërë nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, shefi i diplomacisë Timço Mucunski, ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muhamet Hoxha, kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov dhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot dhe nesër do të qëndrojë për një vizitë pune dyditore në Paris. Në kuadër të vizitës, delegacioni do të takohet me Kaled El-Enani, drejtor i përgjithshëm i UNESKO-s, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të UNESKO-s, njoftoi pres shërbimi qeveritar.

 Shkup - Temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Kodrën e Diellit dhe Demir Kapi me -3 gradë. Vijojnë Berova me -2, Hanet e Marovës dhe Llazaropole zero gradë, në Krushevë, Kriva Pallankë dhe Strumicë 2 gradë, ndërsa 3 gradë në Shtip, Pozharan, Gjurishte, Prilep, Tetovë, Veles, Manastir dhe Pretor. Temperatura minimale më e lartë prej 6 gradë është regjistruar në Gjevgjeli.

Paris - Marina franceze ka sekuestruar 1,4 tonelata kokainë në Atlantik, me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 41 milionë eurosh, njoftoi sot Prefektura Detare Franceze e Atlantikut. Në komunikatë theksohet se kokaina u sekuestrua më 1 shkurt në një anije peshkimi që vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa të dyshuarit iu dorëzuan autoriteteve gjyqësore braziliane, raportoi Le Figaro.

Londër - Shefja e diplomacisë britanike, Ivet Kuper u ka bërë thirrje autoritetet e Hong-Kongut që t'i ndalojnë "tundimet e tmerrshme" ndaj aktivistit të burgosur prodemokrat Xhimi Lai, njofton DPA. Lai, 78 vjeçar shtetas britanik, sot është dënuar me 20 vite burg, sipas ligjit për siguri që e ka vendosur Kina në këtë ish-koloni britanike.

Osllo - Ambasadorja norvergjeze Mona Jul do të japë dorëheqje për shkak të një "gabimi serioz në vlerësim" kur bëhet fjalë për kontaktin e saj me për abuzuesin seksual të ndjerë Xhefei Epstin, publikoi sot Ministria norvegjeze e Punëve të Jashtme. Javën e kaluar, ministria e suspendoi Jul nga posti i saj ambasadore në Jordani dhe Irak, në pritje të hetimit të brendshëm për lidhjen e saj me Epstin.

 Bejrut - Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese banimi në Tripoli, në veri të Libanit, është rritur në 13, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë njerëz të bllokuar nën rrënoja, raportuan sot mediat libaneze. Paraprakisht ishte raportuar se të paktën nëntë persona, përfshirë një grua dhe një fëmijë humbën jetën, kur një ndërtesë u shemb dje në Tripoli.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp sot e uroi kryeministren japoneze Sanae Takaiçi për fitoren zgjedhore të partisë së saj, duke i dëshiruar sukses të madh në zbatimin e agjendës konservatore sipas parimit "paqe përmes forcës". Trampi në një postim në rrjetin e tij social Truth Social shënoi se Takaiçi ka realizuar një fitore historike në zgjedhjet e djeshme, duke e hapur rrugën për zbatimin e reformave. "Ajo është një udhëheqëse shumë e respektuar dhe e njohur", theksoi Trampi. Ai tha se populli i Japonisë, i cili votoi me kaq entuziazëm, gjtihmonë do ta ketë mbështetjen e tij të fortë.

Остани поврзан