• среда, 30 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Flesh

09:00/8 prill/2025

Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e re të 43-të, në rend dite të së cilës janë gjithsej 28 pika mes të cilave edhe Propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë, në lexim të dytë dhe Propozimi për emërim të anëtarëve të Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit dhe shërbime të menaxhimit me mbeturinat komunale të RMV-së.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të mbajë konferencë për mediat me rastin e shpalljes së Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për investim në mjedisin jetësor për vitin 2025. Mexhiti do të informojë edhe rreth qëllimeve, kushteve dhe prioriteteve të Programit të ri për vitin 2025.

Shkup - Në sallën solemne të Qeverisë do të mbahet seanca e parë e përbërjes së re të Trupit Ndërsektorial për Koordinim të Luftës kundër Korrupsionit. Në ngjarje fjalime përshëndetëse do të kenë kryeministrit Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, i cili edhe udhëheq me Trupin Ndërsektorial. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, fjalime do të kenë edhe ambasadori i BE-së Mihalis Rokas, zëvendësambasadorja e SHBA-së, Nikol Varnes dhe shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val.

Shkup - Në drejtimin rrugor Tetovë - Kodër e Diellit është ende aktive ndalesa për automjete të rënda ngarkuese, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjes dimërore (zinxhirët), kumtoi LAMM. Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufutare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Athinë - Gazetarët në Greqi nga ora pesë e mëngjesit kanë filluar grevën 24 orëshe që është e treta në tre muajt e fundit, ndërsa vendi sot do të mbetet pa lajme dhe emisione informative, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Greva është organizuar nga Federata Greke e Asociacioneve të Gazetarëve në të cilën marrin pjesë të gjithë shoqatat e gazetarëve, mbahet një ditë para grevës së nesërme të përgjithshme në Greqi, ndërsa kërkesa kryesore e punonjësve mediatikë është nënshkruar në marrëveshjeve kolektive në të gjitha sektorët mediatikë, gjegjësisht televizione, gazeta, revista, internet, radio. 

Teheran - Negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, të cilat do të mbahen të shtunën, më 12 prill në Oman, do t'i udhëhiqen shefi i diplomacisë iraniane Abas Aragçi dhe përfaqësuesi i presidentit amerikan, Stiv Vitkof, njoftuan mediat shtetërore iraniane. Mediat britanike raportuan se Aragçi paraprakisht konfirmoi se bisedimet indirekte midis Teheranit dhe Uashingtonit do të zhvillohen të shtunën në Oman. "Irani dhe SHBA do të takohen të shtunën në Oman për bisedime indirekte të nivelit të lartë", ka shkruar Abasi në rrjetin social X.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë ka deklaruar se SHBA-ja planifikon bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, transmeton DPA. "Të shtunën do të kemi takim shumë të madh, në të cilin drejtpëdrejt do të dakordohemi me ta", tha Tramp, duke shtuar se bisedimet mes dy vendeve do të jenë "në nivelin pothuajse më të lartë", transmeton agjencia gjemane. Ndërkohë, Tramp tha se bisedimet janë duke u zhvilluar. Presidenti amerikan i ka dhënë komentet në margjinat e takimit me kryeministrin izraleit Benjamin Netanjahu, i cili dje ishte për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Uashington - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu mbrëmë deklaroi se Izraeli po punon për marrëveshje të re për lirimin e pengjeve të cilët po i mban Hamasi palestinez në Rripin e Gazës. Në deklaratën e dhënë në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Tramp, Netanjahu tha: "Për momentin po punojmë për një marrëveshje tjetër të cilën shpresoj se do të kurorëzohet me sukses. Dhe ne jemi të vendosur t'i tërheqim të gjitha pengjet". Netanjahu, i cili, mes temave të tjera, erdhi në Uashington për të biseduar për tarifat e reja prej 17 për qind që SHBA-ja i caktoi Izraelit, i premtoi Trampit se do t'i eleminojë tarifat e veta dhe suficitin tregtar të vendit të tij me SHBA-në.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se "kontrolli dhe pronësia" amerikane në Rripin e Gazës do të ishte punë e mirë, duke e përsëritur propozimin që ai e ka dhënë disa herë gjatë javëve të para të mandatit të tij të ri.  "Për të pasur një fuqi si SHBA-ja atje, e cila do të kontrollojë dhe posedojë Rripin e Gazës, do të ishte punë e mirë", deklaroi Trampi para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Trampi tha se po bëhen përpjekje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, por se lirimi i të gjitha pengjeve është proces i gjatë. 

Остани поврзан