MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, u dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë hebraike Pepo Levi dhe të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë hebraike me rastin e kremtimit të festës Jom Kipur.
15:00/ 12 tetor/ 2024
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, u dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë hebraike Pepo Levi dhe të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë hebraike me rastin e kremtimit të festës Jom Kipur.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me paralajmërimet për Ligjin e ri për përfaqësim të drejtë pas "balancuesit", është përgjigjur se zgjidhja e re ligjore duhet të jetë kushtetuese. dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Shkup - Ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, Vlado Misajlovski dhe Pançe Toshkovski, sot do t'i vizitojnë pjesëtarët e Batalionit për Forca Speciale dhe Njësisë për Intervenim të Shpejtë të cilët së bashku kryejnë stërvitje alpiniste në rajonin e Demir Kapisë.
Demir Kapi - Mbetemi të gatshëm të japim vërejtje për çdo zgjidhje të vetme ligjore, për të përmirësuar çdo ligj të vetëm që do të propozohet. Por do të thoja që ne si institucione mbi të gjitha do të kërkojmë cilësi dhe profesionalizëm. Na duhet cilësi, tha sot në Demir Kapi ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Në pyetjen nëse ministritë do të kenë ndonjë propozim në ato njoftime për ligj të ri, është përgjigjur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili ka thënë se “secili në këtë vend duhet të fokusohet në kompetencat e tij dhe për atë që merr pagë".
Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me heqjen e "balancuesit", edhe njëherë përsëriti qëndrimin se nevojitet një Ligj për përfaqësim të drejtë. Ai tha se "Vlen" po e përgatit ligjin, për të cilin, siç ka paralajmëruar, javën e ardhshme do të mbahet debat publik.
Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nesër dhe pasnesër në Berlin do të marrë pjesë në Forumin për të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Limani, siç kumtoi Ministria, do të mbajë fjalim në konferencën me titull "Dekada e ndikimit: Të rinjtë forcojnë rajonin në kuadër të projektit evropian", së bashku me ministrat e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Francës dhe Gjermanisë dhe përfaqësues të Zyrave Rajonale për Bashkëpunim Rinor - RYCO.
Shkup - Në Njësinë Policore në Saraj sot është hapur zyra e re e shërbimeve administrative të MPB-së, e cila do t’u munëdsojë qasje më të shpejtë të qytetarëve tgë kësaj pjese qytetit të Shkupit. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski i cili sot e hapi zyrën e re, theksoi se bëhet fjalë për një zyrë e cila është e treta me radhë në këtë perudhë të shkurtër kohore, si pjesë e një sërë të tjerave të cilat duhet të hapen me qëllim që qytetarët të kenë qasje më të shpejtë deri te dokumentet dhe shërbimet për të cilat kanë nevojë.
Shkup - MPB-ja informon se gjatë kësaj periudhe është shpeshtuar dukuria e profileve të rrejshme në rrjetet sociale që paraqiten në emër të Interpolit apo Ministrisë së Punëve të Brendshme apo në emër të kompanive që ofrojnë një lloj ndihme, ndërmjetësim apo edhe kthim të fondeve personave të cilët fondet e tyre i kanë humbur në investime të rrejshme onlajn siç ishte "Konti" dhe të tjerë si ai.
Shkup - Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov, në konferencën e sotme për media pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski, konfirmoi se edhe këtë vit, ose më saktë nga ky muaj, do të ketë rritje të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm për pesë për qind.
Shkup - Për shkak të xhirimit të një filmi në urën Bellasica, sot nga ora 06:00 deri në 18:00 Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.
Dibër - Në prani të përfaqësuesve të autoriteteve lokale të Dibrës dhe të qytetit kufitar shqiptar të Peshkopisë, Në Qendrën e Kulturës, mbrëmë është hapur edicioni i 30-të i festivalit tradicional folklorik shqiptar "Oda Dibrane". Manifestimi, i cili tradicionalisht mbahet në Peshkopi, për herë të parë në Dibër u mbajt para nëntë viteve, prej ku zyrtarisht fillon në Dibër. Festivalin e shpallën të hapur kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka dhe i Peshkopisë, Rahim Spahiu.
Ohër - Në hotelin "Nova Riviera" në Ohër sot dhe nesër do të mbahet një simpozium profesional me titull "Sëmundje të rralla-sfida diagnostikuese dhe perspektiva terapeutike", me rastin e shënimit të dhjetë viteve aktivizëm për sëmundjet e rralla në shtet. Në simpozium, i cili është organizuar nga Shoqata për Sëmundje të Rralla "Rrallë është të jesh i rrallë", do të marrin pjesë profesorë, mjekë dhe përfaqësues të shquar nga organizatat e pacientëve.
Bruksel - Në Belgjikë nesër mbahen zgjedhjet për anëtarë të organeve të vetëqeverisjes lokale, ku në mesin e kandidatëve për këshilltarë ka edhe persona me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Sipas biznesmenit nga Antverpeni Ismet Ademi me origjinë nga vendi ynë, zgjedhja e një kandidati nga Maqedonia e Veriut për anëtar të këshillave komunal do të mundësojë përfaqësim dhe mbrojtje më të mirë të interesave të njerëzve që vijnë nga Maqedonia e Veriut, pavarësisht nëse ata janë shqiptarë, maqedonas, romë ose pjesëtarë të ndonjë komuniteti tjetër etnik në vend.
Bruksel - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së (Koreper) miratoi Qëndrimin e përbashkët të Unionit për hapjen e kapitullit të parë në negociatat për anëtarësim të Shqipërisë, me të cilën mundësohet mbajtja e Konferencës ndërqeveritare BE- Shqipëri të martën (15 tetor) në Luksemburg, kumtoi kryesimi hungarez me Bashkimin Evropian.
Gaza - Të paktën 30 persona humbën jetën në sulmet izraelite ndaj kampit të refugjatëve Xhabalia në pjesën veriore të Gazës, kumtoi Agjencia për Mbrojtje Civile në Gaza. Zëdhënësi i Agjencisë Mahmud Basal deklaroi se 12 persona, ndër të cilët gra dhe fëmijë, vdiqën në sulmin që ndodhi mbrëmë pak para orës 21:40 sipas kohës lokale, ndërsa 14 persona janë të zhdukur dhe me siguri janë të ngujuar nën rrënoja.
Uashington - SHBA dhe forcat evropiane i bënë thirrje Izraelit ta sigurojë sigurinë e paqësorëve të KB-së, pasi katër prej tyre u plagosën në sulmet izraelite në Libanin jugor javën e kaluar. Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se "absolutisht" kërkon nga Izraeli të ndalet me sulmet ndaj paqësorëve, pas sulmit të dytë ndaj personelit të forcave për dy ditë.
Uashington - Qeveria amerikane dje publikoi sanksione të reja kundër Iranit si përgjigje e sulmit të Teheranit ndaj Izraelit më 1 tetor, transmetoi DPA. Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken tha se masat kanë për qëllim ndërprerjen e "fluksit të të ardhurave që regjimi iranian përdor për financimin e programit të saj bërthamor dhe zhvillimin e raketave, për të mbështetur përfaqësuesit dhe partnerët terroristë dhe për të përjetësuar konfliktin në të gjithë Lindjen e Mesme".
Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri 26 gradë.