• сабота, 21 декември 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/8 tetor/2024

Shkup  - Avancimi i bashkëpunimit rajonal me qëllim të përballjes me sfidat, si dhe përparimi i integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor, janë me rëndësi kruciale për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, vlerësuan sot në takim presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe Zheljka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës. Takimi u mbajt në Tivat, në kuadër të takimti të ldierëve të vendeve-pjeësmarrëse në Procesin Blrdo-Brioni. Presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtoi kabineti i saj, e shprehi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe gatishmërinë tonë për këmbim të përvojave me BeH-në.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, ku po marrin pjesë në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo - Brioni. Në takim presidentja Siljanovska Davkova, siç njoftoi nga Kabineti i saj, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme nga Kroacia në procesin e integrimeve evropiane, që është rruga më e mirë për zhvillimin e rajonit tonë dhe stabilitetin e Evropës.  Në këtë drejtim, presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar se procesi i integrimeve evropiane duhet të lirohet nga prangat e çështjeve dypalëshe, duke theksuar rrezikun e rritjes së euroskepticizmit për shkak të qorrsokakut aktual në të cilin ndodhet procesi.

Shkup - Ministria e Ekonomisë dhe Punës në 100 ditët e kaluara ka qenë e dedikuar në mbështetjen e bizneseve dhe amvisërive, si dhe në mbrojtjen e mjedisit jetësor të qyetarëve, porositi sot ministri dikasterial Besar Durmishi dhe shtoi se nga fillimi mandatit të tij vazhdimisht merrejn vendime për mbështetje të biznesit dhe të qytetarëve. "Kemi punuar me përkushtim këto 100 ditë në interes përmirësimit të klimës afariste për kompanitë dhe për uljen e shpenzimeve për qytetarët. Në kushtet e rritjes së çmimeve të ushqimeve, për të plotësuar nevojat e qytetarëve, e nisëm aksionin “Më pak shpenzime - më shumë për ju”. Së pari, ne reduktuam marzhet e shitjes me shumicë dhe pakicë për pajisjet shkollore, me çka janë ulur shpenzimet për familjet, sidomos për ata që kanë nxënës. Më pas, për t'u përballur me qytetarët, shpallëm shportën konsumatore të vjeshtës dhe kufizuam marzhet në 10 për qind si në tregtinë me shumicë ashtu edhe në pakicë të 73 produkteve ushqimore bazë", tha Durmishi në një konferencë për shtyp në Qeveri.

Shkup  - Me shfaqjen e filmave të shkurtë, ekspozitë, muzikal dhe gjithçka që punuan pjesëmarrësit e fstivalit, sonte në kinemanë "Milenium" në Shkup do të ulet perdja e edicionit të 12-të të festivalit "Xhifoni Maqedoni". Siç është paralajmëruar, në ditën e fundit të shohin edhe nga një film artistik, dhe votojnë për filmat më të mirë artistik, të shkurtë, të animuar dhe të nxënësve në secilën prej tre kategorive. Sonte gjithashtu do të kumtohen edhe emrat e nxënësve më aktivë që do të marrin çmim për pjesëmarrje në "Xhifoni Itali".

Shkup  - Nëpunësit policor nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike pranë DPB Kërçovë, mbrëmë në orën 23:40 minuta në Kërçovë, privuan nga liria S.Z. (64) nga Kërçova. Siç kumtoi sot MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe marrë disa paketime dhe disa kavanoza me marijuanë, peshore digjitale dhe gjëra tjera me mbetje nga marijuana. Personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të dorëzohet padi adekuate. 

Ankara  - Turqia planifikon nesër me anije t'i evakuojë qyetarët e saj nga Libani, të cilët kanë parashtruar kërkesë që ta lëshojnë vendin, kumtoi Ministria turke e Punëve të Jashtme. Në komunikatë theksohet se sot pritet që për në Bejrut të nisen dy anije të marinës turke me kapacitet të përgjithshëm prej rreth 2.000 udhëtarë. Ministria turke shtoi se procesi i evakuimit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëse është e nevojshme.

Paris - Policia në gjashtë vende evropiane dhe Interpoli sërish hapin hetim për 46 gra të cilat janë vrarë apo kanë vdekur nën rrethana të dyshimta, në mënyrë që të identifikohen mbetjet e tyre, kumtoi sot Interpoli. "Dëshirojmë të sjellim përgjigje për familjet dhe të sigurojmë drejtësi për viktimat", deklaroi sekretari i përgjithshëm i Interpolit; Jirgen Stok. Operacioni i quajtur "Më identifiko" e zgjeroi hetimin jashtë Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë deri në Francë, Itali dhe Spanjë.

Bruksel - Në Samitin e ardhshëm të BE-së, që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor në Bruksel, disa nga liderët do të iniciojnë qasje të reja për luftimin e migrimit të paligjshëm në BE, që ndër të tjera do të përfshijnë, përshpejtimin e procedurës për deportimin e emigrantëve. Sipas burimeve diplomatike, krerët e shteteve apo qeverive të anëtarëve të Unionit planifikojnë të ushtrojnë presion mbi Komisionin Evropian, në mënyrë që ai të përgatisë rekomandime të reja për deportimet.

Uashington - Nënpresidentja amerikane Kamala Haris e quajti ish shefin e shtetit Donald Tramp "shumë të papërgjegjshëm", sepse, siç tha "përhap gënjeshtra për përgjigjen qeveritare të uraganit Helena". "Ka shumë gënjeshtra dhe dezinformata të cilat përhapen nga ana e ish presidentit për atë që sigurohet, veçanërisht për të mbijetuarit nga "Helena". Kjo është shumë e papërgjegjshme", u tha Haris gazetarëve para se të ngjitet në aeroplanin presidencial për të fluturuar në Nju-Jork. Uragani "Helena" vrau më shumë se 220 njerëz në gjashtë shtete amerikane ndërsa uragani "Milton" afrohet pranë bregut të Floridas.

Bejrut - Lideri i Hamasit në ekzil, Kaled Meshal, sot deklaroi se grupi do të ngritet "si feniks nga hiri" edhe krahas humbjeve të mëdha të pësuara gjatë luftës njëvjeçare me Izraelin dhe se vazhdon të rekrutojë luftëtarë dhe të prodhojë armë. Meshal tha se konflikti me Izraelin zgjat 76 vite, që daton nga ajo që palestinezët e quajtën "Nakba" ose "katastrofa", kur shumë palestinezë u zhvendosën gjatë luftës në vitin 1948 që çoi në krijimin e Izraelit. "Historia e Palestinës është e përbërë nga ciklet. Kalojmë në faza kur humbim dëshmorë (viktima) dhe një pjesë të aftësive tona luftarake, por pastaj fryma palestineze ngritet, si feniks, falë Zotit", deklaroi Meshal për Rojters.

Teheran - Shefi i diplomacisë iraniane, Abaz Aragçi, e paralajmëroi Izraeëin të mos e "testojë" vullnetin e Teheranit për sulme të mundshme ushtarake si formë të hakmarrjes për sulmin raketor që Irani e kreu kundër Izraelit javën e kaluar. "Raketat tona mund t'i pëmbushin të gjitha qëllimet e veta. Do t'i përgjigjemi secilit sulm ndaj isntitucioneve tona apo infrastrukturës", tha Aragçi në konferencën në të cilën u bisedua për ndikimin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor", transmetoi Al Xhazira.

Nju-Jork  - Izraeli nuk ka gjasa të qëllojë objektet bërthamore iraniane si përgjigje e sulmit raketor të javës së kaluar në Teheran, publikoi gazeta Nju-Jork Tajms, duke cituar persona zyrtarë anonim. Burimet e gazetës citojnë se Izraeli me siguri do të fokusohet në sulme ndaj bazave ushtarake, shërbimeve të inteligjencës ose udhëheqësisë, por më vonë mund mund të vazhdojë me programin bërthamor, nëse Irani sërish kthen. Autoritetet izraelite dyshojnë në efikasitetin e sulmit ndaj programit bërthamor iranin sepse besojnë se sulmet e tilla mund ta detyrojnë të shkojë në ilegale ose ta përshpejtojnë zhvillimin e saj.

Uashington - Shefi i CIA-s, Uiliam Bërns sot deklaroi se edhe pse bashkësia amerikane e inteligjencës beson se as Izraeli as Irani nuk dëshirojnë "konflikt gjithpërfshirës", ekziston rrezik i madh nga një vlerësim i gabuar. "Po përballemi me rrezik real nga eskalimi i mëtejshëm rajonal i konfliktit", tha Bërns në konerencën për shtyp. Sipas tij, Lindja e Afërt është vend ku vazhdimisht ndodhin gjëra të komplikuara. "Ndarja e informacioneve të inteligjencës mes SHBA-së dhe izraelit ka ndihmuar që të dështojë, sulmi raketor iranian më 1 tetor"; tha Bërns.

Uashington -   Nënpresidentja amerikane dhe kandidate presidenciale demokrate, Kamalla Haris, mbrëmë deklaroi se nuk do të takohet me presidentin rus, Vlladimir Putin për të biseduar për luftën në Ukrainë, nëse në atë takim nuk janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kievit. Nëse zgjedhet presidente, takimi me presidentin rus "nuk do të mbahet në nivel bilateral, pa Ukrainën", deklaroi Kamalla Haris, gjatë pjesëmarrjes në emisionin "60 minuta" në televizionin Si-Bi-Es. "Ukraina është ajo e cila pyetet për të ardhmen e vet", tha ajo.

Остани поврзан