
12:00/7 prill/2025
Shkup - Procesi gjyqësor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhoskit sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdon me dëshminë e të akuzuarit Vllatko Keshishev, i cili duhet të përgjigjet në pyetjet e mbrojtësve të të akuzuarve tjerë. Sipas njoftimit, pas dëgjimit të Keshishevit, duhet të dëshmojnë babai i Vanja Gjorçevskës dhe Ljupço Palevski. Në seancën e kaluar Keshishev tha se Pançen dhe Vanjën për herë të parë i pa pas postimeve në Fejsbuk për zhdukjen e tyre. Ai dëshmoi për grabitjet e tyre me ç'rast sipas përgjigjeve të tij për të njejta kryesisht ka pasur rolin e rojtarit.
Shkup - Një dyzet e pesë vjeçar nga Kumanova dje është privuar nga liria, pasi ka qenë duke drejtuar veturën nën efektin e alkoolit. "Dje më 06.04.2025 në orën 00.58 në rr.„Gjorçe Petrov“ në Kumanovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Kumanovë e privuan nga liria V.P.(45) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e pasagjerëve „pezho“ me targa regjistrimi të Kumanovës, të drejtuar prej tij, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.34 promilë alkool në gjak", njofton MPB-ja.
Shkup - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga hulumtimet e kryera fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 47 vende matëse në qytet. "Sektori për kontroll sanitar prej 1 deri 4 prill mori 166 mostra për hulumtim fiziko-kimik dhe 166 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", informojnë sot nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi.
Shkup - Për shkak të një defekti në gypin e rrugës në rrugën Brigada kosovaro-maqedonase" 5/22 pa ujë do të mbeten përdoruesit e rrugës Brigada kosovaro-maqedonase, Teneqe mëhalla dhe Kolexhi Turk. Siç njofton NP Rrugët e Maqedonisë Shkup, furnizimi me ujë është ndërprerë nga ora 9:20 dhe do të zgjasë deri në riparimin e defektit.
Shkup - Nga mëngjesi janë ndërprerë ndalesat për automjete të rënda transportuese në disa akse rrugore në vend të cilat u vendosën mbrëmë për shkak të reshjeve të borës. Sipas informatave të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, ndërsa në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë".
Shkup - Në Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm është -12 gradë, kurse në Krushevë ka 24 centimetra borë, njofton DPHM. Trashësia e borës është 22 centimetra në Manastir, 18 në Ohër, 14 në Hanet e Mavrovës, 12 në Kodrën e Diellit, 7 në Pretor, 5 në Tetovë, 4 në Berovë dhe 1 centimetër në Prilep. Deri në orën 08:30 janë matur -7 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -6 në Ohër, -5 në Tetovë dhe Pretor, -4 në Manastir dhe Berovë, -3 në Kriva Pallankë, -2 në Prilep dhe Vinicë, -1 në Kumanovë dhe Shtip, 0 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid dhe Straumicl, 1 në Veles dhe Demir Kapi, 2 në Kavadar, si dhe 4 gradë në Gjevgjeli.
Prishtinë - Dhjetë nga serbët e ndaluar këtë të shtunë dhe të dielë në Kosovë janë liruar pas marrjes në pyetje mbrëmë vonë, shkruan gazeta "Koha ditore". Autoritetet e Kosovës arrestuan gjtihsej 16 persona më 5 dhe 6 prill nën dyshimin se kanë mbledhur informata për qëllime potenciale të Kosovës. Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, u gjetën prova për lidhjet me inteligjencën ushtarake serbe dhe sulmin në Banjska në shtator të vitit 2023.
Bruksel - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas niset për vizitën e saj të parë në Ballkanin Perëndimor që nga marrja e detyrës, në kuadër të së cilës prej sot deri të mërkurën do të qëndrojë në Malin e Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë. Sot, në ditën e parë të turneut, Kalas në Podgoricë do të ketë takime me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe me kryeministrin Milojko Spajiq. Është paraparë që Kalas të ketë takime edhe me përfaqësues të organizatave civile, ndërsa do të marrë pjesë edhe në dorëzimin e pajisjeve ushtarake për Malin e Zi, të financuar nga Fondi evropian i paqes.
Bruksel - Bashkimi Evropian në tremujorin e katërt të vitit të kaluar shënoi suficit në këmbimin tregtar me botën prej 113,2 miliardë eurove, që paraqet rritje të tij në krahasim me tremujorin paraprak, kur ishte 107,5 miliardë euro, si dhe krahasuar me tre muajt e fundit të vitit 2023, kur ishte në nivel prej 102 miliardë eurove, tregojnë të dhënat e Agjencisë statistikore evropiane - Eurostat. Në tremujorin e katërt të vitit të kalaur suficiti i BE-së në këmbimin e mallrave arriti 88,1 miliardë euro, ndërsa i shërbimeve 47,4 miliardë euro. Në tremujorin e tretë suficiti në këmbimin e mallrave ishte 86,1 miliardë, ndërsa i shërbimeve 38,8 miliardë euro.
Berlin - Fridrih Merc, shef i CDU-së gjermane, i cili pritet të marrë postin e kancelarit gjerman, paralajmëroi se situata në tregjet globale të aksioneve dhe obligacioneve mund të përkeqësohet akoma më shumë. "Tregjet janë në gjendje dramatike që kërcënon destabilizimin e mëtejshëm", tha Merc. Ai theksoi se "më e rëndësishme se kurrë është që Gjermania sa më shpejtë ta kthejë konkurrencën botërore", ndërsa kjo çështje duhet të jetë në qendër të marrëveshjeve të koalicionit të opsionit të tij konservatorë me socialdemokratët.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se i ka urdhëruar ministrat e tij të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme që të intensifikojnë kontaktek me partnerët ndërkombëtarë veçanërisht me SHBA-në, për të siguruar sisteme të mjaftueshme për mbrojtje ajrore, përfshirë edhe bateritë "Patriot", para takimit të ardhshëm të formatit të Ramshtajnit. Zelenski tha se janë duke u koordinuar dy pioritete: "Mbrojta ajrore, veçanërisht "Patriotët", dhe koordinimi i i vendosjes - marrja e vendimeve sa më afër që të jetë e mundur dhe zbatimi i të gjitha detajeve.
Tokio - Aksionet në bursat në Azi sot shënojnë rënie të përnjëhershme me çka thellohet kriza globale në bursa, e shkaktuar nga lufta tregtare e presidentit amerikan, Donald Tramp. Tregtimi në bursën jugkoreane u ndalua për pesë minuta, sepse u aktivizua frenuesi për tregtim i dizajnuar të parandalojë shitje paniku. Indeksi japonez Nikkei u fundos në fillim të tregtimit të bursës në Tokio për mbi tetë për qind. Ai indeks, që përfshin 225 nga kompanitë më të vlefshme në vend, ra nën nivelin prej 33.000 për herë të parë prej gushtit të vitit 2024.
Bangkok - Numri i të vdekurve në tërmetin me fuqi prej 7,7 ballë sipas Rihterit që e goditi Mianmarin para 10 ditëve u rrit në të paktën 3.514, ndërsa edhe 210 persona ende konsiderohen të zhdukur, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga qeveria ushtarake e Mianmarit. Më së shumti viktima janë paraqitur në dhe rreth Mandalejit, qyteti i dytë për nga madhësia në vend, ku janë konfirmuar mbi 2.100 raste të vdekjes. Përpjekjet për ndihmë janë vështirësuar seriozisht nga reshjet e rrëmbyeshme të shitu dhe erës, të cilat i dëmtuan tendat dhe institucionet e improvizuara mjekësore të vendosura nga ekipet ndërkombëtare. Meteorologët paralajmërojnë për rerziqe të shtuara nga vërshimet dhe rrëshqitja e dheut, siç po afron sezoni i reshjeve, transmetoi DPA.
Nju-Jork - Tejlor Suift, Arnold Shvarcenger dhe Kim Kardashian janë ndër personat e famshëm më të pasur të vitit 2025. Pasojnë yjet që kanë arritur të fitojnë mbi një miliard dollarë në dekadën e fundit, sipas "Forbs". Xheri Sajnfeld ka arritur 1,1 miliard dollarë. Ky komedian ka vazhduar të fitojë shumë para falë faktit që TV-seriali i tij "Sajnfeld" (Seinfeld) vazhdimisht përsëritet dhe shitet në shërbimet e transmetimit. Vetëm kontrata me Netfliksin i ka sjellë solli qindra miliona dollarë këtij komediani amerikan.