• среда, 09 октомври 2024
MIA Flesh

09:00 / 4 shtator / 2024

Shkup - Gjykimi i lidhur me vrasjen e minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski nga Velesi duhet të fillojë sot në Gjykatën themelore penale Shkup. Prokuroria themelore publike Shkup në fillim duhet të parashtrojë akuzë kundër katër personave, e pastaj edhe për të dyshuarin e parë Lupço Palevski, për të cilin pritej ekstradim nga Turqia, për rrëmbim të dyfishtë dhe vrasje mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi.

Shkup - Anëtarët e Komisionit parlamentar për çështje evropiane sot do duhet të diskutojnë për Propozim- ligjin për procedurën kontestimore. Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, Propozimi- ligji për procedurën kontestimore ka për qëllim të rregullojë çështjet që krijuan probleme në zbatimin e ligjit (ekspertizën, dorëzimin, përshpejtimin e procedurës në mosmarrëveshjet me vlerë të vogël etj.), ndërsa u konstatuan nga të gjitha palët e interesuara", informojnë sot nga Ministria e Drejtësisë.

Shkup - "Përforcimi i bashkëpunimit mes Qeverisë dhe shoqërisë civile", është debati i sotëm që do të mbahet në organizim të Qendrës qytetare për resurse në hapësirat e saj në Shkup. "Shoqëria e zhvilluar civile kontribuon për përforcimin e vlerave demokratike dhe inkurajon ndërgjegjësimin qytetar. Që të mund organizatat e shoqërisë civile të përgjigjen në mënyrë efektive ndaj sfidave sociale dhe nevojave të qytetarëve, nevojitet bashkëpunim funksional me Qeverinë dhe institucionet", kumtuan nga Qendra qytetare për resurse.

Shkup - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në organizim të Institutit për Demokraci "Societas Civilis" (IDSCS), do të mbahet ngjarja "Progresi i Maqedonisë së Veriut në procesin e Berlinit - Prezantim i planeve të veprimit për tregun e përbashkët rajonal dhe agjendën e gjelbër".

Shkup - Pas mospranimit të interpelancës së parashtruar nga E Majta, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi përmes publikimit të tij në Fejsbuk iu falënderua të gjithë deputetëve, të cilët mbrëmë ia dhanë përkrahjen. Gashi në publikimin potencon se edhe një herë arsyeja ngadhënjeu mbi paragjykimin dhe propagandaën.

Shkup - Gurthemeli i fabrikës për bateri të litiumit, investim prej 65 milionë euro nga kompania gjermane BMZ group do të vendoset sot në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) në Shkup. Në këtë aktivitet është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryeministrit Hristian Mickoski i cili dje deklaroi se me investimin në fjalë do të hapen 700 vende pune, ndërsa i ka paraprirë punë e palodhur dymujore dhe eliminimi i mangësive që është akumuluar në muajt e kaluar.

Shkup - Moti në vend sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi jugor. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë Celsius.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata me intensitet në rritje në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM.

Tiranë - Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani në fjalimin e tij në panelin "Evropa e plotë dhe e lirë: Një angazhim i rinovuar për sigurinë evropiane", në kuadër të Forumit strategjik të Bledit, porositi se integrimi në BE është e vetmja rrugë e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor.

Romë - Stuhi e fuqishme dje e ka kapluar kryeqytetin italian Romë, me ç'rast ka shkaktuar përmbytje, njofton ANSA, duke iu referuar autoriteteve lokale. Stuhia, edhe pse e shkurtë, dje e ka kapluar jo vetëm kryeqendrën italiane, por edhe rajone tjera në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, pas një periudhë të gjatë të valës së ngrohtë.

Bruksel - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, nga sot ndodhet në vizitë pune dyditore në Bruksel, gjatë së cilës do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve të BE-së në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të përshkuar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të thellojë bashkëpunimin me organet kyçe të Bashkimit Evropian.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski paralajmëroi ndryshime kadrovike në Qeveri dhe në kabinetin e tij, transmetojnë mediat ukrainase. Në video fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelenski e sqaroi këtë zgjidhje me nevojën për të forcuar disa elemente të menaxhimit shtetëror. Ky paralajmërim vjen një ditë pasi 51 persona u vranë në një sulm me raketa ruse në një institut ushtarak në qytetin Poltava në verilindje të Ukrainës.

Kiev - Forcat e armatosura ukrainase raportuan sulme me raketa nga pala ruse në Kiev dhe sulme me dronë në qytetin perëndimor të Lavovit të kryera gjatë natës. Dëshmitarët okularë thonë se kanë dëgjuar disa shpërthime në periferi të kryeqytetit ukrainas. Një alarm ajror është shpallur pothuajse në të gjithë vendin.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden e dënoi sulmin rus me raketa në një institut ushtarak në qytetin verilindor të Ukrainës, Poltava, në të cilin 51 persona vdiqën, ndërsa 271 u plagosën. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi e dënoi sulmin "si dëshmi e brutalitetit të presidentit rus Vladimir Putin".

Uashington - Ministria e Drejtësisë së SHBA-së ka ngritur padi ndaj liderit të Hamasit, Jahja Sinvar dhe disa militantëve të tjerë për sulmin e vitit të kaluar ndaj Izraelit më 7 tetor dhe për viktimat amerikane në këtë front, kumtoi mbrëmë prokurorja kryesore Merik Garland. Akuzat kundër Sinvarit dhe liderëve të tjerë të lartë të Hamasit janë për "financim dhe udhëheqje të një fushate disadekadëshe për vrasjen e qytetarëve amerikanë dhe rrezikimit të sigurisë së SHBA-së”.

Остани поврзан