15:00/10 nëntor/2025
Shkup – Sot në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” – Shkup u mbajt ceremonia solemne e betimit për gjeneratën e 29-të të kadetëve dhe praktikantëve nga Kursi për oficerë dhe nëpunës në shtab. Betimin e dhanë gjithsej 59 kandidatë – 31 kadetë dhe 28 praktikantë. Përveç kësaj, pjesë e Akademisë do të jenë edhe pesë kadetë nga Bosnje e Hercegovina dhe dy nga Mali i Zi. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në fjalimin e saj, theksoi rëndësinë e betimit dhe rolin e oficerëve të ardhshëm.
Shkup - Betimi nuk është vetëm fjalë patriotike, por një shprehje e vendosmërisë, qëndrueshmërisë dhe besnikërisë, tha sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e betimit të klasës së 29-të të kadetëve të Akademisë ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostolski", duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në ruajtjen e lirisë, sigurisë dhe stabilitetit të shtetit. Ajo theksoi se oficerët e rinj hyjnë në shërbim në një kohë sfidash globale, konflikte ushtarake dhe tensionesh gjeopolitike, dhe se prej tyre pritet të respektojnë standardet më të larta profesionale dhe morale. Presidentja kujtoi rëndësinë e Akademisë ushtarake si një institucion themelor për edukimin mbrojtës, e cila jo vetëm që formon oficerët e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe promovon bashkëpunimin rajonal.
Shkup – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot u takua me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Siç njoftoi Gjorgjievski në Fejsbuk, takimi me zëvendëskryeministrin ishte konstruktiv dhe biseduan për projektet e përbashkëta të cilat do t’i realizojnë, ndërsa të cilat do të sjellin përfitim të vërtetë për të gjithë banorët e qytetit tonë.
Shkup - Çdo reformë do të jetë plus në bilancin shtetëror, ndërsa rezultatin përfundimtar do ta ndjejnë kompanitë, institucionet dhe qytetarët, theksoi zëvendësministrja për Çështje Evropiane Viktoria Trajkov në panel diskutimin e sotëm në Odën Ekonomike kushtuar "Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor dhe Agjendës reformuese-kombëtare - pse janë të rëndësishme për sektorin e biznesit?".
Shkup - Kryetari i ri i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski sot e mori detyrën nga kryetari i deritanishëm i komunës Fatmir Dehari. Ai në një postim në Fejsbuk, në gjuhën maqedone, shqipe dhe turke thekson se këtë detyrë nuk e sheh si privilegj, por si obligim para qytetarëve të punojë me përkushtim, në mënyrë transparente dhe në interes të të gjithëve.
Shkup – Me ftesë të guvernatorëve Adam Gllapinjski nga Banka Qendrore e Polonisë dhe Mihali Varga nga Banka Qendrore e Hungarisë, guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski mori pjesë në Konferencën e shtatë të përbashkët në organizim të dy bankave qendrore. Siç bën të ditur Banka Popullore në profilin e saj në Fejsbuk, tema e konferencës “Udhëtimi i dezinflacionit në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore: sfidat që vijnë” i kushtohet përvojave nga ulja e inflacionit të lartë në vendet e EQL, si dhe të sfidave me të cilat do të përballen në të ardhmen, në kontekst vendor dhe ndërkombëtar.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se disa qytetarë kanë pranuar ftesa të rreme nga persona që paraqiten në mënyrë të rreme në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, në lidhje me një hetim të supozuar në zhvillim. Në këto mesazhe jepen udhëzime që brenda 24 orëve të paraqiten në stacion policor ose të dërgojnë një email përgjigjeje, me arsyetimin e rremë se marrësi i mesazhit është subjekt i hetimeve penale për disa vepra penale, siç janë pornografia me fëmijë, pedofilia dhe tregtia me drogë.
Shkup - Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja në shtator të vitit 2025 janë rritur për 0,2 për qind krahasuar me muajin e kaluar edhe për 3,9 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja në shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin e kaluar u ulën në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve për 0.7%, dhe në sektorin e industrisë përpunuese janë rritur për 0.2%.
Shtip - Raporti i Komisionit evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut ësjtë inkurajim i vërtetë për vazhdim të zbatimit të reformave në disa sektorë të caktuar, thelsoi sot në Shtip ambasadori i Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler, i cili në pyetjen e gazetarëve komentoi për këtë Raport. Ai theksoi se Raporti vetvetiu është interesant, sepse është shumë i hollësishëm dhe i kompletuar.
Shkup – Deri në fund të javës moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, me temperatura më të ulëta të mëngjesit, paralajmëron DPHM. Nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me shi të përkohshëm lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë 4 gradë, ndërsa ajo maksimale 16.
Vatikan - Vatikani ka nisur hetimin ndaj peshkopit të Kadisas dhe Seutes, Rafael Zornoza, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht disa herë me një adoleshent në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ndërsa ishte prift në Madrid. Ky është rasti i parë i njohur kundër një peshkopi spanjoll të akuzuar për pedofili. Viktima këtë verë dërgoi një ankesë me shkrim, drejtuar Dikasterisë romake për doktrinën e besimit, ku përshkruante abuzimin dhe kërkonte marrjen e masave.
Bruksel - Bashkimi Evropian vazhdimisht punon në mënyra të reja të rritjes së presionit ndaj presidentit rus Vladimir Putin, me qëllim që ta bindë të ulet në tryezën negociuese për arritje të paqes në Ukrainë, porositi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian të Punëve të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper. "Jemi duke punuar vazhdimisht për mjete dhe mënyra të reja për të rritur presionin për të siguruar që ta sjellim atë në tryezën e negociatave", tha Hiper, në përgjigje të pyetjes nëse BE-ja po përgatit një paketë të re të 20-të sanksionesh kundër Rusisë.
Paris - Ish presidenti i Francës, Nikolla Sarkozi, sot deklaroi se qëndrimi i tij në burg është "shumë i vështirë dhe i lodhshëm", gjatë seancës për kërkesën e tij për lirim para Gjykatës së Apelit në Paris. Sarkozi më 21 tetor filloi të vuajë dënimin pesëvjeçar në burg, pasi me shoqëri kriminale kishte financuar fushatën presidenciale të vitit 2007 me fonde nga Libia.
Bratisllavë - Pas përplasjes së dy trenave, që ka ndodhur dje pasdite në afërsi të qytetit Pezinok në Sllovaki, të paktën 79 persona përfunduan në spitale, ndërsa lëndime më të rënda kanë pësuar tre persona, kumtoi sot Qendra sllovake për operacione urgjente mjekësore. Përplasja e trenave REX 1914, i cili ka qarkulluar nga Nitra për në Bratisllavë dhe Ex 620, i cili ka qarkulluar në linjën Koshice - Bratisllavë, ka ndodhur rreth orës 19:30, kur një nga trenat ka kaluar në dritë të kuqe.
Deir al-Bala - Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë njoftuar se i kanë marrë trupat e 15 palestinezëve nga Izraeli. Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se Kryqi i Kuq i ka dorëzuar trupat, me çka numri i përgjithshëm deri më tani është rritur në 315. Shkëmbimet zhvillohen si pjesë e armëpushimit mes izraelit dhe Hamasit, pasi që militantët palestinezë e kanë kthyer trupin e një pengu.
Abu Dabi - Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sipas të gjitha gjasave nuk do t'u bashkohen forcave të parashikuara në planin e presidentit amerikan, Donald Tramp, për Rripin e Gazës, pa një "korrnizë të qartë". EBA-ja ende nuk sheh një kornizë të qartë për një përforcim stabilizimi dhe, në këto rrethana, nuk ka gjasa të marrin pjesë në një forcë të tillë, deklaroi këshilltari i presidentit të EBA-së, Anvar Gargash.
Bejrut – Një sulm ajror izraelit mbi një automobil i cili lëvizte në rrugën kryesore e cila i lidh qytetet më të mëdha në jug të Libanit vrau sot në mëngjes një person, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë. “Një sulm izraelit mbi një automobil në zonën e qytetit Besaria vrau një person”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë në rrjetin e tij social Truth Social i vlerësoi gazetarët e rrjetit britanik televiziv Bi-Bi-Si si të “korruptuar” pas kumtesës për dorëheqjet e drejtorit të përgjithshëm dhe redaktores së programit informativ, të cilët ishin përfshirë në montim kontrovers të një prej fjalimeve të tij. “Njerëzit më të lartë në Bi-Bi-Si, duke përfshirë edhe Tim Dejvi, të gjithë japin dorëheqje sepse ishin të përfshirë se si ‘falsifikojnë’ fjalimin tim shumë të mirë (të përkryer) nga 6 janari. Falënderim për Telegrafin për zbulimin e këtyre ‘gazetarëve’ të korruptuar. Këta janë njerëz shumë të pandershëm të cilët bënë përpjekje të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale. Para së gjithash, ata janë nga një vend i huaj, vend të cilin shumë persona e vlerësojnë si aleatin tonë numër një. Çfarë gjëje e tmerrshme për demokracinë”, shkroi Trampi.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka falur personalitete kyçe të dyshuar për përfshirje në planin për organizimin e listës alternative të votuesve dhe për të zbuluar mashtrimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, deklaroi sot prokurori amerikan i faljes, Ed Martin. Ai shtoi se midis të falurve është edhe ish kryetari i Nju Jorkut, Rudy Xhulijani.
Mançester - Trajneri i Mançester Sitit, Zhoze Guardiola e lavdëroi paraqitjen e ekipit të tij në ndeshjen kundër Liverpullit në xhiron e 11-të të Premier Ligës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3:0 për "Qytetarët". Erling Haland, Niko dhe Zheremni Doku i shënuan golat për Mançester Sitin.