MIA FLESH
- Trupi i pajetë i një vajze të re u gjet mbrëmë në Tetovë, ndërsa Prokuroria sot njoftoi informacionin fillestar se vdekja nuk ishte rezultat i një vepre penale. Trupi u gjet midis ndërtesave që ndodhen përballë Qendrës për Punë Sociale në Tetovë, pranë Tregut të Gjelbër.
12:00/6 nëntor 2025
Tetovë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Trupi i pajetë i një vajze të re u gjet mbrëmë në Tetovë, ndërsa Prokuroria sot njoftoi informacionin fillestar se vdekja nuk ishte rezultat i një vepre penale. Trupi u gjet midis ndërtesave që ndodhen përballë Qendrës për Punë Sociale në Tetovë, pranë Tregut të Gjelbër.
Gjueshevë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Maqedonia dhe Bullgaria i definojnë aktivietet dhe detyrimet e ndërsjella për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar të Korridorit 8 me Marrëveshjen që e nënshkruan sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe kolegu i tij bullgar Gorzdna Karaxhov, në stacionin hekurudhor Gjueshevë.
Shkup, 6 nëlntor 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të zhvillojë takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit për vitin 2025. Pas takimit do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp, njoftoi pres-shërbimi i Qeverisë.
Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e shtetit është notuar se ka një nivel i lartë përparimi në fushën e Unionit Doganor me të cilën udhëheq Drejtoria Doganore, bëjnë të ditur nga Drejtoria.
Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka sekuestruar ushqim të pasigurt me origjinë të panjohur në një automjet në zonën Çuçer-Sandevë. Siç u raportua sot, pas një raporti të marrë, me ndërhyrjen e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup, është kryer inspektim i jashtëzakonshëm i një automjeti që transportonte ushqim me origjinë të panjohur. Gjatë inspektimit, u gjetën 1.060 kilogramë arra të shtypura dhe 581 kilogramë kikirikë në një mbështjellëse të erëzuar, në sasi të mëdha, pa identifikim dhe pa informacionin e nevojshëm për konsumatorët. Brenda të njëjtës dërgesë, u gjetën edhe 900 kilogramë arra indiane, me deklaratë.
Ankara, 6 nëntor 2025 (MIA) - Kompania ajrore kombëtare turke "Turkish erlajns" ka nënshkruar një marrëveshje me "Xheneral elektrik aerospejs" (Xhi-I aerospejs) për furnizimin e motorëve, pjesë rezervë dhe shërbime mirëmbajtjeje për 75 aeroplanë pasagjerësh "Boing 787", të cilët kompania i porositi nga prodhuesi amerikan.
Tuzëll, 6 nëntor 2025 (MIA) - Sot në Federatën e BeH-së dhe Malit të Zi është ditë zie në nder të viktimave të zjarrit në Shtëpinë e të moshuarve në Tuzëll, raportojnë mediat lokale. Në zjarrin, i cili shpërtheu gjatë natës nga e marta në të mërkurë, në katin e shtatë të ndërtesës, u mbytën 11 persona dhe u lënduan më shumë se 40 të tjerë.
Athinë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Siguria energjetike dhe siguria, projektet infrastrukturore dhe mundësitë investuese, do të jenë tema kryesore të takimit të Partneritetit të gjashtë për bashkëpunim energjetik transatlantik (P-TEC), që sot dhe nesërmbahet në Athinë, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve është edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, lajmëroi korrepsondentja e MIA-s nga Athina.
Uashington, 6 nëntor 2025 (MIA) - Përfaqësuesit federalë amerikanë deklaruan se SHBA-ja do ta pakësojë trafikun ajror për 10 për qind në 40 aeroporte kryesore duke filluar orej nesër për shkak të mungesës së personelit të shkaktuar nga mbyllja rrjedhëse e qeverisë. Pakësimet do të vendosen gradualisht duke filluar prej nesër, sipas burimeve të njoftuara me planin, ndërsa aeroportet e prekura do të kumtohen sot, deklaruan përfaqësuesit, kumtoi Si-Bi-Es.
Uashington, 6 nëntor 2025 (MIA) - SHBA u kanë paraqitur vendeve partnere në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një projekt-rezolutë, duke mbështetur planin e paqes të presidentit të SHBA-së Donald Tramp për Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe vendosjen e forcave ndërkombëtare të përbërë kryesisht nga vende arabe dhe myslimane për të monitoruar sigurinë. Ambasadori i SHBA-së në KB, Majk Valc, ua paraqiti planin 10 anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Sigurimit dhe disa partnerëve rajonalë - Egjiptit, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite dhe Turqisë.
Uashington, 6 nëntor 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve në rrëzimin e një aeroplani mallrash të kompanisë "UPS" në shtetin federal amerikan Kentaki është rritur në 12 persona, tha prefekti i Luisvilit, Kreg Grinberg. "Tani mund të konfirmoj se ka 12 viktima", tha Grinberg për stacionin televiziv lokal WHAS, duke shtuar se tre prej tyre ishin anëtarë të ekuipazhit.
Bruksel, 6 nëntor 2025 (MIA) - Takimi mes përfaqësuesve të Komisionit evropian dhe Parlamentit evropian kushtuar harmonizimit të qëndrimeve rreth Kornizës shumëvjeçare financiare të BE-së për periudhën 2028-2034, në vlerë prej 2.000 miliardë eurove, përfundoi mbrëmë vonë pa marrëveshje.
Vatikan, 6 nëntor 2025 (MIA) - Papa Leo i Katërmbëdhjetë ka bërë thirrje për "reflektim të thellë" mbi mënyrën se si trajtohen migrantët në SHBA, ku ai tha se shumë njerëz janë prekur thellësisht nga politika kontroverse e deportimit masiv, raportoi Bi-Bi-Si. Në një nga kritikat e tij më të ashpra deri më tani ndaj administratës së presidentit Donald Tramp, papa i parë i lindur në SHBA paralajmëroi gjithashtu se bombardimi i anijeve venezueliane të dyshuara se transportojnë drogë nga SHBA-ja rrezikon të rrisë tensionet në rajon.
Xhekson, 6 nëntor 2025 (MIA) - Shpërthimi në një fabrikë për prodhimin e hidrogjenit dhe azotit në shtetin federal amerikan Misisipi shkaktoi rrjedhjen e amoniakut dhe evakuimin e banorëve nga rajonet përreth. Guvernatori i Misisipit, Tejt Rivs, përmes rrjetit social Iks informoi se shërbimet për intervenime urgjente nga i mbarë shteto federal reaguan ndaj incidentit në fabrikën e SF Industries, në veri të qytetit Jazu.
Taipei, 6 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit planifikon të blejë të paktën 635 sisteme të lehta kundër dronëve gjatë tre viteve të ardhshme, raportoi gazeta "Taipei tajms", duke shtuar se projekti vlerësohet të kushtojë 9.67 miliardë dollarë tajlandezë (mbi 312 milionë dollarë amerikanë).
Brizh, 6 nëntor 2025 (MIA) - Sulmuesi i Barcelonës, Lamin Jamal reflektoi mbi barazimin 3:3 me Klub Brizh mbrëmë në fushën mysafire në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve. "Ishte ndeshje e vështirë. Barcelona deshi të fitojë tre pikë, por nuk ia arriti. Nuk kam menduar për lojën time. Desha që skuadra të fitojë. Me vjen mirë që kisha shumë kohë për të luajtur, kjo është gjë e mirë për rikuperimin tim", deklaroi Jamal pas ndeshjes në Belgjikë.