MIA Flesh
- Shkup - Në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës dhe në korridoret 8 dhe 10 nga sot fillon zbatimi i sistemit për sanksionim automatik të kundërvajtjeve në trafik - "Qyteti i sigurt". Në fazën e parë sistemi do të detektojë katër kundërvajtje tipike të trafikut - parkim i parregullt, vozitje me tejkalim të shpejtësisë, kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe drejtim të automjetit me afat të skaduar të lejes së qarkullimit. Duke qenë i ftuar në Ditarin e RTM-së ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski dje nënvizoi se sistemi Qyteti i Sigurt nuk është t'i dëmtojë qytetarët financiarisht, por të shpëtojë jetë njerëzish më shumë. Ai njëherit informon se është miratuar një Rregullore e re me të cilën rritet pragu i tolerancës ndaj shoferëve në lidhje me shpejtësinë e drejtimit të automjetit.
15:00/ 1 shkurt/ 2026
Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëriti se është i gatshëm të takohet me sindikatën dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive për nëpunësit shtetërorë, por se do të duhet të bien dakord që të hiqet pjesa për pagat nga Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, e cila, siç tha, është konfuze dhe do të duhet të negociohet, deklaroi sot Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Shkup - Përmes Ministrisë së Transportit dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore do të furnizohen 40 automjete të reja për nevojat e NP "Higjiena Komunale"-Shkup, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai theksoi se me këtë furnizim do të zgjidhet një nga problemet më të mëdha shumëvjeçare në punën e ndërmarrjes - makineritë e vjetruara, të pamirëmbajtura dhe të konsumuara, të cilat pengonin seriozisht mirëmbajtjen e higjienës publike në kryeqytet. Sipas Mickoskit, situata u ndërlikua edhe më tej nga puna e tepërt, si dhe nga efikasiteti i pamjaftueshëm i disa punonjësve.
Shkup - Në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës dhe në korridoret 8 dhe 10 nga sot fillon zbatimi i sistemit për sanksionim automatik të kundërvajtjeve në trafik - "Qyteti i sigurt". Në fazën e parë sistemi do të detektojë katër kundërvajtje tipike të trafikut - parkim i parregullt, vozitje me tejkalim të shpejtësisë, kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe drejtim të automjetit me afat të skaduar të lejes së qarkullimit. Duke qenë i ftuar në Ditarin e RTM-së ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski dje nënvizoi se sistemi Qyteti i Sigurt nuk është t'i dëmtojë qytetarët financiarisht, por të shpëtojë jetë njerëzish më shumë. Ai njëherit informon se është miratuar një Rregullore e re me të cilën rritet pragu i tolerancës ndaj shoferëve në lidhje me shpejtësinë e drejtimit të automjetit.
Shkup - Përmes sistemit elektronik të aplikimit për konkurset vjetore për projekte kulturore për vitin 2026 kanë arritur 2.618 aplikime, njoftoi ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, duke shpallur rezultatet e konkurseve, duke theksuar se ky numër i aplikimeve të pranuara konfirmon interesin dhe besimin në sistem. "Këto janë projekte që do ta pasurojnë ofertën kulturore, do të hapin hapësirë për shprehje të reja krijuese dhe do të kontribuojnë në afirmimin ndërkombëtar të kulturës së Maqedonisë. Interesi që artistët dhe organizatat kulturore tregojnë në konkurset vjetore të këtij viti është një konfirmim i qartë se skena jonë kulturore është dinamike, inovative dhe e gatshme për krijimtari. Programi vjetor për projekte kulturore në vitin 2026 është një hap i konsiderueshëm përpara dhe provë se ne nuk e shohim kulturën si shpenzim, por si një investim strategjik në identitetin tonë kombëtar, në potencialin krijues të njerëzve dhe në të ardhmen e të gjithë shoqërisë", theksoi Ljutkov në një konferencë për shtyp në Qeveri.
Shkup - Sot filluan aktivitetet ndërtimore në bulevardin "Maqedonia", të cilat pritet të zvogëlojnë trafikun. Do të zbatohen katër faza, e para prej të cilave duhet të përfundojë për 90 ditë. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha në një deklaratë për mediat se procedura e tenderit për fazën e dytë pritet të fillojë javën e ardhshme.
Shkup - Me një mesazh të fortë vizual nga ekspertë mjekësorë nga e gjithë bota, sot zyrtarisht hapet sezoni i tetë i fushatës kombëtare "Të njohim sëmundjet e rralla 2026". Sipas organizatorëve të fushatës, ekzistojnë diagnoza të cilat janë të rralla, por shpresa dhe solidariteti duhet të jenë gjithnjë e më të pranishme.
Prilep - Lidhja e Sindikatave dhe Punëdhënësve të ulen në tryezën e negociatave dhe të dakordohen për pagën minimale. Atë që do ta dakordojnë, Qeveria do ta pranojë, theksoi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. Ai thekson se deri atëherë vlen formula e përhershme e marrëveshjes trepalëshe nga viti 2022.
Shkup - Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar-Strazhë-Kërçovë në dy akset rrugore është vendosur nga ora 09:40 për shkak të reshjeve të borës. Siç njoftoi paraprakisht NP "Rrugët e Maqedonisë", nga ora 09:20 për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në aksin rrugor Shipkovicë-Kodra e Diellit, ndërsa nga ora 05:45 është ndërprerë komunikacioni për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.
Shkup - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli, 12 litra në një metër katror. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se 10 litra sediment ujor në mëngjes janë matur në Krushevë dhe Manastir, 6 në Demir Kapi, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, 4 në Veles dhe Pozharane, 3 në Gjurishte, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Topollçan, Shtip, Radovish-Pozhar dhe në Tetovë dhe nga një litër sasi e reshjeve në një metër katror në Ohër, Berovë, Vinicë, Kavadar, Strumicë, Pretor dhe Kriva Pallankë.
Kiev - Raundi i ri i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, me ndërmjetësim të ShBA-së, do të mbahet në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, të mërkurën dhe të enjten (4 dhe 5 shkurt), paralajmëroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Zelenski theksoi se Kievi është gati për një "diskutim thelbësor". Ai theksoi se informacionet vijnë nga ekipi negociator ukrainas, i cili sot duhej të zhvillonte bisedime me delegacionin rus.
Tel Aviv - Izraeli sot kumtoi se ka për qëllim ta ndalë punën e organizatës humanitare "Mjekë pa kufij" (MSF) në Rripin e Gazës. Ministria e Diasporës kumtoi se ka ndërmarrë "hapa për ndërprerje të aktiviteteve të `Médecins Sans Frontières` në Rripin e Gazës".
Tel Aviv - Vendkalimi kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës u rihap sot, pas pothuajse një viti, por me kufizime të konsiderueshme, raportojnë mediat izraelite. Lëvizja e njerëzve do të lejohet nga nesër, ndërsa ende po zhvillohen bisedime për procedurat e sigurisë dhe operative, raportoi portali izraelit "Jnet", duke deklaruar se kalimi aktualisht funksionon vetëm "në bazë prove".
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se SHBA-ja do të japë një "përgjigje shumë të rëndësishme" nëse Kanadaja vazhdon me marrëveshjen tregtare që e dakordoi me Kinën. "Nëse arrijnë marrëveshje me Kinën, po, do të bëjmë diçka shumë të rëndësishme", tha Trampi para gazetarëve në aeroplanin "Er Fors Uan" rrugës nga Uashingtoni drejt Floridës.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë tha se India do të blejë naftë nga Venezuela, në vend të Iranit. "Tashmë e arritëm atë marrëveshje, konceptin e marrëveshjes", tha Trampi para gazetarëve në aeroplanin "Er Fors Uan", derisa udhëtonte nga Uashingtoni drejt pronës së tij në Floridë.
Shkup - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore të borës. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët juglindore të vendit (mbi 20l/m2). Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, gjatë ditës reshjet do të shndërrohen në borë në vendet më të larta, si dhe në disa nga vendet më të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 8 gradë. Në Shkup, kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Temperatura minimale do të bie në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 7 gradë.