• петок, 05 декември 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15?00/ 6 nëntor/ 2025 

Shkup– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 155-të shpalli rezultatet zyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale 2025 për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërsa për tre komuna - Bërvenicë, Karposh dhe Shuto Orizare ka ankesa të cilat do të shqyrtohen sot në seancë publike të KSHZ-së në orën 14.

Shkup- Kryetari i ri i Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot e mori certifikatën dhe njoftoi se prej sonte do të fillojë një aksion i madh për pastrimin e qytetit, siç premtoi në fushatën zgjedhore.

Shkup - Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se është çështje e brendshme nëse në BDI dhe LSDM do të ketë freskime kadrovike dhe transferime pas rezultateve të këqija në zgjedhjet lokale. Ajo që ne na intereson, tha ai është që të gjithë të kujdesemi në mënyrë të barabartë për shtetin.

Shkup - Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se është çështje e brendshme nëse në BDI dhe LSDM do të ketë freskime kadrovike dhe transferime pas rezultateve të këqija në zgjedhjet lokale. Ajo që ne na intereson, tha ai është që të gjithë të kujdesemi në mënyrë të barabartë për shtetin.

Shkup - T'i bëjmë ndryshimet kushtetuese, më të mirët do të jemi dhe më pas do të marrim veto të re dhe sërish probleme të reja dhe atëherë sigurisht do të marrim pesëshe dhe do të jemi kampion. Por, nga ajo që është shkruar atje, unë jam jashtëzakonisht i kënaqur, sepse nuk ka regres, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me vlerësimet nga Raporti i KE-së.

Shkup - Më shumë se 60 kompani nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut u mblodhën sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për një Forum Biznesi të nivelit të lartë që synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ngjarja, e bashkëorganizuar nga Ambasada Greke në Shkup dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, mundësoi më shumë se 200 takime B2B (biznes me biznes), informoi Ambasada e Greqisë në Shkup.

Shkup- Arsimi është punë e kushtueshme. Por vlera e cilësisë është më e madhe se çdo çmim, dhe për këtë arsye Qeveria e Maqedonisë mbetet e përqendruar në të gjitha ndryshimet që duhet të ndodhin deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, sepse për ne nuk ekziston asnjë alternativë tjetër. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në punëtorinë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës e organizoi së bashku me disa institucione të tjera dhe organizata partnere vendore dhe ndërkombëtare, me të cilat po përpunohet Strategjia e re për Arsim 2026-2032.

Shkup - Nxënësit konfirmojnë se ka dhunë ose bullizëm të përditshëm nga bashkëmoshatarët përmes rrjeteve sociale, si dhe përjashtim nga grupet. Nxënësit romë janë më shpesh viktima të dhunës onlajn. Nxënësit mbajnë thika dhe boksera në çantat e tyre, si "mbrojtje" nga sulmet e mundshme.

Shkup- Më dëgjimin e dëshmitarëve në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për rastin "Onkologjia 2", ku akuzohen ish drejtori Nino Vasev dhe drejtori ekonomik Nehat Nuhiu. Rasti është në procedurën e provave, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja publike, Ana Gogovska Jakimovska.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se do ta respektojë çdo vendim të kryeministrit Hristian Mickoski nëse ka rikonstruim të Qeverisë dhe ndërrohet nga resori që e udhëheqë.

 Gjueshevë - Fuqimisht jemi të përkushtuar në ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit transevropian me rëndësi strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike për të gjithë Ballkanin dhe të gjithë Evropën, porositi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, pasi me homologun e tij bullgar Grozdan Karaxhov e  nënshkruan Marrëveshjen për tunelin hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, në stacionin hekurudhor të Gjueshevës, njoftoi raportuesi i MIA-s.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar përfundimin e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ku VLEN doli fitues absolut ndaj AKI-së opozitare. 

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë për Al Xhezitën, foli për ngjarjet në Evropë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e një sulmi rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s, duke theksuar se NATO është e përgatitur për çdo agresion rus.

 Tiranë - Para fillimit të seancës plenare, në të cilën në rend të ditës është projektligj për barazinë gjinore, dhjetëra qytetarë protestuan para ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë, duke u kërkuar deputetëve të mos e mbështesin atë.

 Tiranë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Para fillimit të seancës plenare, në të cilën në rend të ditës është projektligj për barazinë gjinore, dhjetëra qytetarë protestuan para ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë, duke u kërkuar deputetëve të mos e mbështesin atë.

Majami - Kryetari i Bashkisë së Majamit, Fransis Suarez i ka dhuruar sulmuesit të Interit, Lionel Mesi një çelës simbolik të qytetit.

Seul - Autoritetet e Koresë së Jugut njoftuan se shtatë persona janë të zhdukur dhe me shumë gjasa janë bllokuar nën rrënoja pasi sot u shemb një pjesë e termoelektranës në qytetin Ulsan, njoftoi agjencia e lajmeve Jonhap.

Bruksel - Bashkimi Evropian bën thirrje për shmangien e aktiviteteve që mund të shkaktojnë një garë të re në armatim, tha sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anuar Al Anuni, në lidhje me paralajmërimin e Rusisë se planifikon të fillojë me testime bërthamore.

Остани поврзан