• вторник, 23 јули 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

12:00/ 19 shkurt/ 2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dje e ka vizituar Konsullatën e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Venedik, ku është bërë riorganizim shtesë i punës për t’iu dalë në ndihmë sa më shumë qytetarëve tanë dhe për ta shkurtuar kohën e tyre të pritjes.

Shkup - Agjenda e djeshme e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vazhdoi edhe me një vizitë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Venedik, ku tashmë ka riorganizim shtesë të punës për t’iu dalë në ndihmë sa më shumë qytetarëve tanë dhe për ta shkurtuar kohën e tyre të pritjes, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Shkup - Për shkak të riparimit të një defekti në gypin lidhës, nga ora 09:30 do të jenë pa ujë përdoruesit e një pjese të rrugëve "Bukureshka" dhe "Pariska" në Komunën e Karposhit.

Shkup - Për shkak të një defekti rrugor, pa ujë nga ora 09:35 janë shfrytëzuesit e rrugëve "Todor Ecov", "Tomas Mincer", "Todor Çopov" dhe një pjese e "Sava Mihajllov" në Shkup në lagjen Çento.

Shkup - Aktive janë dy zjarre në ambient të hapur, në malin Kitkë dhe afër fshatit Bulaçan të Shkupit, informoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Shkup - Ekipi mobil i Drejtorisë së doganave ka parandaluar kontrabandimin e 3.590 tabletave tramadol të zbuluar në bagazhin personal të një udhëtari gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Tabanoc.

Prishtinë  - Pothuajse 100.000 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për marrjen e pasaportës, prej të cilëve mbi 55.000 për herë të parë, që nga fillimi i janarit të këtij viti, kur u hoqën vizat Shengen për qytetarët e Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë - Gazetari i njohur dhe ish-deputeti i Kosovës Milaim Zeka për televizionin shqiptar Top Channel deklaroi se i rremë është informacioni për një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Athinë - Grupi anarkist nën emrin "Përgjigje e armatosur" e ndërmori përgjegjësinë për zarfin me material shpërthyes të zbuluar të hënën e kaluar në Selanik, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Sarajevë - Tërmet me magnitudë prej 4.2 ballë të shkallës Rihter e ka goditur kryeqytetin e BeH-së, Sarajevën në mëngjes rreth orës 09:20. 

Mynih - Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, deklaroi se Perëndimi duhet t'i konfiskojë mjetet e ngrira të Rusisë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që është shenjë plotësuese e shqetësimit evropian për ndikimin që mund ta ketë fitorja e dytë e Donald Trampit ndaj politikës perëndimore drejt Rusisë dhe mbështetjes për Ukrainën.

Mynih - Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, deklaroi se Perëndimi duhet t'i konfiskojë mjetet e ngrira të Rusisë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që është shenjë plotësuese e shqetësimit evropian për ndikimin që mund ta ketë fitorja e dytë e Donald Trampit ndaj politikës perëndimore drejt Rusisë dhe mbështetjes për Ukrainën.

Moskë  - Nënës së Aleksej Navalnit, nuk i është lejuar të hyjë në morg në qytetin rus Salehard.

Hagë - Në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të OKB-së në Hagë sot fillojnë seancat dëgjimore mbi politikën dhe veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borel bëri të ditur sot se do t'u propozojë ministrave evropianë pjesëmarrës në seancën e Këshillit të Punëve të Jashtme që regjimi i sanksioneve të Unionit për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut të emërtohet sipas liderit të ndjerë opozitar rus, Andrej Navalni.

Kiev - Autoritetet ukrainase sot njoftuan se kanë hapur hetim për kinse incident në të cilin forcat ruse kanë qëlluar gjashtë ushtarë të paarmatosur ukrainas në qytetin Adveevka dhe edhe dy ushtarë ukrainas në fshatin Vesele në rajonin e njëjtë, pasi Rusia plotësisht e ndërmori kontrollin mbi qytet. 

Tel-Aviv  - Armata izraelite ka urdhëruar mbylljen për qarkullim të automjeteve civile në disa rrugë në afërsi të kufirit libanez për shkak të tensioneve të rritura në rajon, njofton "Tajms of Izrael".

Tokio - Në Japoni po mbahet konferenca për rindërtimin e Ekonomisë në Ukrainë pas invazionit të luftës ruse, në të cilën marrin pjesë kryeministri japonez dhe ukrainas, Fumio Kishida dhe Denis Shmigal.

Nepxhidou - Junta ushtarake e Mjanmarit ka dënuar tre komandantë të lartë ushtarakë me vdekje sepse muajin e kaluar e kanë lënë dhe ua kanë dorëzuar qytetin strategjik Laukai kryengritësve.

Londër - Filmi “Openhajmer” është hiti më i madh i vitit në ndarjen e çmimeve të filmit "Bafta" në Londër, Britani e Madhe, duke fituar në shtatë kategori, mes tyre për filmin më të mirë, roli kryesor i mashkullit dhe regjisor.

Indianapolis - Ekipi i Lindjes e ka mposhtur mbrëmë Perëndimin me rezultat 211:186 në ndeshjen e NBA Oll-star në Indianapolis.

Madrid - Kilian Mbape nëshkroi kontratë pesëvjeçare me Real Madridin, publikoi "Marca".

Marsej - Drejtuesit e Marsejt janë të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës këtë sezon.

Остани поврзан