18:00 / 10 tetor / 2024
Shkup - Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektori për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Neziri është pritur sot në takim pune nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Ziadin Sela, kryetar i njërit nga krahu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), tha sot se Gjykata Kushtetuese nuk e shfuqizoi balancuesin por “të drejtën e përkatësisë etnike” dhe u bëri thirrje SHBA-së dhe BE-së të reagojnë si garantues për Marrëveshjen kornizë të Ohrit. "Gjykata Kushtetuese nuk e hoqi balancuesin, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi përkatësinë etnike. Balancuesi është vetëm pasoja më e vogël e heqjes së përkatësisë etnike. Me votimin e atij vendimi goditen themelet e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, goditet kushtetutshmëria dhe Kushtetuta dhe sistemi që po mundohet të ndërtohet në bazë të asaj që jemi", tha Sela.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me kryetarin e Këshillit ndërkombëtar të revizorëve për NATO-n (IBAN), Radek Visinger i cili po qëndron për vizitë në Shkup. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime lidhur me pozicionimin dhe kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si anëtare relativisht e re.
Shkup - Mbipunësimi nuk është problemi kryesor në sektorin publik, edhe pse duhet të them se është në nivel të lartë. Problemi kryesor është kompetenca e pamjaftueshme, ekspertiza e pamjaftueshme, joprofesionalizmi dhe mosdija, për shkak të të cilave qytetarëve nuk mund t'u ofrohen shërbime cilësore. Në çdo institucion publik nevojitet riedukim i brendshëm, përkatësisht trajnim i nëpunësve publikë. Në këtë moment nuk do të mund të them nëse kjo do të ketë implikime financiare, theksoi në konferencën e sotme për shtyo ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
Shkup - Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë SO Shkupi ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për zgjidhjen e problemit prej një dekadë të ushtarëve profesionistë, ndërsa kjo është e drejta për pension, si dhe pjesa tjetër e personelit aktiv ushtarak, transformimin e marrëdhënies së punës me kohë të pacaktuar si te të gjithë punëtorët e shtetit dhe një rritje pagash për minimum 30 për qind për të gjithë ushtarët profesionistë.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortis. Gashi, siç theksohet në kumtesë, theksoi se Spanja është vendi ynë mik, me të cilin jemi aleat në NATO, me shpresë që kjo të ndodhë edhe brenda Bashkimit Evropian.
Shkup - Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov në një deklaratë për media theksoi se në seancën e sotme konstituive të Këshillit ekonomiko-social kanë theksuar pritjet dhe kërkesat kryesore nga Qeveria e re. Potencoi se gjatë seancës kanë dakorduar takime të shpeshta të seancave të Këshillit në fjalë në të cilin do të diskutohet për të gjitha çështjet e rëndësishme.
Shkup - Seanca e Bordit drejtues të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë “Pavel Shatev”, në të cilin sot ishte parashikuar të emërohet drejtori i ri i Akademisë, është shtyrë për shkak të mungesës së një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë. Seanca e Bordit drejtues të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë “Pavel Shatev”, në të cilin sot ishte parashikuar të emërohet drejtori i ri i Akademisë, është shtyrë për shkak të mungesës së një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.
Shkup - Maqedonisë i duhet një plan për integrim evropian të cilin duhet ta prezantojë qeveria, sepse Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj, duhet ta thonë në çfarë ujërash po hyjmë ne tani. Ka ofertë nga LSDM-ja për të diskutuar në Kuvend, sipas Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores. Qeveria duhet ta prezantojë planin, tha deputeti dhe ish kryeministri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në emisionin "Dejli klik" në televizionin 21.
Tetovë - Profesori i shkencave politike nga Universiteti i Brukselit - Belgjikë, njëherit ekspert i çështjeve Ballkanike, profesor Jean-Michel De Waele, sot u prit në takim nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga profesori i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Afet Mamuti dhe nga udhëheqësja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe - Deari Zeqiri. Rektori e falënderoi profesorin që ka zgjedhur Universitetin e Tetovës për të mbajtur një ligjëratë mjaft të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, siç është mundësia e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Athinë - Nëse BE-ja përjeton dështim në Ballkan, pasojat për stabilitetin dhe sigurinë e saj do të jenë shumë të rënda dhe shumë të rrezikshme, tha ish-kryeministri grek Aleksis Cipras, duke folur si kryesues i Komisionit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor gjatë takimit të sotëm në Beograd, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë – Në pjesën detare në 17 milje detare në jug të Kali Limenes në ishullin grek të Kretës, mëngjesin e sotëm janë gjetur dhe shpëtuar 53 emigrantë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Siç informoi shërbimi bregdetar i Greqisë, emigrantët transportoheshin me një varkë, ndërsa u morën nga një anije shpëtimi e shërbimit dhe u transferuan në një port në Kretë.
Paris - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka arrit në Paris për takim me homologun e tij francez, Emanuel Makron. Takimi është pjesë e një turneu evropian ku Zelenski do të bisedojë me aleatët e tij kryesor në përpjekje për të marrë më shumë mbështetje, raportojnë agjencitë e huaja, duke cituar informacione nga presidenca ukrainase.
Shën Peterburg - Budapesti është nën presion për të ndërprerë bashkëpunimin energjetik me Rusinë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto. "Kuptohet që ka presion politik mbi Hungarinë, ata duan që ne të ndalojmë bashkëpunimin energjetik me Rusinë", tha Sijarto në seancën plenare të Forumit ndërkombëtar të gazit, që do të mbahet deri më 11 tetor në Shën Peterburg.
Londër - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute paralajmëroi se Aleanca më 14 tetor do të fillojë stërvitjen e saj vjetore bërthamore "Stidfast nun" (Steadfast Noon). Nikoqirët e stërvitjes ushtarake të NATO-s, e cila do të zgjasë rreth dy javë, janë Belgjika dhe Holanda, ndërsa o të marrin pjesë aeroplanë luftarakë F-35A dhe bombardues B-52, gjashtëdhjetë aeroplanë nga 13 vende dhe rreth 2000 ushtarë. Në stërvitjen nuk do të përdoren armë luftarake, ndërsa do të simulohet se si aeroplanët luftarakë mbajnë koka bërthamore amerikane.
Beograd/Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë vizitës njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot pati takim me Kryeministri Hristijan Mickoski, me ç'rast u bisedua për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Moskë - Moska nuk ka marrë sinjale për gatishmëri për armëpushim nga pala ukrainase, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Ai theksoi se shumë media publikuan plane të tilla, por Rusia nuk mori sinjale konkrete nga Kievi. Zëdhënësi i Kremlinit e komentoi edhe deklaratën e kreut të kundërzbulimit britanik MI5, Ken MekKalum, se inteligjenca ushtarake ruse (GRU) po përpiqet të shkaktonte "kaos" në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë,për të cilën ai tha se është e pabazë.
Gazë - Në ofensivën ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u vranë të paktën 42.065 palestinezë, ndërsa 97.886 u plagosën, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze. Të paktën 55 palestinezë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, thuhet në kumtesën e Ministrisë e cila është nën kontrollin e lëvizjes islamike palestineze Hamas.