• недела, 01 февруари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 31 janar/ 2026

Shkup - Në Tetovë sot u lëshua në përdorim gjimnazi i rikonstruktuar "Kiril Pejçinoviq". Në ngjarje mori pjesë kryeministri Hristijan Mickoski i cili shprehu kënaqësi që vetëm për disa muaj me punë të përkushtuar dhe të fortë përfundoi rikonstruimi i gjimnazit.

Shkup - Të dhënat e fundit mbi prodhimin industrial në dhjetor janë konfirmim se rezultatet e punës së palodhur po dalin në pah, beson kryeministri Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Tetovë, kryeministri tha se pret rezultate edhe më të mira në periudhën e ardhshme.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se janë marrë mbi 45 mijë vauçerë nga 15.300 denarë për studentët e ciklit të parë për të blerë një pajisje elektronike - laptop, tablet ose kompjuter personal. Ai tregoi se shkalla e shfrytëzimit është rreth 99 përqind. Studentët deri në moshën 29 vjeç, të cilët janë të regjistruar në një semestër në vitin akademik 2025/2026 për studime universitare në fakultete shtetërore ose private, mund të aplikojnë për një vauçer prej 250 eurosh nga nëntori deri në dhjetor.

Shkup - Kjo është një ngjarje, krah për krah me ditën e shpalljes së pavarësisë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski  për mbylljen e dialogut pas monitorimit të Maqedonisë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). "Ky është një tjetër konfirmim se kjo është një ngjarje krah për krah me ditën e shpalljes së pavarësisë së shtetit, sepse me këtë njohje nga Këshilli i Evropës se po hiqet pas monitorimi, Evropa njeh se ky shtet është një demokraci e pjekur, se respektohen të drejtat e njeriut dhe se kemi një Qeveri funksionale e cila kujdeset për të ardhmen e këtij shteti. Dhe me këtë, ne jemi praktikisht i vetmi shtet  në Ballkanin Perëndimor që tani nuk ka as monitorim dhe as pas monitorim. Të gjitha vendet e tjera, përfshirë të ashtuquajturit frontranerë, janë ose në monitorim ose në pas monitorim. U jam mirënjohës deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë që janë pjesë e atij Komisioni të Përzier. Jam mirënjohës ndaj Këshillit të Evropës. Jam mirënjohës ndaj Parlamentit Evropian dhe të gjithë atyre që morën një vendim të tillë. Vetëm do t'ju kujtoj se, tre ose katër muaj më parë, një vend  anëtar i BE-së doli nga pas monitorimi, kjo është Bullgaria fqinje", tha Mickoski pas lëshimit në përdorim të gjimnazit të rikonstruktuar "Kiril Pejçinoviq" në Komunën e Tetovës.

Shkup - Në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës dhe në korridoret 8 dhe 10 nga nesër fillon sanksionimi përmes projektit "Qyteti i Sigurt". Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në fazën e parë sistemi do të detektojë katër shkelje tipike të trafikut - parkim i paligjshëm, tejkalim i shpejtësisë, kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe drejtim i automjetit me leje trafiku të skaduar.

Koçan - Këshilli i Komunës së Koçanit në mbledhjen e djeshme të 9-të në mënyrë unanime e mbështeti nismën për ndërtimin e pllakës përkujtimore "Rruga e pafundësisë për 63 engjëjt" kushtuar 63 viktimave në zjarrin në diskotekën "Puls". Propozimi u miratua me 19 vota "pro" dhe fryt i nismës së Shoqatës "16 mars 2025 Koçan".

Shkup - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, gjatë natës dhe nesër do të ketë reshje të përkohshme  të shiut, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore. Siç bëri të ditur DPHM, reshjet do të jenë më të dendura në pjesët juglindore të vendit - mbi 20 litra për metër katror. Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, reshjet do të shndërrohen në borë në lartësitë më të mëdha, si dhe në disa nga lartësitë më të ulëta.

Shkup - Më ftohtë në mëngjes ishte në Kodrën e Diellit, ku janë matur -5 gradë Celsius, ndërsa temepraturat nën zero janë matur edhe në Manastir, Berovë, Hanet e Mavrovës, Prilep, Krushevë dhe Pretor. Në Petrovec, Ohër, Shtip, Veles dhe Kriva Pallankë në mëngjes janë matur zero gradë, ndërsa temperatura maksimale e mëngjesit ishte 4 gradë dhe është matur në Gjevgjeli.

Kiev - Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 64 nga 85 dronë që Rusia lëshoi ​​mbrëmë, njoftuan këtë mëngjes Forcat Ajrore të Ukrainës (FAU). Dronët u shkatërruan në veri, jug dhe lindje të vendit. Janë regjistruar 20 goditje në 13 vende, sipas një kumtese të postuar në mediat sociale.

Berlin - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u ka bërë thirrje vendeve evropiane të jenë të sigurta në marrëdhëniet e tyre me qeverinë amerikane. Ministri i tha grupit mediatik RND se do të ishte një gabim "nëse e shohim Shtëpinë e Bardhë si një lepur në një gjarpër". "Atëherë do të humbisnim fokusin në atë që duhet të bëjmë: të bëhemi më sovranë dhe të pavarur", theksoi ai.

Madrid - Vdekja e gruas 43 vjeçare e cila ishte në repartin intensiv në spitalin Reina Sofia në Kordoba e ka rritur numrin e viktimave në aksidentin në Adamuz, që ndodhi më 18 janar, në 46, njoftuan burimet qeveritare. Njëzet e tetë nga numri i përgjithshëm i viktimave ishin nga provinca Uelva, transmetoi "Pais".

Gaza - Të paktën 12 palestinezë u vranë në mëngjes gjatë sulmeve izraelite në pjesën jugore dhe veriore të Rripit të Gazës, njoftuan spitalet në Gaza. Ky është një nga sulmet izraelite me numrin më të madh të viktimave pasi hyri në fuqi armëpushimi në Rripin e Gazës më 10 tetor.

Teheran - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së armatës iraniane Amir Hatami, sot i paralajmëroi SHBA-në dhe Izraelin kundër çdo lloj sulmi, duke thënë se forcat e vendit të tij janë në gjendje të gatishmërisë më të lartë pas sistemimit të madh ushtarak të Uashingtonit në Gjirin Persik. "Nëse armiku gabon, pa dyshim se do ta rrezikojë sigurinë e tij, sigurinë e rajonit dhe sigurinë e regjimit sionist", tha Hatami, transmeton IRNA, duke theksuar se forcat e armatosura iraniane janë "në nivel maksimal të gatishmërisë mbrojtëse dhe luftarake".

Teheran - Autoritetet e Iranit për herë të parë konfirmuan se mes të arrestuarve gjatë protestave kundër regjimit kishte edhe fëmijë, njoftoi zëvendës kryetari i komisionit parlamentar për arsim, Farshad Ebrahimpur. Numri i fëmijëve të arrestuar më të vegjël se 18 vjet nuk është i saktë, as nuk dihet se sa prej tyre do të mbesin në burg, njoftoi "Nju-Jork tajms".

Uashington - Ministria amerikane e Drejtësisë mbrëmë publikoi një sasi të madhe dokumentesh që lidhen me financierin e dënuar dhe delikuentin seksual Xhefri Epstin, duke përfshirë më shumë se tre milionë dokumente dhe fotografi, si dhe një sasi të re, më të vogël të dhënash. Publikimi i fundit, i etiketuar "Dataset 12", përmban pak më shumë se 150 dokumente, kryesisht me shumë faqe, shumica e të cilave janë korrespondencë me email, raporton Si-Bi-Es.

Uashington - Ministria amerikane e Drejtësisë njoftoi se disa nga dokumentet e publikuara që lidhen me rastin e autorit të dënuar të krimeve seksuale, Xhefri Epstin, përmbajnë pretendime të rreme dhe sensacionaliste në lidhje me presidentin e SHBA-së Donald Tramp. Në kumtesë citohet se dokumentet u përfshinë në publikimin në përputhje me Ligjin e transparencës së të dhënave të Epstin, por se disa nga materialet përmbajnë pretendime të pabazuara që iu dorëzuan FBI-së pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Uashington - Miliarderi Elon Mask ka përdorur rrjetet sociale pasi emri i tij u shfaq në një grup të ri dokumentesh të publikuara që lidhen me autorin e dënuar të krimit seksual Xhefri Epstin, të cilat përfshijnë korrespondencë me email nga viti 2013. Sipas emaileve të publikuara, Mask shkëmbeu mesazhe me Epstin në dhjetor të vitit 2013 në lidhje me një vizitë të mundshme në ishullin e tij në Karaibe, ndërsa korrespondenca të veçanta tregojnë se Epstin u përpoq të organizonte drekë me Mask në shkurt të atij viti.

Mineapolis - Mijëra protestues dolën dje në rrugët e Mineapolis, dhe studentë në të gjithë SHBA-në organizuan ndërprerje të mësimit dhe greva duke kërkuar tërheqjen e agjentëve federalë të imigracionit nga Minesota pas vrasjes së dy shtetasve amerikanë. Studentët dhe profesorët dolën nga mësimet nga Kalifornia në Nju Jork në një ditë kombëtare proteste.

Kveta - Sulmuesit e armatosur me armë dhe granata herët në mëngjes kanë kryer dhjetëra aksione të koordinuara përreth Pakistanit jugor, ku humbën jetën të paktën 10 pjesëtarë të forcave pakistaneze për siguri dhe 37 kryengritës. U sulmua një burg i sigurisë së lartë, një stacion policor dhe objekte paraushtarake.

Остани поврзан