15:00/2 nëntor/2025
Shkup - Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova pret zgjedhje të qeta pas së cilave kryetarët e komunave dhe këshilltarët e zgjedhur duhet të nisin punën. "Pres që dita të jetë e qetë, të përfundojmë zgjedhjet dhe pastaj kryetarët dhe këshilltarët të hidhen në punë", deklaroi Siljanovska-Davkova pasi e realizoi të drejtën e saj të votës në shkollën fillore "Kole Nedellkovski" në komunën Qendër.
Shkup - Ndjejmë se këto zgjedhje janë vazhdim i procesit tëreformave, proces i zhvillimit, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski, pasi që së bashku me bashkëshorten Rozi votoi në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, në shkollën fillore komunale "Dimo Haxhi Dimov" në Komunën e Karposhit. Ai dëshiroi ditë zgjedhore të lumtur dhe të qetë, njejtë sikru edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili sot votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, theksoi se vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët e përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre. "Sot e realizova të drejtën time qytetare duke votuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.Vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre", ka shkruar Gashi në Fejsbuk.
Shkup - Dalja e votuesve deri ora 11 në rrethin e dytë të votimit për kryetarë komunash, siç kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, është 9,21 për qind në pajtim me të dhënat e marra nga 1.276 vendvotime ose 92,94 për qind. Dalja e votuesve në Qytetin e Shkupit deri ora 11 është 8,30 për qind, ndërsa të dhënat janë marrë nga 611 vendvotime ose 89,20 për qind. Zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Radica Todorovska tha se votimi po zhvillohet pa pengesa dhe pa probleme të mëdha, përveç atij më të vogël teknik në Dojran me aparatin UBIK, por problemi është tejkaluar dhe votimi u vazhdua në mënyrën e vjetër të votimit me lambë UV dhe sprej.
Shkup - Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE Orce Gjorgjievski sot e realizoi të drejtën e tij të votimit në vendvotimin 2789 në kopshtin e ri të fëmijëve në Draçevë, në vendin Postanica, Komuna e Kisella Vodës. "Të dashur bashkëqytetarë, sapo kam ushtruar të drejtën time për të votuar. Ashtu si në raundin e parë, shpresoj që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike edhe në raundin e dytë. Kjo është një festë e demokracisë dhe shpresoj që gjithçka të jetë në rregull deri në fund të zgjedhjeve. Sot po votojmë për të ardhmen e familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe shpresoj që qytetarët të dalin të votojnë në numër të madh", deklaroi Gjorgjievski.
Shkup - Kandidati për kryetar të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski pret një ditë të qetë zgjedhore në të cilën çdo qytetar në mënyrë demokratike do ta japë votën e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. "Besoj se do të kemi një proces zgjedhor të qetë. Pres një pjesëmarrje të lartë dhe që qytetarët do të më mbështesin përsëri mua, ekipin tim dhe programin tonë. Gjithashtu pres që së bashku ta udhëheqim mandatin e ardhshëm dhe që nga nesër të fillojmë me zbatimin e të gjitha atyre projekteve që i kemi promovuar së bashku me qytetarët në muajt e kaluar", tha Gerasimovski pasi ushtroi të drejtën e tij të votës në shkollën fillore "Kole Nedelkovski".
Shkup - Kandidati për kryetar të Komunës së Karposhit i mbështetur nga VMRO-DPMNE pret që të jetë fitues në zgjedhjet e sotme në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale. Llukrovski në një deklaratë për media pas votimit tha se shpreson në ditë të qetë dhe zgjedhje demokratike. "Unë dhe familja ime sapo e realizuar të drejtën tonë zgjedhore. Sot është një ditë e bukur, festë për ne, si gjithmonë kur ka zgjedhje. Shpresoj që të kemi ditë të qetë para nesh, të kemi zgjedhje demokratike dhe të fitojë Karposhi", tha Llukrovski.
Shkup - Një banor 53-vjeçar nga Bogdanci, me iniciale H.T., ka ndërruar jetë dje në spitalin në Gjevgjeli pas lëndimeve të rënda të shkaktuara në një përleshje fizike me një 55-vjeçar nga fshati Sretenovë në Dojran, me iniciale V.R. Siç kumtoi MPB sot në buletinin ditor, policia e SPB Strumicë - DPB Gjevgjeli e ka arrestuar V.R. mbrëmë në ora 22:25 në fshatin e tij Sretenovë. Paraprakisht, në Dojranin e Vjetër, ndodhi përleshje fizike mes tij dhe N.T. (53) nga Bogdanci, i cili pësoi lëndime të rënda trupore dhe u transferua në Qendrën mjekësore të Gjevgjelisë, ku më vonë vdiq.
Shkup - Dalja e votuesve deri ora 11 në rrethin e dytë të votimit për kryetarë komunash, siç kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, është 10,1 për qind në pajtim me të dhënat e marra nga 1.276 vendvotime ose 92,94 për qind. Dalja e votuesve në Qytetin e Shkupit deri ora 11 është 8,30 për qind, ndërsa të dhënat janë marrë nga 611 vendvotime ose 89,20 për qind. Zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Radica Todorovska tha se votimi po zhvillohet pa pengesa dhe pa probleme të mëdha, përveç atij probemi më të vogël teknik në Dojran me aparatin UBIK, por problemi është tejkaluar dhe votimi është vazhduar në mënyrën e vjetër të votimit me lambë UV dhe sprej.
Shkup - Kandidati për kryetar të komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski sot porositi se me votimin në zgjedhje vendoset se cila do të jetë ardhmëria e komunës në katër vitet e fundit dhe se rezultatet nga zgjedhjet do të jenë më të sakta nëse qytetarët dalin në numër sa më të madh në zgjedhje. Pret të fitojë vizioni për Karposhin, kuptimi për zgjidhjen e problemeve të karposhasve dhe rezultatet nga puna.
Shkup - Zgjedhjet lokale 2025 po zhvillohen në atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike në tërë territorin e vendit. MPB-ja po merr masa dhe kryen aktivitete në kuadër të kompetencave të saj me qëllim zbatimin e pandërprerë dhe të sigurtë të të gjithë procesit zgjedhor. Deri tani nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit dhe ligjit, ka pasur disa denoncime për fushatë gjatë votimit në disa vende, por pas masave të ndërmarra deri tani, nuk janë konfirmuar parashtrimet e raportimeve, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski. MPB-ja, siç theksoi, apelon deri te të gjithë qytetarët dhe partitë politike të sjellin atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, deklaroi se fuqimisht beson se stabiliteti dhe siguria e shtetit fillojnë me respektimin e proceseve demokratike dhe institucioneve. "Sot e realizova të drejtën time të votës në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Qendër dhe Shkup. Si ministër i Punëve të Brendshme, fuqimisht besoj se stabiliteti dhe siguria e shtetit fillojnë me respektimin e proceseve demokratike dhe institucioneve", publikoi Toshkovski në Fejsbuk.
Shkup - Deri në orën 13:00, dalja për zgjedhjet lokale në vend është 19,96 për qind, ndërsa për Shkupin 15,28 përqind, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Siç njoftoi zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska Aleksovska, në nivel shtetëror kanë votuar 134 124 persona sipas të dhënave nga 1 279 vendvotime ose 93,15 për qind, ndërsa për Shkupin kanë votuar 71 849 persona, ndërsa të dhënat vijnë nga 678 vendvotime ose 98,98 për qind. Deri më tani nuk janë marrë njoftime për ndonjë parregullsi, ndërsa në lidhje me ankesat për shkelje të heshtjes zgjedhore, ka vetëm informacione mbi të cilat, theksoi Todorovska Aleksovska, po veprojnë institucionet kompetente.
Kumanovë - Jehona në Kumanovë deri në orën 11 është 6,42 për qind, informuan nga KKZ-ja e Kumanovës. Votimi është duke vazhduar, pa ndërprerje, nuk kemi probleme të raportuara me aparatet UBIG, deklaroi kryetarja e komisionit komunal zgjedhor, Kristina Cvetkovska. Në mëngjes vendvotimet u hapën në kohë, gjithsej 164. Sot, 94.041 votues kanë të drejtë vote, duke e bërë Kumanovën komunën me numrin më të madh të votuesve.
Kumanovë - Dalja në votime në Kumanovë deri në orën 13, sipas të dhënave nga Komisioni Komunal Zgjedhor, është 13,34 për qind. "Gjithçka është në rregull. Deri në orën 13 kanë votuar 12.470 votues. Votimi po zhvillohet pa probleme, këshillat zgjedhore deri më tani nuk kanë raportuar probleme. Presim që procesi të zhvillohet pa probleme", tha kryetarja e KKZ-së së Kumanovës, Kristina Cvetkovska.
Kumanovë- Sektori për Punë të Brendshme i Kumanovës sot informoi se në rajonin e sektorit i cili mbulon gjashtë komuna në verilindje nuk janë regjistruar shkelje për prishjen e heshtjes parazgjedhore dhe deri më tani procesi po kalon pa shkelje të rendit dhe qetësisë. "Ju informojmë se në rajonin e SPB të Kumanovës nuk janë regjistruar shkelje të heshtjes parazgjedhore dhe deri më tani procesi zgjedhor po kalon qetë pa asnjë shkelje të rendit dhe qetësisë publike", bënë të ditur nga SPB Kumanovë.
Kumanovë - Pjesëmarrje e konsiderueshme në rrethin e dytë të sotëm të zgjedhjeve lokale pret lideri i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë dhe kandidat për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Në deklaratën për mediat, pasi votoi, Dimitrievski tha se qytetarët do të fitojnë edhe në mënyrë demokratike do t'i zgjedhin kryetarët e ardhshëm të komunave. Sipas tij, vullneti i votuesve do të shihet sonte pas hapjes së kutive të votimit.
Tetovë - Kandidati për kryetar të komunës së Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN sot votoi në Gjimnazin "Kirill Pejçinoviq" në vendvotimin 1947. "Sot në këtë ditë të bukur të nëntorit e shfrytëzova të drejtën time qytetare që të votoj në zgjedhjet lokale këtu në komunën e Tetovës, e po ashtu u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi që të dalin dhe të votojnë për kryetarin e ardhshëm të komunës së Tetovës, pasi ky është pushteti që është më afër nevojave të tyre për t'u realizuar projektet të cilat do t'i përmieësojnë kushtet për jetë për të gjithë neve", tha Kasami.
Strugë - Deri në orën 11 në Strugë kanë votuar 9,16 për qind nga gjithsej 62.711 votues të regjistruar në listën e votuesve, informoi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Minir Zhuta. Dita e zgjedhjeve sipas tij, po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa asnjë shkelje. Në Strugë, votimi po zhvillohet në 101 venevotime, dhe qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit.
Strugë - Kandidati për kryetar komune në Komunën e Strugës, Arsim Dalipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI-ja sot ka votuar në vendvotimin 1899 në fshatin Livadhin. Për të kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Strugën, kur qytetarët përmes zërit të tyre vendosin pë të ardhmen e komunës në katër vitet e ardhshme. "E shfrytëzojë rastin t'u drejtohem të gjithë qytetarëve, pa dallim shqiptarë, maqedonas, turq, romë, vllehë, egjiptian, të votojnë në mënyrë paqësore, me përgjegjësi, me dinjitet dhe, mbi të gjitha, me respekt ndaj njëri-tjetrit, sepse Struga gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet vend i bashkëjetesës dhe i ndërthurjes së shumë kulturave e etnive, dhe si e tillë duhet të vazhdojë të jetë shembull", deklaroi Dalipi.
Strugë - Në Strugë dhe rajonin e Strugës, dalja në votime deri në orën 13:00 është 16,77 për qind, informoi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Minir Zhuta. Procesi zgjedhor, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, sipas tij, po vazhdon qetë dhe pa parregullsi. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në listën e votuesve në Strugë, janë regjistruar 62.711 votues, të cilët e ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 101 vendvotime.
Dibër - Dita zgjedhore në komunën e Dibrës kalon rrjedhshëm, pa probleme me përqindje të shtuar të daljes, por pothuajse në nivel të njejtë, si në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 19 tetor. "Deri në orën 13 në komunën e Dibrës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 3.024 persona ose 15 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar 19.763 në listën e vetme të të votimit, që është për 1 për qind dalje më e madhe krahasuar me raundin e parë, kur deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2.739 persona ose 14 për qind. Dita zgjedhore kalon pa probleme, ndërsa dalje më të madhe presim në orët e pasdites", deklaroi për MIA-n Rilind Hasa, kryetar i KKZ-së - Dibër.
Dibër - Kandidati për kryetar të komunës nga VLEN, i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Fisnik Mela duke e ushtruar të drejtën e tij të votës, i porositi qytetarët që të votojnë me dashuri dhe besim për një të ardhme më të mirë për Dibrën. "Sot votova me besim për Dibrën që duam. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe të votojnë me përgjegjësi. Çdo votë ka peshë, çdo votë vendos për të ardhmen tonë. Çdo votë është e rëndësishme, ndërsa e imja ishte për të ardhmen që uroj për familjen time dhe qytetin tim. Sot është një festë e demokracisë, një ditë kur zëri i çdo qytetari ka fuqinë të formësojë të ardhmen. Dilni dhe votoni me zemër, për punën, për zhvillimin, për Dibrën tonë. Me dashuri dhe besim për dibrën tonë krenare", tha Mela.
Ohër - Votimi dhe gjithë procesi zgjedhor në Debërcë zhvillohet rrjedhshëm dhe pa probleme, pa vërejtje për çfarëdo qoftë parregullsi. Sipas KKZ-së, në 22 vendvoltimet deri në ora 11 të drejtën e votës e kanë realizuar 13,99 për qind e qytetarëve. Kjo është pothuajse identike me jehonën në rrethin e parë të zgjedhjeve para dy javëve kur ajo arrinte 13,81 për qind.
Negotinë - Në Negotinë, dalja në votime është 24,17 për qind deri në orën 13, në Demir Kapi 34,21, ndërsa në Rosoman 27,10 për qind. Në Negotinë votohet në 28 vendvotime, në Demir Kapi në 11 dhe në Rosoman zbatohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 10 vendvotime. Banorët e Negotinës po zgjedhin midis Marija Nacevës nga VMRO-DPMNE dhe Petar Mantev nga LSDM. Në Demir Kapi, zgjedhjet janë midis kryetarit aktual të komunës, Llazar Petrov nga LSDM dhe Natalija Dimitrieva nga VMRO-DPMNE. Banorët e Rosomanit mund të votojnë për kryetarin aktual të komunës, Stojan Nikollov nga LSDM ose për kandidatin e VMRO-DPMNE, Gjorgji Kërstevski.
Rankovcë - Banorët e Komunës së Rankovcit sot zgjedhin kryetarin e komunës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend. Sipas informacionevr nga kryetari i Komisionit zgjedhor komunal Rankovcë, Orce Todorovski, votimi ka filluar me kohë në të gjitha 13 vendvotime dhe po zhvillohet pa pengesa. Deri në orën 11 jehona është 18,29 për qind që do të thotë prej gjithsej 2.921 qytetarë me të drejtë vote, deri në orën njëmbëdhjetë kanë votuar 534 qytetarë.
Koçan - Deri ora në 13 në Koçan të drejtën për votim e kanë shfrytëzuar 5.988 qytetarë, kumtuan nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Dalja është 18,4 për qind, që është në nivel të jehonës nga rrethi i parë i votimit. Sipas KKZ-së, kjo ditë zgjedhore nga rrethi i dytë i Zgjedhjeve lokale në Koçan po zhvillohet në atmosferë të qetë, pa kurrfarë problemesh.
Strumicë - Dje dy persona humbën jetën në dy aksidente që ndodhën në Strumicë, kumtuan sot nga SPB Strumicë. Dje në orën 16:35 në polici është raportuar se në rrugën magjistrale Radovish-Strumicë, në vendin e quajtur "Sloboda", tek kryqëzimi për në fshatrat Dobrashinci dhe Nova Maala, një automobil "pezho" me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.V.(46) nga fshati Sushevë, i Strumicës, është përmbysur në rrugë. Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit vdiq shoferi, ndërsa mjeku i Ndihmës së shpejtë e konstatoi vdekjen.