MIA FLESH
- Shkup - Thesari që është në kuadër të Ministrisë së Financave funksionon rregullisht dhe realizon pagesa dhe do të vazhdojë deri më 31 dhjetor 2025, ashtu si edhe institucionet e tjera. Do të realizohen të gjitha detyrimet e ndërmarra nga shteti deri në fund të vitit, siguron zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.
15:00/ 20 dhjetor/ 2025
Shkup - Thesari që është në kuadër të Ministrisë së Financave funksionon rregullisht dhe realizon pagesa dhe do të vazhdojë deri më 31 dhjetor 2025, ashtu si edhe institucionet e tjera. Do të realizohen të gjitha detyrimet e ndërmarra nga shteti deri në fund të vitit, siguron zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.
Shkup - Nëse javën e ardhshme do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, 26 për qind e qytetarëve do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, ndërsa 8,9 për qind për LSDM-në opozitare. Nga politikanët qytetarët kanë besimin më të madh te kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe shumica e tyre mbështesin zbatimin e sistemit "Qytet i sigurt". Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së publikuar sot nga Instituti për Hulumtime Politike (IPIS) "Perceptimi i qytetarëve për vlerësimin e partive dhe politikanëve", të realizuar përmes një ankete telefonike midis 15 dhe 18 dhjetorit të këtij viti me 1.114 të anketuar në nivel shtetëror.
Shkup – Mbi 25 për qind e konsumit përfundimtar bruto të energjisë në BE vitin e kaluar ishte nga burimet e rinovueshme, që është një rritje prej 0,7 pikësh përqindjeje krahasuar me vitin 2023. Kjo pjesë është 17,3 pikë përqindjeje më pak se përmbushja e objektivit të vitit 2030 (42,5 për qind), që do të kërkonte një rritje mesatare vjetore prej 2,9 pikësh përqindjeje nga viti 2025 deri në vitin 2030. Në Maqedoni, energjia nga burimet e rinovueshme përbënte 21,8 për qind të energjisë totale të konsumuar vitin e kaluar, që është një rritje prej 1,6 për qind krahasuar me vitin e kaluar, 2023.
Shkup - Në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit janë integruar teknologji të avancuar të aksesueshmërisë që garantojnë përdorim më të lehtë dhe të barabartë për personat me aftësi të kufizuara, kumtoi sot shërbimi për shtyp i Kuvendit.
Shkup - Vlera e shportës minimale sindikale e llogaritur nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) për muajin dhjetor të këtij viti arrin 65.492 denarë dhe është për 319 denarë më e lartë në krahasim me shportën minimale për muajin e kaluar kur ishte 65.173 denarë.
Shkup -Më së ftohti sot në mëngjës është në Berovë, ku janë matur -5 gradë, më pas vijojnë Manastiri dhe Strumica, -4, Shkup-Petrovec dhe Shtip, -3, Demir Kapi, Veles dhe Kumanovë, -2. Në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Gjevgjeli, Prilep, Hanet e Mavrovës dhe Pretor temperaturë prej -1, Kriva Pallankë, Kodrën e Diellit 0, Ohër, 1, Vinicë dhe Krushevë 2, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup - Mjegulla e vështirëson trafikun ajror në Aeroportin e Shkupit, ku, sipas të dhënave nga ueb-faqja zyrtare fluturimet realizohen me vonesë, ndërsa trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të thata, por me dukshmëri të zvogëluar në disa akse të caktuara.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përveç aktit të njohjes, dje në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me Kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Uashington – Ushtria amerikane ka kryer një “sulm masiv” ndaj objektivave të lidhura me Shtetin Islamik në Siri, në përgjigje të sulmit vdekjeprurës ndaj forcave amerikane.
Shkup - Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të komunës së Butelit, ndërsa nesër disa pjesë të komunës Çair, për shkak të punimeve teknike në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit nga EVN Maqedoni.
Shkup - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në Resnjë dhe Udovë, informoi LAMM.
Shkup - Sot në Qendrën Sportive "Boris Trajkovski" do të mbahet Turneu i 25-të Memorial në futboll të vogël, i cili mbahet në nder të pjesëtarëve të ndjerë të Armatës në vitin 2001 dhe pjesëtarëve të ndjerë të policisë nga ngjarjet në Kumanovë në vitin 2015.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në mëngjes do të shfaqet mjegull në disa lugina. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Romë - Në një operacion të madh kundër trafikut të paligjshëm me drogë, policia italiane zbuloi dhe konfiskoi 1,4 ton lëndë narkotike dhe arrestoi 384 persona.
Uashington – Agjencia amerikane hapësinore NASA tashmë dy javë nuk ka marrë të dhëna nga anija kozmike MAVEN në Mars.
Uashington – Ministria e Financave e SHBA-së kumtoi se po vendos sanksione kundër shtatë individëve të lidhur me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, dhe gruan e tij.
Gazë – Pesë palestinezë janë vrarë gjatë sulmit izraelit ndaj një shkolle në lagjen Al Tufa, në lindje të qytetit të Gazës, ku janë strehuar persona të zhvendosur.
Teheran – Në Iran lshtë ekzekutuar një burrë i dënuar për spiunazh për Izraelin dhe lidhje me grupet opozitare iraniane.
Uashington – Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio, duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, paralajmëroi se Evropa mund të humbasë vlerat që ndan me Uashingtonin.
Islamabad – Gykata pakistaneze ka dënuar ish-kryeministrin Imran Kan dhe gruan e tij Bushra Bibi me 17 vjet burg për korrupsion në rastin e njohur si "Toshahan 2".
Liverpul – Mesfushori i Liverpulit, Kurtis Xhons, deklaroi se sulmuesi Mohamed Sallah u ka kërkuar falje shokëve të ekipit për intervistën e tij ku ai kritikoi klubin dhe trajnerin Arne Slot pas barazimit 3-3 me Lidsin.