• сабота, 06 декември 2025
MIA Flesh

09:00/21 nëntor/2025

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e liderëve "Plani ynë për BE-në" që do të mbahet sot në Tiranë. Është paraparë që kryeministri të mbajë fjalim në panel diskutimin e titulluar "Përmbushja e detyrimeve të përbashkëta, rezultatet dhe përshpejtimi".

Shkup - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat. Në rend dite të Komisionit është propozim- vendimi për mbajtjen e debatit publik me temën: "Zbatimi i Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit)".

Shkup - Komisioni i Kuvendit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës është konfirmimi i Propozim-listës për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Shkup - Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot për të katërtën ditë me radhë do të debatojë rreth amendamentit për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Dje janë shqyrtuar dhe nuk kanë marrë mbështetje amendamentet e parashtruara nga opozita, me të cilat ndër të tjera janë kërkuar fonde shtesë për rritje të pagave për 30 për qind në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe në Përfaqësitë diplomatiko-konsullare, para për formimin e sistemit të vetëm nacional informativ për lëndime në vend pune, për subvencionoe për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat zbatojnë ekonomi qarkulluese, për formimin e departamentit për ndryshime klimatike, për sibvencione për firma që investojnë në burime alternative të energjisë dhe në efikasitet energjetik, burime të rinovueshme të energjisë dhe transformim digjital, si dhe për përpunimin e studimit për valorizim të pyjeve Ograzhden dhe Kozhuf.

Shkup - Sot fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash në komunat Gostivar, Vrapçishte, Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendër Zhupë, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet para personave zyrtarë të departamentit rajonal kompetent dhe zyrës së KSHZ-së dhe para noterit kompetent, çdo ditë pune në periudhën e kohës së rregullt të punës nga ora 08:30 deri në 16:30, ndërsa ditën e fundit (30 nëntor 2025) deri në orën 24:00.

Shkup - Qarkullimi në rrugët e vendit këtë mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM. Nga data 15 e këtij muaji filloi detyrimi ligjor për të pasur pajisje dimërore në automjete, pavarësisht  kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2026. Më shumë informacion mund të lexoni në këtë link.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të kohëpakohshme. Në disa vende, reshjet do të jenë më intensive, me sasi uji mbi 30 litra për metër katror 24 orë, me kushte për stuhi me bubullima dhe erëra të forta. Gjatë ditës, do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë Celsius.

Johanesburg – Kryeministri britanik Kir Starmer ka paralajmëruar se do të fokusohet në arritjen e marrëveshjeve me kombet e tjera gjatë udhëtimit të tij në samitin e Grupit 20-të (G20) në Afrikën e Jugut, duke theksuar se është "shumë e rëndësishme" të marrë pjesë në takimin e bojkotuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp. Starmeri mbërrin sot në Johanesburg, ndërsa nga Dauning strit thanë se ai do ta shfrytëzojë vizitën për të njoftuar marrëveshje me vlerë 400 milionë paund (523 milionë dollarë) për trenë, aeroplanë dhe nëndetëse.

Kiev - Të paktën pesë persona humbën jetën dhe tre janë lënduar në qytetin juglindor ukrainas Zaporozhje pas një sulmi rus, njoftoi guvernatori Ivan Fedorov në Telegram mbrëmë vonë. Fedorov nuk e saktësoi llojin e armëve që janë përdorur, edhe pse autoritetet paraprakisht lëshuan paralajmërim për sulm me bombë. Zaporozhje, një qytet industrial, gjendet pak më shumë se 20 kilometra nga linja e frontit.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka propozuar deputetin nga partia në pushtet "Shërbëtori i Popullit", Denis Maslov, të emërohet ministër i ri i Drejtësisë, njoftoi deputeti në Radën Supreme nga partia "Glas", Jaroslav Zheleznjak.

Остани поврзан