MIA FLESH
- Shkup- Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nga nesër, me bllokimin e qasjes në Kuvendin e RMV-së, fillon me bllokadat e paralajmëruara të institucioneve të cilat, siç theksojnë, e bllokojnë rritjen e pagës minimale. Bllokada e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të fillojë në orën 9, me ç'rast do të bllokohen rrugët "Damë Gruev" dhe "11 Tetori". Me bllokadën, siç theksojnë nga LSM-ja, do t'u dërgohet një mesazh deputetëve se ata janë ata që e bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale për më shumë se një vit dhe të cilët nuk duan ta pranojnë nismën e LSM-së për uljen e pagave të zyrtarëve.
15:00/ 9 janar/ 2026
Shkup- Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nga nesër, me bllokimin e qasjes në Kuvendin e RMV-së, fillon me bllokadat e paralajmëruara të institucioneve të cilat, siç theksojnë, e bllokojnë rritjen e pagës minimale. Bllokada e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të fillojë në orën 9, me ç'rast do të bllokohen rrugët "Damë Gruev" dhe "11 Tetori". Me bllokadën, siç theksojnë nga LSM-ja, do t'u dërgohet një mesazh deputetëve se ata janë ata që e bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale për më shumë se një vit dhe të cilët nuk duan ta pranojnë nismën e LSM-së për uljen e pagave të zyrtarëve.
Shkup– Kuvendi nesër do të punojë paralelisht me protestat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) të caktuara në orën 9, tha spikeri Afrim Gashi. Ai në brifingun e sotëm me gazetarët deklaroi se pret që protesta të kalojë qetë, dhe se nuk do të ketë sigurim shtesë të objektit.
Shkup - Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski deklaroi sot në një brifing me gazetarët se pasi ka marrë drejtimin e institucionit, kanë filluar procedurë për legalizimin e pronës që është në pronësi të shtetit. Bëhet fjalë për vilat presidenciale dhe kryeministrore në Shkup dhe Ohër - objekte shtetërore që kontrollohen nga ShPPP.
Shkup- Përmes sistemit "Qytet i sigurt" brenda një jave janë regjistruar 4.991 shkelje të rregullave të trafikut, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup- Me marrjen në pyetje të ekspertëve nga Sllovenia të cilët kanë kryer ekspertizë mjekësore për Prokurorinë, sot në në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, ka vazhduar gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev i cili së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohet për trajtim neglizhent ndaj pacientëve.
Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot, në Qendrën e Trajnimit - Idrizovë, hapi trajnimin mbi luftën kundër shfrytëzimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, në të cilin marrin pjesë 12 nëpunës policorë dhe prokurorë publikë. Trajnimi do të realizohet në periudhën nga 9 deri më 12 shkurt, informuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup - Konferencë shkencore me titull "Tridhjetë vjet nga atentati ndaj Kiro Gligorovit, president i Republikës së Maqedonisë dhe komandant suprem i ARM-së, do të mbahet nesër në Shkup në Fakultetin Filozofik në Shkup.
Shkup - Prokuroria vazhdimisht ndërmerr veprime në lidhje me operacionin e gjerë në të cilin deri tani u konfiskuan mbi 40 tonë marihuanë nga disa persona juridik në territorin e shtetit. Aktivitetet zbatohen në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Komisionin për Miratimin e Kultivimit të Kanabisit për Qëllime Mjekësore, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, citohet në kumtesën e PPRMV.
Hagë - Kryeprorkurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, ka kërkuar nga 45 vjet dënim për katër të akuzuarit e rastit më të madh të Dhomave të Specializuara. Vest i kërkoi Speciales po ashtu që ta marrë parasysh peshën e veprimeve të secilit të akuzuar.
Moskë - Kremlini ka njoftuar se situata me furnizimin me karburant në Kubë është kritike. Kombi ishullor tashmë ka vendosur masa të përmasave të mëdha për mbrojtje të shërbimeve vitale dhe regjimit të karburantit.
Berlin - Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio, do të udhëheqë delegacionin me përfaqësues amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih nga fundi i javës, deklaroi kryetari i takimit vjetor të ekspertëve dhe politikanëve për siguri, Volfgang Ishinger.
Londër - Princi britanik Uiliam dhe princesha Kejt kanë deklaruar se janë thellësisht të shqetësuar nga zbulimet në dosjet që lidhen me autorin e ndjerë të krimeve seksuale Xhefri Epstin.