• сабота, 27 јули 2024
MIA FLESH

12:00 / 16 prill / 2024 

Shkup - Me eksportin e sotëm të tre kontejnerëve të fundit me rreth 63 tonë dhe të kontaminuar me lindan nga deponia e vogël në ish fabrikën OHIS në Shkup finalizohet "LOT" 3 (Pjesa e tretë). Siç informojnë për MIA-n nga Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor (ISHMJ), destinacioni i fundit i tre kontejnerëve është kompania Indaver HIM Gmbh në Gjermani.

Shkup - Specializantët privatë këtë mëngjes kanë vazhduar me grevën e përgjithshme, që filloi dje paradite. Përmes një komunikate, atë mbrëmë kanë informuar se greva do të vazhdojë edhe sot, derisa nuk del me qëndrim zyrtar për kërkesat e tyre. Në bazë të përgjigjes nga Ministria e Shëndetësisë, specializantët privatë do të vendosin për hapat e mëtejmë. Mes kërkesave për rritje të pagave, vendosje e sërishme e sigurimit shhëndetësor falas për të gjithë specializantët privatë, si dhe rregullim i statusit të punës.

Shkup- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka realizuar kontroll të përforcuar në territorin e mbarë vendit për sanksionimin e automjeteve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se sa shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 220 shoferë, prej tyre trembëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një automjet me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 96 automjete  e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vendet e banimit kurse 124 jashtë vendeve të banimit.

Shkup - Me shtatë gradë të matur mël ftohtë sot është në Berovë, ndërsa me 15 gradë Celsius më ngrohtë është në Shkup-Zajçev Rid dhe në Tetovë. Siç njoftuan nga DPHM, tetë gradë janë matur në Lazaropole, 10 në Ohër, Kriva Pallankë dhe Kodrën e Diellit, 11 në Hanet e Mavrovës, Dibër dhe Pretor, 12 gradë në Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Demir Kapi, 13 në Manastir, Shtip, Veles, Prilep, Gjevgjeli, Kavadar dhe Kumanovë, 14 në Krushevë dhe në Vinicë.

Shkup - Ndërmarrja e qarkullimit publik (NQP) informon se nga e enjtja do të lëshohen linja shtesë për shkak të Panairit ndërkombëtar të librit që do të mbahet në qendrën sportive "Boris Trajkovski". Me qëllim të lehtësimit të vizitorëve në linjat e rregullta të linjës transportuese do të lëshohen linjat "100" dhe "200" prej të cilëve njëra do të niset nga Lisiçe e Re, ndërsa tjetra prej Deksionit.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e dytë të Forumit për gratë, paqen dhe sigurinë ka reaguar pas lajmit të tmerrshëm për vrasjen e një gruaje në Pejë. Osmani ka thënë se fatkeqësisht sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj.

Vjenë - Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) Rafael Grosi deklaroi se është i shqetësuar për mundësinë e një sulmi izraelit në objektet bërthamore iraniane, por edhe se inspektimet e këtyre objekteve do të vazhdojnë edhe sot. Ai theksoi se Irani me 14 prill, një ditë pas sulmit ndaj Izraelit i ka mbyllur objektet e tij bërthamore "për shkaqe sigurie". Ata janë rihapur dje, ndërsa Grosi lajmëroi se inspektorët sot do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre.

Bruksel - Eurdeputeti gjerman Markus Piper mbrëmë ka njoftuar se tërhiqet nga detyra përfaqësues evropian për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, në të cilën zyrtarisht është dashur të hyjë në fuqi nga sot, pasi që gjithë rasti me emërimin e tij e mori epitetin afera "Pipergejt", në të cilën drejtpërdrejtë ishte e implikuar edhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. Emërimi i Piperit shkaktoi reagime pasi se erdhi vetëm disa ditë para se Unioni i tij Kristian Demokratik (CDU) ta publikojë mbështetjen e saj për kandidaturën e Fon der Lajen për mandat të tyrë si nënkryetare e KE-së.

Ankara - Rusia dhe Ukraina kanë dy muaj që negociojnë me Turqinë për marrëveshje për sigurimin e transportit të sigurt në Detin e Zi dhe kanë arritur marrëveshje për tekstin që duhej ta publikonte Ankaraja, por Ukraina u tërhoq papritur. Kështu raportojnë mediat turke duke iu referuar agjencisë Rojters të cilët kanë pasur kopjen e tekstit të marrëveshjes e cila nuk u bë kurrë publike për opinionin. Bisedimet u ndërmjetësuan nga Turqia e cila u inkurajua nga Kombet e Bashkuara, deklaruan katër burime të cilët kanë dashur të mbeten anonimë për shkak të ndjeshmërisë së temës.

Teheran - Irani do të përgjigjet në çfarëdo qoftë aktiviteti kundër interesave të tyre, tha presidenti Ebrahim Raisi, një ditë pasi që Izraeli paralajmëroi se do të përgjigjet ndaj sulmit të kryer nga Teherani fundjavën e kaluar me fluturake pa pilot dhe predha. "Deklarojmë kategorikisht se edhe aksioni më i vogël kundër interesave iraniane do të hasë sigurisht në përgjigje serioze, të gjerë dhe të sëmurë për çdo kryerës", i tha Raisi emirit të Katarit, sheikut Tamim bin Hamad al Tani.

Pekin - Shefi i diplomacisë kineze Vang Ji sot ka biseduar përmes telefonit me kolgun e tij iranian Hosein Amirabdolahian për shkak të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit. Amirabdolahian e ka informuar Vang për qëndrimin e Iranit për sulmin izraelit ndaj Konsullatës së Iranit në Damask, duke theksuar se Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara nuk është përgjigjur në mënyrë adekuate ndaj këtij sulmi dhe se Teherani ka të drejtë të mbrohet si përgjigje e shkeljes së sovranitetit të vendit.

Shangai - Kancelari gjerman Ollaf Sholc dje bisedoi me studentët kinezë të Universitetit Tongi në Shangai, me këtë rast duke i bindur se nuk duhet të konsumojnë kanabis nëse studiojnë në Gjermani dhe se kjo substancë u legalizua me shpresë se do të ulet konsumi. Prej 1 prillit të këtij viti, personave mbi 18 vjeçarë në Gjermani u lejohet të posedojnë dhe të mbajnë 25 gramë kanabis për konsum. Për më tepër, adhuruesit e hashashit tani mund të kultivojnë tre bimë kanabis në shtëpitë e tyre dhe të deponojnë deri 50 gramë kanabis të thatë.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden i bëri thirrje Dhomës përfaqësuese që ta vendos në votim financimin për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin, tanimë dy muaj të miratuar nga Senati. Ai për këtë ka bërë thirrje mbrëmë gjatë takimit me kryeministrin çek, Petër Fiala në kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden ka publikuar sot deklaratën e tij tatimore, traditë e cila u ndërpre në kohën e paraardhësit të tij Donald Tramp. Praktika nuk është e detyrueshme, por qëllimi i tij është të forcojë besimin e qytetarëve te liderët politikë. Deklaratat tatimore i publikojnë edhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhjet lokale dhe kombëtare.

Uashington - Majk Xhonson, kryetar i Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, gjatë kësaj jave do të thërrasë votim të veçantë për ndihmën e re për Izraelin dhe Ukrainën. Më parë draft- ligji parashikonte një votim të vetëm për këtë ndihmë ushtarake ndërkombëtare, por kjo ishte pengesë në harmonizimin e saj.

Dortmund - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, me optimizëm e pret ndeshjen kthyese me Borusia Dortmundin në çerekfinale të Ligës së kampionëve. Ndeshja e parë e luajtur në Madrid përfundoi me fitore të ekipit spanjoll me rezultatin 2:1.

Londër - Trajneri i Çellsit, Maurisio Poketino ishte tejet i kënaqur nga përformansa e ekipit të tij në fitoren ndaj Evertonit me rezultatin 6:0. Megjithatë, Poketino e cilësoi situatën rreth realizimit të penaltisë si të papranueshme. Në fakt, diku pas minutës së 60-të të ndeshjes, u akordua penalti për "blutë" dhe atëherë rreth asaj se kush ta realizojë, janë zënë Nikolas Xhekson, Noni Madueke dhe Kol Palmer.

Остани поврзан