• сабота, 21 февруари 2026
MIA Flesh

15:00/ 12 shkurt/ 2026

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, mori pjesë në ngjarjen “Rrugët për aftësi dhe përfshirje në sektorin e mbetjeve të ngurta”, organizuar nga Zyra e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Maqedoninë e Veriut, e cila u mbajt në hotelin “Holidej In” në Shkup, informojnë nga MMJPH. Në fjalën e tij, ministri Hoxha u ndal te politikat sistemore në fushën e menaxhimit të mbetjeve, duke theksuar se Sistemi Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve tashmë po kalon nga koncepti në realitet. “Është shumë e rëndësishme që Sistemi Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve nuk është më vetëm një ide në letër. Ne tashmë po ndërtojmë infrastrukturën që është baza e këtij sistemi. Prandaj, viti 2026 është viti i ndryshimeve reale. Kjo do të thotë fund i improvizimeve”, theksoi ministri Hoxha. 

Shkup - Gjashtëdhjetë e tre-gjashtëdhjetë e katër produkte, të cilat për vendin janë strategjike, në SHBA do të eksportohen me tarifë njëshifrore nga zero deri në gjashtë e gjysëm për qind - deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski dhe njoftoi se gjatë ditës kjo do të konfirmohet me një deklaratë të përbashkët. "Pres që gjithë kjo të konfirmohet me një deklaratë të përbashkët sot. Pres lajme të favorshme nga atje dhe pres që diku rreth gjashtëdhjetë e tre-gjashtëdhjetë e katër produkte, të cilat për ne janë strategjike, të jenë me tarifë të volitshme, e cila do të jetë njëshifrore dhe do të lëvizë mes zero dhe gjashtë e gjysmë për qind", deklaroi Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse pret vendim të volitshëm për tarifat e SHBA-së pas vendosjes së gurthemelit të sallës sportive në shkollën në Karposh.

Shkup- Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot mbajti fjalim në takimin e Këshillit veriatlantik të Aleancës në selinë e NATO-s në Bruksel, ku kanë marrë pjesë ministrat e Mbrojtjes së vendeve aleate. Misajllovski, siç informoi Ministria e Mbrojtjes, u përqëndrua në qëllimet, prioritetet dhe aktivitetet, të cilat janë ndërmarrë nga ana e Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, në pajtim me të dakorduarën nga Samiti i fundit i NATO-s në Hagë, si dhe në unitetin e Aleancës, që sot, siç tha, është më se i nevojshëm për përforcimin e konceptit për mbrojtje dhe përgjigje. "Madje edhe në kohëra të ndryshimeve gjeopolitike, nëse vazhdojmë të përqëndrohemi në atë që na ka nxitur në mënyrë aq energjike të synojmë ndaj anëtarësimit në NATO me dekada - nevoja për paqe, siguri, stabilitet, si parakusht për prosperitet, si Aleancë mund të përballim çdo sfidë që na del në rrugë", tha ministri Misajllovski. 

Shkup- Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski sot dha dorëheqje. Siç informoi KRRE, në pajtim me Ligjin për energjetikë dhe Statutin e KRRE-së, gjithnjë derisa nuk sillet vendimi për ndërerjen e funksionit të kryetarit të KRRE-së, Bislimovski do ta kryejë funksionin. Nga KRRE për MIA-n e konfirmuan dorëheqjen e Bislimovskit, por nuk kumtuan hollësi rreth shkaqeve të parashtrimit të saj. Brislimovski e kryeu funksionin e kryetarit të KRRE-së pothuasje tetë vite. "Bislimovski sot e njoftoi Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut se parashtron dorëheqje nga funksioni. KRRE do të vazhdojë të funksionojë dhe t'i kryejë kompetencat dhe obligimet që i ka në pajtim me Ligjin për energjetikë", thekson Komisioni rregulaltor dhe shton se të punësuarit dhe anëtarët në KRRE e falënderojnë publikisht për bashkëpunimin shumëvjeçar.

Shkup - Në SHF "Dimo Haxhi Dimov" në Vllae sot u vendos gurthemeli i një salle sportive shkollore, e cila planifikohet të ndërtohet në një sipërfaqe prej 1,400 metra katrorë dhe do të ketë kapacitet për 400 shikues. Do të jetë shumëfunksionale, gjegjësisht për sporte të ndryshme, dhe përveç mësimit të edukatës fizike për nxënësit, për stërvitje sallën do të mund ta përdorin edhe klubet sportive nga komuna e Karposhit.  Në ngjarje mori pjesë kryeministri Hristian Mickoski i cili deklaroi se objekti po merr fizionominë e vet pasi është zhbllokuar procedura për ndërtim.

Shkup- Protestat e LSM-së kanë prapavijë politike, të ilustruar, motivuar dhe të inspiruar nga opozita, ndërsa Sllobodan Trendafilov është vetëm përfaqësues. Këtë opinioni publik këtyre ditëve do shohë nga ajo që ne e posedojmë për shkak se meriton të dijë se cilët janë personat që i bllokojnë rrugër dhe çfarë llidhje kanë me liderët e partive politike, do të shohë se janë aktivistë partiakë, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski. Sipas tij, opozita ka gjetur përfaqësues tek lideri sidikal Sllobodan Trendafilov që të mos ketë partizim të kërkesave për rritje të pagave.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot kumtoi se filluan kontrollet e të gjitha ndërmarrjeve për prodhim të kanabisit mjekësor. Siç tha në konferencën për shtyp, do të duhet të kontrollohen 43 licenca. Është sjellë, përkujtoi Aliu, edhe vendim qeveritar për emërim të anëtarëve të komisionit mes resorëve. "Prej sot fillojnë kontrollet e jashtëzakonshme së bashku me MPB-në, derisa po vijon kjo konferencë prë shtyp, kolegët ndodhen në terren. Do të duhet të kontrollohen 43 licenca për prodhim të kanabisit mjekësor. Pardje në mbledhje qeveritare u soll vendimi për emërim të anëtarëve të komsiionit ndërmjet resorëve. Një person nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) do të kryesojë me të. U krijua në vitin 2017, ndërkaq nuk gjetëm asnjë raport për punën e tij edhe pse është një ndër kyçet për të pasur qasje se çfarë po ndodhë lidhur me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore", theksoi ministri.

Strugë - Potenciali turistik i Strugës - bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore, tradita e pasur dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit dhe dhe sot janë pjesë e Panairit ndërkombëtar për turizëm në Tiranë. Shërbimi i Komunës për shtyp kumtoi se në kaudër të panairit, kryetari i komunës, Mendi Qyra foli në panel-diskutimin me temë: "Pozicionimi i destinacioneve: Nga imazhi deri te ndikimi real!". Para të pranishmëve theksoi se Struga ka kapacitet të jetë destinacion i njohur rajonal, i cili ofron përvojë autientike për vizitorët. Ai u bëri thirrje publike të gjithë operatorëve dhe agjencive turistike ta përfshijnë Strugën në pakon e tyre turistike, me qëllim të avancimit të përbashkët të ofertës dhe rritjes së dukshmërisë që qytetit në hartën turistike rajonale dhe ndërkombëtare.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, sot dha përgjigje ndaj njoftimeve të BDI-së se do të kërkonin përgjegjësinë e tij penale për shkak të pamundësisë që testi gjyqësor të kryhet në gjuhën shqipe. Ai vlerësoi se kërkesat e tilla janë "tematika nacional-romantike" që, siç tha, i përkasin politikanëve "nga shekulli i kaluar".  "Mendoj se temat nacional-romantike janë të rëndësishme për ata politikanë të shekullit të kaluar. Siç thashë, ne punojmë me qartësi dhe vendosmëri për stabilitet, prosperitet dhe sundimin e së drejtës, ndërsa gjithçka tjetër do të mbetet në anën e trishtë të historisë", deklaroi ministri pas seancës së 18-të të grupit të punës 3 - Drejtësia dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) në kuadër të Konventës Kombëtare për BE që po mbahet sot. 

Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot pati një takim pune me një delegacion të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), të udhëhequr nga Drejtori i Lartë Rezident Robert Skot Hajzlet. Gjatë takimit, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, delegacioni u informua për projektet dhe aktivitetet aktuale të Qytetit të Shkupit, si dhe për prioritetet strategjike dhe planet e ardhshme që synojnë zhvillimin e Shkupit si një qytet modern, i sigurt dhe gjithëpërfshirës, ​​i orientuar drejt nevojave të qytetarëve.

Shkup- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, sot realizoi takim pune me Nikoll Varns, ushtruese e detyrës - ambasadore e SHBA-së në vend, ku u bisedua për realizimin e projekteve kapitale me fokus të veçantë në ndërtimin e autostradave Manastir - Prilep, Kërçovë - Gostivar (Strazhë) dhe Tetovë - Gostivar, informojnë nga Ministria e Transportit. Në takim u cek se SHBA-ja është partnere shumëvjeçare strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë në proceset reformuese në shtet, përforcimin e kapaciteteve institucionale, sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në konferencën e sotme për shtyp për zgjidhjen e problemit me parkimin në Qendrën klinike "Nëna Terezë" paralajmëroi se është në plan që të ketë katër lloje pagesash në të ardhmen. "Do të ketë disa lloje pagesash të vendeve për parkim. Pacientët e Onkologjisë edhe tani kanë vendparkim falas, kjo do të vazhdojë edhe mëtej. Pacientët që mjekohen këtu do të paguajnë çmim që do të jetë i kapshëm për ata dhe nuk do të jetë komercial. Të punësuarit në Qendrën klinike do të kenë çmim që është i aksesueshëm për administratën. Në fund, do të kemi çmim që do të jetë komercial, si në të gjitha vendparkimet që ka çmime komerciale. Kjo do të jetë për qytetarët që do të parkohen për arsye tjera ose për të vizituar ndonjë të afërm, të hospitalizuar në kliniakt "Nëna Terezë" në Shkup, sqaroi Aliu në pyetjen e gazetarëve për çmimet e parkimit.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, sot i arsyetoi reformat gjyqësore, duke theksuar se shteti gjendet në fazën e ristrukturimit të thellë të mekanizmave gjyqësor dhe prokurorial. Në vend të ndryshimeve kozmetike ose ndërhyrjeve të kufizuara, Qeveria siç theksoi ai, zbaton një proces gjtihëpërfshirës drejt përforcimit të integritetit, depolitizimit, llogaridhënies dhe stabilitetit afatgjatë juridik. Në fjalimin e tij në ngjarjen "Standardet evropiane për mekanizma disiplinor dhe zgjedhor në gjyqësor", në organizim të KNBE-MK, Filkov theksoi se reformat janë përgjigje e drejtpërdrejtë e dobësive sistematike të cilat me vite e shkatërrojnë besimin e qytetarëve - procedura afatgjate, transparencë e pamjaftueshme, parregullsi në mekanizmat zgjedhor dhe disiplinor, si dhe raste të korrupsionit dhe përgjegjësisë joefikase.

Sarajevë - Një grua ka ndërruar jetë, ndërsa disa të tjerë u lënduan sot në Sarajevë kur një tramvaj doli nga shinat në njërën nga rrugët më të ngarkuara pranë Muzeut kombëtar të Bosnje e Hercegovinës dhe ambasadës amerikane. "Një person humbi jetën. Sipas të dhënave momentale, dy persona u lënduan. Prokurori është informuar, ndërsa policia është në vendngjarje", njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve, tramvaji doli nga shinat rreth mesditës dhe ka thyer mburojën ku ka rrëshqitur dhjetë metra në rrugë. E gjithë pjesa e përparme e tramvajit është shkatërruar.

Bruksel - Liderët e BE-së do të mbajnë takim sot në pallatin Alden Bizen në fshatin belg Rijhoven, për të biseduar se si ta bëjnë Evropën më konkurruese dhe më pak të varur nga Amerika gjatë mandatit të Donald Trampit. Ulja e burokracisë do të jetë temë kryesore e diskutimit, ndërsa të mërkurën kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, deklaroi se vendet-anëtare të BE-së janë fajtore për rregulalt e tepërta, dhe jo vetëm Brukseli, shkruan Politiko.

Budapest - Si përgjigje e pyetjes për anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në BE, kryeministri hungarez Viktor Orban citoi vargjet nga opera "Mbretëresha e pavijonit" dhe tha "Ëndërroni, ëndërroni ëndrra të bukura". Në brifingun para largimit t tij në samitin joformal tël BE-së sot në Bruksel, i cili do të përqendrohet në gjetjen e zgjidhjeve për problemet ekonomike, ai konfirmoi se sovraniteti hungarez është me rëndësi të madhe dhe se qeveria hungareze nuk do të lejojë që ajo të kërcënohet ose shantazhohet.

Sion- Xhesika Moreti, bashkëshortja e pronarit të klubit "Konstelejshn" në qendrën dimërore zvicrane "Kran-Montana", sot së bashku me bashkëshortin e saj Zhak, u përball me familjarët e viktimave para zyrës së prokurorit publik në Sion, ku ajo pritet të intervistohet në kuadër të hetimeve për zjarrin në natën e Vitit të Ri, në të cilin humbën jetën 41 persona. Mbërritja e çiftit Moreti shkaktoi tensione, ndërsa anëtarët e familjeve të viktimave i prisnin para ndërtesës, duke brohoritur: "I vratë fëmijët tanë" dhe "Më shiko në sy", raporton "Figaro". 

Gjenevë- Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Rusisë "të ndalojë menjëherë" sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, të cilat lanë qytete të tëra në errësirë dhe pa ngrohje, dhe kujtoi se "sulmet ndaj infrastrukturës civile janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar". "Mbrëmë, Rusia përsëri filloi një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike në të gjithë Ukrainën. Qindra mijëra civilë u zgjuan pa energji elektrike dhe ngrohje", tha komisioneri i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Uollker Turk, në kohën kur Ukraina po përjeton dimrin më të ftohtë në katër vitet e fundit.

Bruksel – Fuqinë gjeopolitike mund ta posedojnë ata të cilët janë të fuqishëm ushtarakisht ose ekonomikisht, BE-ja është forcë ekonomike dhe ne duhet të punojmë për gjithçka që i ndihmon kompanive, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, pasi mbërriti që të marrë pjesë në takimin e zgjeruar të Këshillit Evropian në Alden Bizen, Belgjikë.  Kallasi theksoi se në takimin e djeshëm të ministrave evropianë për mbrojtje në Bruksel, ishte vërejtur se shpërndarja e kapaciteteve ushtarake të mbrojtjes në Evropë është penguar nga mungesa e tregut evropian të kapitalit. Duhet t’i zgjerojmë lidhjet e tona ekonomike, insistoi ajo, Sipas saj, Kina kryen presion ndaj kompanive evropiane dhe BE-ja duhet të përballet me këtë. 

Остани поврзан