18:00/ 5 nëntor/ 2025
Shkup - Në mungesë të argumenteve dhe provave për veprën penale në të cilën dhe akuzohet Simona Cërvenkovës është shumë jokorrekte që Prokuroria të përdorë dëshmitarë të cilët do të japin deklarata joadekuate diskredituese personale, tha avokati Vlladimir Tufegçiq, avokati i onkologes Cërvenkova e akuzuar për rastin Onkologjia 1 për mjekim jo adekuat të pacientëve. I pyetur për të komentuar deklaratën e njërës prej dëshmitareve të dëmtuara në seancën e sotme për rastin, se nuk i është kërkuar, por dha mjete për mjekimin e nënës së saj, avokati i Cërvenkovës, tha se "të gjithë ata që e njohin Simonida Cërvenkovën e din se kjo absulutisht nuk është e vërtetë".
Shkup – Sot dëgjuam shumë gjëra kontradiktore, prej të cilave vetëm një gjë është e qartë, se e gjithë kjo është dakorduar prej më parë, me prapavijë që të dëmtohen të akuzuarit dhe të sjellin dëshmitarë të cilët do të thonë gjëra të tilla bombastike, të pabazuara dhe të pambështetura, thotë avokati Bobi Spirovski, avokat i ish drejtorit të Klinikës së Onkologjisë Nino Vasev, në rastin Onkologjia 1 për mjekim joadekuat të pacientëve. I pyetur për koment për deklaratën e një prej dëshmitarëve të dëmtuar në seancën e sotme gjyqësore për rastin, se ka pasur problem me sigurimin e terapisë dhe se ka pasur marrëveshje që të qerosen, avokati Spirovski tha se më e çuditshmja është që dëshmitari nuk ka denoncuar, sepse nuk e ka ditur ku të denoncojë.
Shkup - Maqedonia mori Raportin më të keq nga Komisioni Evropian në dhjetë vitet e fundit, vlerëson kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Në konferencën e sotme për shtyp, ai tha se ky është një alarm serioz për të ardhmen dhe perspektivën e vendit. "Publikimi i Raportit për përparimin me vlerësimin se Maqedonia nuk ka bërë përparim në rrugën evropiane na dërgoi një mesazh të qartë se ku po shkon vendi në një vit e gjysmë të kaluar nën qeverisjen e VMRO-DPMNE-së. Ky Raport është praktikisht raporti më i keq që kemi marrë në dhjetë vitet e fundit dhe seriozisht ndez alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e vendit", tha Filipçe. Sipas tij, raporti konfirmon ngecjen dhe kthimin prapa të vendit në procesin e integrimit evropian dhe theksoi se nevojiten hapa urgjentë për ta rikthyer vendin në rrugën evropiane.
Shkup - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancë, debatoi për më shumë pika në rendin e ditës, mes të cilave edhe për 72 parashtresa dhe ankesa të parashtruara nga qytetarë dhe persona juridikë për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe vet gjykatat. Këshilli për tre parashtresa dhe ankesa kundër gjykatësve dhe gjykatave ka vendosur se janë me bazë, tre i ka tërhequr, ndërsa për të tjerat konstatoi se janë të pabaza. Në mënyrë shtesë, në vazhdim të seancës, të cilën e kanë mbyllur për opinion, anëtarët e Këshillit gjyqësor duhet të formojnë edhe komision të raportuesve për kërkesat e parashtruesve për vendosjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit ose kryetarit të gjykatës.
Shkup - Komuna e Çairit ka përfunduar asfaltimin e rrugës “LPK” (Kosta Abraševiq) në lagjen Seravë, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe qasjen për banorët e kësaj zone. Në kuadër të punimeve janë rregulluar pusetat dhe është përmirësuar një pjesë e rrjetit atmosferik, për të garantuar funksionalitet dhe siguri gjatë stinës së reshjeve. Rruga tashmë është e rregullt, e pastër dhe e gatshme për qarkullim, duke sjellë lehtësim të dukshëm në lëvizje dhe pamje të re për lagjen. Gjatë vizitës në terren, Kryetari i Komunës së Çairit theksoi se banorët kanë shprehur kënaqësi për punimet e realizuara dhe për ndryshimet që po ndodhin çdo ditë në komunë.
Shkup - Në zemër të Amazonës, në qytetin brazilian të Belemit prej 10 deri më 21 nëntor do të mbahet Konferenca e 30-të e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP30). Takimi konsiderohet historik sepse viti 2025 është vlerësuar si një moment kritik për politikën globale të klimës - me kushtin e vendosur nga Marrëveshja e Parisit që vendet të parashtrojnë Planet e tyre të reja, më ambicioze kombëtare të veprimit për klimën (NDCs). Organizatorët e Konferencës në Belem presin që COP30 të sjellë "nivel të ri të ambicies" në procese dhe veprime konkrete për të ulur emetimet që shkaktojnë efektin serë, rritja e përshtatshmërisë, por edhe ndoshta më e rëndësishmja - rritja e mbështetjes financiare për vendet të cilat përballen me rreziqet më të mëdha klimatike dhe vendet në zhvillim të cilat nuk kanë mjete ose mundësi të mjaftueshme për të financuar aktivitete për ballafaqimin e ndryshimeve klimatike.
Shkup - Nxënës dhe mësimdhënës nga Gjimnazi SHMQSH "Rade Jovçevski Korçagin" nga Shkupi dhe "Principessa Maria Pia" nga Taranto, Itali, vizituan sot Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u takuan me deputete nga Komisioni për Mundësi të Barabarta për Femrat dhe Meshkujt dhe Klubi i deputeteve. Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit midis dy shkollave përmes programit Erasmus+, si pjesë e projektit të përbashkët "Barazia gjinore dhe roli i femrave në shoqëri në kultura të ndryshme".
Budapest - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, morën pjesë në segmentin e nivelit të lartë të Sesionit të Shtatë të Palëve të Protokollit për Ujë dhe Shëndetësi, i organizuar bashkërisht nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) dhe Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (WHO/Europe) me ftesë të Qeverisë së Hungarisë. Ky sesion shënon 20-vjetorin e hyrjes në fuqi të Protokollit – instrumenti i vetëm ndërkombëtar që lidh menaxhimin e ujërave me mbrojtjen e shëndetit publik. Tema e segmentit të nivelit të lartë, “Sisteme të qëndrueshme për ujë dhe sanitacion për një të ardhme më të sigurt dhe më të shëndetshme”, nënvizon rëndësinë e një qasjeje të koordinuar dhe të integruar në kushtet e sfidave klimatike dhe shëndetësore.
Budapest - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, morën pjesë në segmentin e nivelit të lartë të Sesionit të Shtatë të Palëve të Protokollit për Ujë dhe Shëndetësi, i organizuar bashkërisht nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) dhe Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (WHO/Europe) me ftesë të Qeverisë së Hungarisë. Ky sesion shënon 20-vjetorin e hyrjes në fuqi të Protokollit – instrumenti i vetëm ndërkombëtar që lidh menaxhimin e ujërave me mbrojtjen e shëndetit publik. Tema e segmentit të nivelit të lartë, “Sisteme të qëndrueshme për ujë dhe sanitacion për një të ardhme më të sigurt dhe më të shëndetshme”, nënvizon rëndësinë e një qasjeje të koordinuar dhe të integruar në kushtet e sfidave klimatike dhe shëndetësore.
Milano - Ekipet italiane Inter dhe Milan zyrtarisht u bënë bashkëpronarë të stadiumit "San Siro", i cili deri tani ishte në duar e qytetit të Milanos, që është hap kyç në planet e rivalëve të qytetit për ndërtimin e stadiumit të ri. "Milan dhe Inter njoftojnë se sot kanë nënshkruar marrëveshje për shitblerje me qytetin e Milanos për përfitimin e pronësisë së rajonit urban San Siro, që e përfshin edhe stadiumin 'Xhuzepe Meaca' dhe tokën në rrethinë", njoftuan dy klubet në kumtesë të përbashkët. Shitja e stadiumit u miratua nga Këshilli i Qytetit të Milanos më 30 shtator pas më shumë se 11 orë debat, me 24 vota "për", 20 "kundër" dhe dy të përmbajtur. Milani dhe Interi kanë paguar 197 milionë euro për stadiumin ekzistues dhe parkingjet në afërsi, ku planifikojnë ta ndërtojnë stadiumin e ri, ku do të luajnë dy gjigantët.