• сабота, 06 декември 2025
MIA Flesh

18:00 / 19 nëntor / 2025

Shkup - "Nuk është vetëm se kush e ka shkaktuar zjarrin, por kush ka pasur ujë dhe nuk e ka derdhur", deklaroi prokurori Borçe Janev në fjalën e tij hyrëse në gjyqin e sotëm për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, duke theksuar se katastrofa nuk ishte vetëm rezultat i piroteknikës, por edhe i një sërë lëshimesh institucionale dhe papërgjegjësisë. "Katastrofa në Koçan nuk ndodhi nga veprimet ose lëshimet e një dore të vetme njeriu. Nuk ndodhi vetëm si pasojë e aktivizimit të piroteknikës atë natë fatale më 16 mars 2025. Nga një efekt skenik në dukje i zakonshëm, kur shkëndijat nga piroteknika sollën të padukshmen. Pamjet që na tronditën të gjithëve dhe bënë xhiron e botës janë vetëm akti përfundimtar dhe fatal i kësaj të keqeje institucionale, të padukshme por reale e cila doli në dritë atë mbrëmje. Në Koçan nuk u dogj vetëm objekti, por bashkë me të u dogj edhe iluzioni se ata që ishin përgjegjës për sistemin janë këtu kur duhet të mbrohen. U dogj edhe besimi se ai që u thirr veproi në kohë për ta parandaluar. Për fat të keq u dogj edhe e ardhmja e të rinjve të pafajshëm që donin vetëm gëzim dhe argëtim atë mbrëmje fatale. Jetët e tyre u shuan dhe shpirtrat dhe trupat e të lënduarve vuajtën, jo vetëm për shkak të vorbullës së zjarrtë, por edhe për shkak të vorbullës së papërgjegjësisë institucionale", tha prokurori.

Shkup – Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot në ditën e dytë vazhdoi debati për amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Janë parashtruar rreth 210 amendamente, ndërsa sot ishin shqyrtuar disa amendamente nga opozita të cilët nuk ishin pranuar. Me amendamentet kërkoheshin më shumë mjete për Ministrinë për Çështje Evropiane, për Ministrinë për Marrëdhënie me Bashkësinë, për shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për programin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të bashkësive. Debati u shndërrua në polemikë dhe akuza ndërmjet opozitës dhe shumicës qeveritare për bashkëjetesën ndëretnike pas fjalimit të deputetit Fatmir Bytyqi nga LSDM. 

Shkup - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 531 i shqyrtoi raportet për punën e gjykatave për tremujorin e parë të vitit 2025, të cilat tregojnë se gjykatat në mbarë vendin edhe më tej përballen me një numër të konsiderueshm të lëndëve të mbetura, si dhe me mungesë të gjyqtarëve dhe zyrtarëve gjyqësorë. Siç theksoi anëtarja e Këshillit, Antoaneta Dimovska, gjykatat themelore në Prilep, Resnjë dhe Delçevë vlerësohen si të shpejta, ndërsa gjykatat në Strugë, Shtip, Berovë, Vinicë, Radovish, Sveti Nikolë dhe Strumicë kanë numër të konsiderueshëm të lëndëve të pazgjidhura dhe mungesë të gjyqtarëve. Gjykata themelore në Strumicë ka numrin më të madh - gjithsej 817 lëndë të pazgjidhura.

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski sot mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermani – Maqedoni e Veriut, e cila, siç thotë ishte mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim dhe njoftim me trendet aktuale dhe nismat në bashkësinë e biznesit. “Sot mora pjesë në ngjarjen e organizuar nga Oda Ekonomike Gjermani – Maqedoni e Veriut, ku pata mundësi të dëgjoj prezantime të dobishme dhe të shkëmbejmë përvoja me të pranishmit. Ngjarja ishte mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim dhe njoftim me trendet aktuale dhe nismat në bashkësinë e biznesit”, shkroi kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski. 

Shkup - Pirja e duhanit dhe ndotja e ajrit janë shkaqet kryesore të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK). Nevojitet rritje e ndërgjegjësimit për SPOK-un i cili është në top tre shkaqet kryesore të vdekshmërisë në mbarë botën dhe nga i cili vdesin tre milionë njerëz çdo vit. Kur shfaqen simptoma të tilla si kollë kronike dhe nxjerrje sekrecionesh, vështirësi në frymëmarrje, njerëzit duhet të paraqiten menjëherë për kontroll. Supozohet se mbi 100,000 njerëz në vend kanë SPOK. Çdo person i dhjetë mbi 40 vjeç e ka sëmundjen, thonë mjekët. "Sipas të dhënave nga Iniciativa globale për SPOK-un, vendet raportojnë rreth pesë për qind prevalencë që do të thotë se 100.000 njerëz kanë SPOK, por në realitet besohet se numri është më i lartë", tha doc. dr. Zorica Nanoviq, udhëheqëse e departamentit në Institutin e sëmundjeve pulmonare dhe tuberkulozit para fillimit të ekzaminimeve falas për vlerësimin e funksionit të frymëmarrjes të organizuara nga Instituti dhe Shoqata e pneumoftiziologëve si pjesë e shënimit të Ditës botërore të SPOK-ut.

Shkup - Pirja e duhanit dhe ndotja e ajrit janë shkaqet kryesore të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK). Nevojitet rritje e ndërgjegjësimit për SPOK-un i cili është në top tre shkaqet kryesore të vdekshmërisë në mbarë botën dhe nga i cili vdesin tre milionë njerëz çdo vit. Kur shfaqen simptoma të tilla si kollë kronike dhe nxjerrje sekrecionesh, vështirësi në frymëmarrje, njerëzit duhet të paraqiten menjëherë për kontroll. Supozohet se mbi 100,000 njerëz në vend kanë SPOK. Çdo person i dhjetë mbi 40 vjeç e ka sëmundjen, thonë mjekët. "Sipas të dhënave nga Iniciativa globale për SPOK-un, vendet raportojnë rreth pesë për qind prevalencë që do të thotë se 100.000 njerëz kanë SPOK, por në realitet besohet se numri është më i lartë", tha doc. dr. Zorica Nanoviq, udhëheqëse e departamentit në Institutin e sëmundjeve pulmonare dhe tuberkulozit para fillimit të ekzaminimeve falas për vlerësimin e funksionit të frymëmarrjes të organizuara nga Instituti dhe Shoqata e pneumoftiziologëve si pjesë e shënimit të Ditës botërore të SPOK-ut.

Shkup - Dy monitorë pacientësh dhe një inhalator mori sot Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve. Drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi, deklaroi se monitorët e pacientëve janë shumë të rëndësishëm për monitorimin e funksioneve jetësore të pacientëve të sëmurë më rëndë, ndërsa inhalatori është veçanërisht i rëndësishëm për pacientët me fibrozë cistike. "Ky donacion i rëndësishëm do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përkatësisht të kujdesit mjekësor që pacientët marrin në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe do të ndihmojë në përmirësimin e trajtimit të pacientëve tanë", tha dr. Memedi.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se sy hapur do ta ndjekin procesin gjyqësor që ka filluar sot për tragjedinë në Koçan dhe se ky është një test për pjekurinë e shoqërisë. "Fillon gjykimi për tragjedinë e Koçanit, dhe si deri më tani, LSDM-ja me sy hapur do ta ndjek procesin dhe të gjithë këtë rast. Do të kundërshtojmë çdo përpjekje për manipulim, fshehje të së vërtetës ose vonesa të gjata të drejtësisë. Kërkojmë dhe presim që procesi të udhëhiqet në mënyrë të hapur dhe transparent, në sy të gjithë publikut. Këtë ia kemi borxh prindërve, të gjithë qytetarëve dhe të gjithë shoqërisë. Ky është një test i madh për pjekurinë e shoqërisë sonë", tha Filipçe. Ai komentoi retorikën e kryeministrit, Hristijan Mickoskit, në deklaratën për LSDM-në se po udhëheq "politikë nekrifile". 

Shkup - Shkolla e Mesme Shtetërore me Qendër Burimore “Partenija Zografski” në Shkup shënon 70-vjetorin e themelimit, ndërsa në ceremoninë e organizuar me këtë rast fjalim mbajti ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, me mirënjohje për të gjithë ata që me përkushtimin, dijen dhe dashurinë e tyre kontribuuan që kjo shkollë të shndërrohet në shtyllë gjithëpërfshirëse. Puna juaj pasqyrohet te shumë të rinj me dëmtim në dëgjim të cilët janë rritur duke u bërë qytetarë të pavarur dhe aktivë, plotësisht të integruar në shoqëri. Vazhdojeni misionin tuaj fisnik për t’u ndihmuar fëmijëve të realizojnë dëshirat e tyre, duke mos i parë kufizimet e tyre, por duke i pranuar si të rinj që kanë potencial që duhet zhvilluar. Fëmijët me dëmtim në dëgjim kanë aftësi të arrijnë rezultate të njëjta si të gjithë fëmijët e tjerë”, tha Janevska, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes psikosociale në ndërtimin e vetëbesimit te nxënësit se janë të aftë të mësojnë dhe më pas të punojnë njësoj si çdo i ri tjetër.

Beograd - Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot gjetjet e SecuriMeter 2025, anketës vjetore të Ballkanit Perëndimor mbi perceptimet publike të sigurisë në Konferencën e Sigurisë në Beograd. Duke u mbështetur në mendimet e më shumë se 6,000 qytetarëve, ky edicion i pestë sjell provat më gjithëpërfshirëse deri tani mbi mënyrën se si njerëzit në rajon e perceptojnë sigurinë, besimin, qeverisjen dhe drejtimin e shoqërive të tyre. Duke hapur prezantimin, Sekretari i përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq theksoi se besimi është tema qendrore që del nga anketa e këtij viti. “Nëse SecuriMeter do të mund të përmblidhej në një fjalë, ajo do të ishte besimi. Njerëzit në të gjithë Ballkanin Perëndimor po na thonë se shqetësimet e tyre më të mëdha sot nuk janë kërcënimet e largëta, por qëndrueshmëria e institucioneve të tyre, drejtësia e qeverisjes dhe parashikueshmëria e së ardhmes. Lajmi i mirë është se besimi mund të rindërtohet: kur institucionet japin rezultate, besimi rritet; kur reformat janë të dukshme, rritet edhe besimi; dhe kur rruga evropiane është e besueshme, besimi rritet edhe në shtëpi”, tha Kapetanoviq.

Harkov - Të paktën 20 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, janë vrarë, ndërsa 66 janë lënduar në sulmet e sotme ajrore ruse në Ukrainën perëndimore, tregon bilanci i ri zyrtar. Rusët në sulmet masive kanë përdorur 476 dronë dhe 48 raketa, njoftojnë forcat ukrainase ajrore. Prej tyre, armata ukrainase ka rrëzuar 442 dronë dhe 41 raketa. Sulmet posaçërisht kanë qenë të orientuara ndaj rajoneve perëndimore të Ukrainas - Lviv, Ivano-Frankovsk dhe Ternopol.

Kiev - Parlamenti i Ukrainës sot votoi për shkakrimin e ministrave të Energjetikës dhe të Drejtësisë pas një hetimi gjithëpërfshirës për korrupsionin në sektorin e energjisë që ka shkaktuar krizën më të madhe politike në vendin e shkatërruar nga lufta. Hetimi për korrupsion në një skemë të dyshuar prej 100 milionë dollarë për kontrollimin e marrëveshjeve në agjencinë shtetërore bërthamore ka shkaktuar zemërim publik kundër udhëheqjes ukrainase, e cila po përpiqet të zmbrapsë forcat ruse. Ministri i Drejtësisë, German Galushçenko, i cili ishte ministër i Energjetikës nga viti 2021 deri në vitin 2025, dhe ministrja aktuale e Energjetikës, Svetllana Grinçuk dhanë dorëheqjen më parë nën presionin e presidentit Volodimir Zelenski.

Kiev - Numri i viktimave nga sulmi ajror rus i sotëm në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ternopol është rritur në 25, publikuan mediat ukrainase, duke cituar shërbimet e emergjencës. Në Ternopol, 25 persona, midis të cilëve dhe tre fëmijë, u vranë si pasojë e bombardimeve ruse të qytetit, ndërsa 73 persona, midis të cilëve dhe 15 fëmijë, u plagosën. “Katërmbëdhjetë psikologë nga Shërbimi shtetëror i emergjencës nga rajone të ndryshme të Ukrainës po punojnë në afërsi të ndërtesës së dëmtuar dhe tashmë u kanë ofruar ndihmë 150 personave", publikoi shërbimi në rrjetin social "Fejsbuk". Operacionet e shpëtimit emergjent janë ende duke u zhvilluar. 

Tel Aviv - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kanë lëshuar paralajmërim për banorët e dy qyteteve në Libanin jugor, Deir Kifa dhe Shehur, para sulmeve ajrore të planifikuara ndaj infrastrukturës së Hezbollahut. Zëdhënësi i IDF-së, Aviçaj Adrej, tha se sulmet do të synojnë infrastrukturën ushtarake që i përket organizatës terroriste Hezbollah, si përgjigje të përpjekjeve të dyshuara të grupit për të rinovuar aktivitetet e tij në rajon, njoftoi Tajms of Izrael. IDF publikoi harta me lokacione që do të jenë në shënjestër, duke theksuar se banorët duhet të evakuohen menjëherë nga zonat për sigurinë e tyre. 

Tetovë - Futbollistët e Shkëndijës janë çerekfinalistët e fundit në Kupën e Maqedonisë së Veriut, pasi pasdite në Tetovë fituan Tikveshin me rezultatin 2:0. Golat i shënuan Alhasan në minutën e 43-të dhe Mazari në kohën shtesë. Në çerekfinale kualifikimin paraprakisht e siguruan edhe fituesi aktual i Kupës Vardari, Struga, Rabotniçki, Sileksi, Ohri, Shkëndija e Haraçinës dhe Detoniti.

Остани поврзан