• сабота, 06 декември 2025
MIA Flesh

15:00/11 nëntor/2025

Ohër - Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se deri në fund të këtij viti pritet që katër deri në pesë kompani të nënshkruajnë marrëveshje për hapjen e kapaciteteve të tyre në vend të cilat do të punësojnë rreth një mijë persona. Potencoi se Qeveria punon vazhdimisht për të sjellë investitorë të rinj në vend dhe se Maqedonia e Veriut është një nga vendet më konkurruese në Evropë.

Resnjë  – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova theksoi sot se në raportet e Komisionit Evropian, shteti i cili vlerësohet mund të përparojë teknikisht, por politikisht të jetë i bllokuar ose vlerësimi teknik ndonjëherë prezantohet përgjatë prizmit politik. Siljanovska Davkova gjatë vizitës së punës në Komunën Resnjë, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve që të japë koment për raportin e fundit për progresin e vendit, të cilin Komisioni Evropian e publikoi javën e kaluar, theksoi se raportet më shumë duhet të jenë pasqyrë teknike, sepse ata diagnostikojnë, klasifikojnë dhe vlerësojnë. 

Resnjë  - Kujdesi për liqenin e Prespës është arsyeja kryesore pse presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e vizitoi komunën e Resnjës prej ku njoftoi se në periudhën e ardhshme do të vizitojë një numër të madh komunash dhe vende të populluara në mbarë vendin. Ajo shprehu kënaqësi që është në Resnjë, një qytet, i cili sipas saj, për shumë arsye, shumë më shpesh duhet jo vetëm presidentët, por edhe të gjithë ta vizitojnë. Jo vetëm, siç tha, për shkak të bukurisë, historisë, bashkëjetesës, liqenit, zogjve të rrallë, Pallatit, muzeut të Tatarçevit, Nade Proevës...

Shkup - Në Koalicionin VLEN jemi dakord dhe e ndajmë mendimin se pas zgjedhjes së Izet Mexhitit për kryetar të komunës së Çairit, në vendin e tij duhet të vijë propozimi i ynë - Bekim Sali, deklaroi sot zëvendës kryeministri i obliguar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me rikonstruimin e Qeverisë. "Izet Mexhiti kishte dy funksione në Qeveri, ministër i Mjedisit Jetësor dhe zëvendës kryeministër. Ne vlerësojmë se duhet të propozojmë një emër plus, ministër të Mjedisit Jetësor dhe zëvendës kryeministër. Këtë javë besoj se do të ulemi me kryeministrin si mandatar më së voni deri nesër dhe do të gjejmë zgjidhje të përbashkët", tha Fetai.

Shkup  - Nga 1 shkurt, Qendra Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil do të kalojë nën kompetencat e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK).  Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ali Muhamed, dhe drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Dragi Stojanoski, sot nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim financiar dhe operacional midis të dy institucioneve. Siç theksohet në kumtesën e Qendrës, si rezultat i kësaj marrëveshjeje, QMK merr përsipër detyrën për të themeluar Qendrën Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil.

Shkup - Hetimi për pjesëtarët e policisë, në lidhje me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ishte paraparë të përfundoj deri në fund të shtatorit të këtij viti, megjithatë ka pasur rrethana objektive rreth marrjes në pyetje të dëshmitarëve të caktuar, ku me siguri në fillim të muajit të ardhshëm do të merret vendimi i prokurorit publik, deklaroi prokurori publik republikan, Lupço Kocevski, i pyetur për ecurinë e hetimeve të tjera dhe hetimeve paraprake për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan. 

Shkup  – Në organizim të Asociacionit Evropian për Arsimim në Burgje (EREA) dhe me partneritet të organizatës civile nga sfera e arsimit në burgjet EKE Manastir, sot në Shkup filloi Konferenca Evropiane për Arsimim në Burgje.  Siç theksoi kryetari i Asociacionit Evropian për Arsimim në Burgje, Tomas Uitrih, arsimimi në burgje përfaqëson pjesë kyçe të procesit të risocializimit dhe dinjitetit njerëzor, duke theksuar se të gjithë të burgosurit duhet të kenë qasje të njëjtë në mësim dhe zhvillim personal. 

Shkup  - Gjatë muajit shtator të këtij vitit janë miratuar 314 leje ndërtimi, që është për 6,1 për qind më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.  Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7.124.419 mijë denarë, që është për 5,2 për qind më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Shtip - Gjykimi për vrasjen e shtetasit turk në një kafenene në sheshin e qytetit "Liria" në Shtip fillon më 27 nëntor në Gjykatën Themelore në Shtip. Gjyqtarja Julijana Nedkova është caktuar për këtë lëndë, në të cilën përfshihen pesë persona, njëri prej të cilëve akuzohet për veprën penale vrasje dhe veprën penale të posedimit të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese, ndërsa katër persona akuzohen për veprën penale si ndihmës në kryerjen e vrasjes.

Shkup - Siguria e Evropës nuk mund të jetë e plotë pa sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Siguria jonë nuk mund të jetë e qëndrueshme pa integrimin e plotë në strukturat e NATO-s dhe BE-së, ka thënë sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në hapjen e konferencës së 10-të jubilare për koordinimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor nën moton "Ballkani Perëndimor - BE: Siguri e përbashkët dhe e ardhme e përbashkët".

Shkup  - Në shtator të këtij viti janë evidentuar 132.999 turistë të cilët realizuar 262.686 bujtje, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.  Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 24,6 për qind ishin turistë vendor, ndërsa 75,4 për qind ishin turistë të huaj. Prej gjithsej 262.686 bujtje, 31,8 për qind i kanë realizuar turistët vendor, ndërsa 68,2 për qind të huaj. 

Dibër  - Dilemën se kush kë do të mbështesë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të komunës së Dibrës, për shkak të balancit të pushtetit, sot e zgjidhi kandidati i pavarur për kryetar komune, Ramadan Imeri i cili në zgjedhjet lokale ka pasur edhe listë të këshilltarëve. Sipas tij, për funksionin e kryetarit të Këshillit, tre këshilltarët e pavarur "shprehin mbështetjen e tyre të plotë për Afrim Kërkutin i cili ishte bartës i listës së këshilltarëve nga VLEN".

Ankara – Prokuroria kryesore në Stamboll përgatiti akuzë në rastin për krijimin dhe udhëheqjen e një grupi të organizuar kriminal nga ana e ish kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamogllu, me çka bëri të ditur se gjithsej 402 të akuzuar, prej të cilëve 105 janë në paraburgim, dhe kërkoi dënim për Imamogllun prej 828 deri 2.352 vite burg, njoftoi gazeta “Huriet”. 

Berlin – Gjermania do ta rrisë ndihmën për Ukrainën në vitin 2026 për tre miliardë euro, me çka mbështetja e përgjithshme do të arrijë më shumë se 11,5 miliardë euro, tregon draft buxheti më i ri i përgatitur nga Ministria e Financave për debatin e fundit të Këshillit të Buxhetit të Bundestagut.  Këto mjete shtesë, të cilat do të ndahen për qëllime të mbrojtjes, do të drejtohen drejt furnizimit të artilerisë, fluturakeve pa pilot, automjeteve të blinduara dhe zëvendësim të dy sistemeve raketore për mbrojtje ajrore “Patriot”, shkruan “Velt”.

Islamabad  - Një vetvrasës me bomba në mëngjes vrau të paktën 12 persona para një gjykate në kryeqytetin pakistanez Islamabad, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Mosin Nakvi. Disa persona tjerë janë plagosur, ndërsa disa janë në gjendje kritike, deklaroi një burim nga spitali.

Barcelonë  - Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski mund të pensionohet në verën e vitit 2026. Sipas "sport.es", polaku 37-vjeçar dëshiron të mbetet në klubin katalonas. Nëse Barcelona vendos të mos e vazhdojë kontratën me sulmuesin, e cila skadon në verë të vitit 2026, e ai nuk është i kënaqur nga ofertat tjera, Levandovski është i gatshëm të pensionohet.

Остани поврзан