12:00 / 12 nëntor / 2025
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar një video nga rikonstruksioni i qarkores në Kriva Pallankë. "Rehabilitimi i qarkores Kriva Pallankë, e cila çon drejt Bullgarisë fqinje. Një projekt shumë i rëndësishëm i Korridorit 8, që është vazhdim i rrugës ekspres Stracin – Kriva Pallankë dhe lidhje rrugore me vendkalimin kufitar Deve Bair, e cila është lidhja kryesore me Bullgarinë. Qarkorja e Kriva Pallankës është një projekt me të cilin nxisim zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal, ndërkohë që sigurojmë transport më të shpejtë dhe komunikacion më të sigurt", ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski.
Shkup - Deri në fund të muajit ose në fillim të muajit të ardhshëm, Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) do të shpall çmimet për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski nuk pret ndryshime në këtë pjesë. "MEPSO kërkoi një rritje minimale prej 0.67 për qind për transmetimin e energjisë elektrike, operatori i tregut nuk kërkoi rritje, ndërsa Elektrodistribuimi nuk specifikoi në kërkesën e saj, duke marrë parasysh se gjatë këtij muaji do të ketë një tender për furnizimin e humbjeve të energjisë elektrike të cilat kanë ndikim jashtëzakonisht të madh në çmimin e energjisë elektrike, ashtu që deri në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm do të dimë çmimet e përcaktuara nga KRRE, ato janë transmetimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe këtu nuk besoj se do të ketë ndryshime. Pas përfundimit të tenderit për furnizuesin universal konform Ligjit të ri për energjetikën, EVN Home do të shpallë çmimin e ri për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël", thotë Bislimoski i cili sot mori pjesë në konferencën e tretë MARES, kushtuar strukturimit të së ardhmes së energjisë së rinovueshme.
Shkup - Deponia e Shkupit "Drisllsa, është në gjendje jashtëzakonisht të keqe dhe fuqishëm po merremi që të transformohet duke ndjekur shembullin e qendrave të tjera moderne rajonale evropiane përttë përpunuar dhe trajtimin e mbeturinave, tha sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Në fjalimin e tij në punëtorinë eksperte për krijimin e vendeve të gjelbra të punës në Maqedoni, Gjorgijievski tha se vendi duhet maksimalisht të bëjë përpjekje për përzgjedhjen e mbeturinave dhe përdorimin e tyre më efikas si lëndë e parë. Kryetari i Qytetit kujtoi se menjëherë pas marrjes së detyrës së re, filloi me pastrimin e Shkupit.
Shkup - Nga 15 nëntori automjetet të cilat marrin pjesë në komunikacionin publik në rrugë janë të detyruar të posedojnë pajisje dimërore të përcaktuara me ligj. Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, posedimi i detyrueshëm i pajisjes dimërore është sipas dispozitave nga Ligji për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor. Sipas dispozitave të Rregullores për pajisjen e detyrueshme të automjeteve për pjesëmarrje të sigurt në trafik si pajisja dimërore për automjete motorike me peshë deri në 3.500 kilogramë janë: goma dimërore në të katër rrotat me thellësi minimale të shiritit katër milimetra në gjithë sipërfaqen, goma verore në të katër rrotat me thellësi minimale katër milimetra, nëse automjeti ka me vete zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse ose pajisje të tjera ndihmëse.
Shkup - Banka Popullore veproi me vendosmëri për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar në ekonomi. Ashtu si shumica e bankave qendrore në rajon dhe më gjerë, u ndërmorën masa gjithëpërfshirëse të synuara për stabilizimin e inflacionit, ruajtjen e qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit dhe forcimin e stabilitetit financiar, theksoi guvernatori Trajko Sllaveski në konferencën e mbajtur në Tiranë, Shqipëri, në organizim të Bankës së Shqipërisë dhe Komitetit për Transformimin e Breton Uds, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të saj. Në konferencë mori pjesë edhe zëvendësguvernatori Fadil Bajrami. Në panel diskutimin në të cilën po marrin pjesë edhe guvernatorët e Armenisë, Maltës, Lituanisë dhe Portugalisë, ndërsa të cilën e ka udhëhequr zëvendësguvernatorja e parë e bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhizi, guverntaroi Sllaveski theksoi se politika monetare e menduar me kujdes dhe masat e ndërmarra në tregun valutor kontribuan në forcimin e pritjeve të inflacionit dhe në uljen graduale të inflacionit.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Abdullah Eren, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fusha të ndryshme zhvillimore. “Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e TIKA-s në zhvillimin e Kosovës për më shumë se dy dekada, duke theksuar se projektet e kësaj agjencie kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme në përmirësimin e infrastrukturës kulturore, arsimit dhe shëndetësisë në vend, duke falënderuar posaçërisht për mbështetjen në ndërtimin e Qendrës për fëmijë me sindromën doun dhe autizëm në Prishtinë”, theksohet në kumtesë.
Paris – Franca është e shqetësuar për operacionet ushtarake amerikane në Detin e Karaibeve sepse ata e shkelin të drejtën ndërkombëtare, deklaroi shefi i diplomacisë franceze Zhan – Noel Baro, transmetuan mediat britanike. Ushtria amerikane deri më tani kreu të paktën 19 sulme mbi anije për të cilat dyshohet se merren me tregti me drogë në Detin e Karaibeve dhe në bregun e Paqësorit në Amerikën Latine, me çka humbën jetën të paktën 76 persona. “Me shqetësim i ndjekim operacionet ushtarake në rajonin e Karaibeve sepse ato e shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe sepse Franca ka prani në këtë rajon përmes territoreve të saja tejoqeanike”, tha Baro në margjinat e takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të G7 në Kanada.
Otavë - Italia do të luajë rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në procesin e ripërtëritjes së Gazës dhe stabilizimit të armëpushimit mes Izraelit dhe palestinezëve, deklaroi ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani në margjinat e takimit ministror të G7 në Kanada. "Përkushtimi i Italisë në Lindjen e Mesme mund të përfshijë stërvitje të policisë palestineze ose kontribut në administratën civile. Do të konsultohemi me të gjitha palët e prekura, duke përfshirë edhe me myslimanët", tha Tajani.
Uashington - Kërkesa globale për naftë dhe gaz mund të rritet deri në vititn 2050, kumtoi sot Agjencia Ndërkomëtare e Energjisë (IEA), duke devijuar pritjet e saj të mëparshme për kalim të shpejtë drejt derivateve dhe duke parashikuar se bota sipas të gjitha gjasave nuk do t'i përmbush objektivat klimatike. IEA, agjencia perëndimore për mbykëqyrje të sigurisë së energjisë, në vitet e fundit është nën presionin e SHBA-së për shkak fokusit të saj në politikat për energji së pastër, pasi presidenti Donald Tramp iu bëri thirrje kompanive amerikane të zgjerojnë në mënyrë shtesë prodhimin e naftës dhe gazit.
Uashington - Ligji për financimin e administratës federale amerikane në kulmin e bllokadës më të gjatë të qeverisë federale në historinë e SHBA-së sot do të dërgohet në Dhomën përfaqësuese për miratim, pasi të hënën u miratua në Senat me 60 vota "pro" dhe 40 "kundër", publikuan mediat amerikane. Kryetari i Dhomës përfaqësuese, Majk Xhonson dy ditë më parë i porositi deputetët që të fillojnë të kthehen në Uashington sa më shpejt të jetë e mundur, duke theksuar vonesat e fluturimeve në të gjithë SHBA-në, publikoi Si-Bi-Es Njuz.
Gazë - Izraeli sot e ka hapur vendkalimin Zikim, në Gazën veriore, për t'u mundësuar kamionëve me ndihmë humanitare të hyjnë në Rripin e Gazës, publikoi Reparti i Armatës izraelite, i obliguar për ndjekjen e dërgesës së ndihmës (COGAT). Agjencitë për ndihmë të Kombeve të Bashkuara kërkuan rihapjen e sërishme të vendkalimit për të lejuar më shumë ndihma të arrijnë në Rripin e Gazës së shkatërruar veriore, veçanërisht pas një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit muajin e kaluar, njoftuan mediat britanike. Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare (OCHA) njoftoi se vendkalimi u mbyll më 12 shtator dhe se prej atëherë asnjë agjenci humanitare nuk ishte në gjendje të dërgonte furnizime.