• четврток, 07 ноември 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/2 tetor/2024

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Fronti evropian nuk ka ndër mend të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar, porositi sot lideri i Bashkimit demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencën për shtyp kushtuar 100 ditëve punë të Qeverisë së re. Në konferencën për shtyp të titulluar "100 ditë skandale, dështime, nënçmime dhe poshtërsime", i cek se nuk kanë ndër mend të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar i cili, siç thanë, nuk i respekton të drejtat themelore të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera më të vogla. Theksuan se "Fronti evropian" nuk do ta destabilizojë vendin, por do të organizojnë protesta të cilat, siç cekën, janë e drejtë demorkatike.

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Nga Prokuroria Publike pasdite informuan se dje tek ata ka arritur njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe dokumentacioni nga Ministria e Kulturës për gjoja keqpërdorim të mjeteve buxhetore nga ish ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska - Stojçevska. "Në Prokurorinë Publike dje nga Ministria e Punëve të Brendshme është dorëzuar njoftim dhe dokumentacion nga Ministria e Kulturës. Prokuroria po e shqyrton materialin dhe do të ndërmarrë veprime", qëndron në informacionin e Prokurorisë Publike.

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati takim me përfaqësuesit e Entit për Statistikë të Bashkimit Evropian – Eurostat, Zhan-Pjer Ponsele dhe Klaudija Junker. Në fokus të bisedimeve, siç informon Ministria për Çështje Evropiane,  ishte rëndësia e statistikës zyrtare në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe përdorimi i saj për krijimin e politikave dhe ekonomive zhvillimore të bazuara në fakte. U diskutua edhe për mbështetjen e Entit Shtetëror të Statistikës për t'iu përgjigjur nevojave të procesit euro-integrues. 

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti përfaqësuesit e Lidhjes së Shoqatave të Infermierëve, Teknikëve, Akushereve dhe Infermierëve Dentar të Maqedonisë, të udhëhequr nga shoqata "SHITAID" "PËR NE", ndërsa në prag të mbajtjes së Kongresit të 3-të Ndërkombëtar të Lidhjes, informojnë nga kabineti i saj.

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Gjithsej 43 persona janë hospitlaizuar pas zjarrit në një ndërtesë në Çair, që shpërtheu sot në mëngjes. Në Klinikën për toksikologji janë pranuar 31 pacientë, pesë prej të cilëve janë mbajtur për mjekim spitalor. Në Klinikën e fëmijëve janë pranuar 12 fëmijë, dy prej të cilëve janë mbajtur për mjekim. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile.

Strugë, 2 tetor 2024 (MIA) - Zhvillimi i qëndrueshëm në sektorin energjetik nuk nënkupton vetëm adaptimin e teknologjive të energjisë së pastër, por edhe promovimin e efikasitetit energjetik dhe zvogëlimin e shpenzimeve totale të energjisë, tha ministrja e Energjisë, Xehetarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozhinovska në hapjen e konferencës ndërkombëtare "Energjetika 2024", e cila prej sot deri të premten do të mbahet në Strugë në organizim të Shoqatës energjetike të Maqedonisë (ZEMAK). 

Strugë, 2 tetor 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut nuk do të mbetet imune ndaj pasojave në sektorin energjetik të shkaktuara nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe luftën midis Izraelit dhe Iranit, vlerësojnë disa nga ekspertët, pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare “Energjetika 2024”, e cila nga sot deri të premten mbahet në Strugë nën organizim të Shoqatës energjetike të Maqedonisë (ZEMAK).

Berlin, 2 tetor 2024 (MIA)-  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në Festivalin e parë gastronomik shqiptar që tuboi në një vend 110 komapani nga Ballkani, si dhe bëri bashkë ata me vendimmarrësit politik nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Prishtinë, 2 tetor 2024 (MIA) - Drejtori i Ekipit ndërlidhës këshillues të NATO-s, Kristian Navrat deklaroi se Aleanca mbetet e përkushtuar që ta luajë rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovës dhe të gjithë rajonit. Në Konferencën vjetore të Forcave të Sigurisë të Kosovës (FSK),“FSK dhe Partnerët 2024”, Navrat tha se NATO ta na ndihmojë FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, duke u shndërruar në një forcë shumë etnike.

Tiranë, 2 tetor 2024 (MIA) - Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve, thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë. Në reagim thuhet se "kjo parasheh eskalim domethënës, me çka rritet kërcënimi për siguri rajonale".

 Moskë, 2 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov sot pati një takim me ambasadorët arabë në Moskë për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.  Takimi i Lavrovit, siç theksoi zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zaharova, ka qenë me kërkesë të ambasadorëve arabë.

Tel-Aviv, 2 tetor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite sot ka njoftuar se Irani ka arritur t'i godasë bazat ajrore izraelite gjatë sulmit të djeshëm me raketa, por se sulmi ka qenë joefikas, publikuan mediat izraelite. Raketat kanë dëmtuar zyra dhe "zona për mirëmbajtje" në bazat që ndikojnë në funksionimin e forcave ajrore izraelite (IAF).

Romë, 2 tetor 2024 (MIA) - Ministri italian i Punëve të Jashtme Antonio Tajani sot deklaroi se ende ekziston mundësia të shmanget një luftë që mund të përfshijë gjithë Lindjen e Mesme. "Krijimi i frontit libanez dhe ndërhyrja direkte e Iranit rrritën rrezikun nga një konflikt rajonal i përmasave të mëdha, por përshkallëzimi ende më shumë na shtyn drejt asaj të punojmë në paqen dhe dialogun. Apelojmë për përgjegjësinë e të gjithë aktorëve rajonal", tha Tajani në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, ndërsa transmetoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Teheran, 2 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian sot deklaroi se Izraeli duhet t'i ndalojë "krimet e veta" ose e pret reagimi më i ashpër. "Nëse regjimi zionist nuk i ndalon krimet e veta, do të përballet me reagime më të ashpra", deklaroi Pzeshkian një ditë pasi që Irani gjuajti pothuajse 200 raketa ndaj Izraelit, si përgjigje të operacionit izraelit në Liban, kundër Hezbollahut.

Kopenhagë, 2 tetor 2024 (MIA) - Policia daneze ka njoftuar se dy shpërthime, me siguri të shkaktuara nga bomba dore, kanë ndodhur këtë mëngjes në afërsi të ambasadës izraelite në Kopenhagë. Pas shpërthimeve janë arrestuar tre persona. "Nuk ka të plagosur, nuk ka as dëmtime të ndërtesës", njoftuan nga ambasada.

 

Остани поврзан