• четврток, 07 ноември 2024
MIA FLESH

18:00 / 6 nëntor / 2024

Shkup – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski deklaroi sot se nuk ka dakorduar takim me presidentin bullgar Ruman Radev në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane në Budapest, që mbahet nesër. “Jo, por jam i gatshëm të bisedoj me çdonjërin, kudo në bazë të marrëveshjes së vërtetë që do të na dërgojë te qëllimi, është jo ta bëjmë vetëm hapin e parë”, tha Mickoski sot i cili ishte në takim me përfaqësues të Masit. 

Shkup - Fitorja bindëse e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmoi se sondazhet e opinionit publik dështuan, në të cilat kishte  perspektiva të barabarta për fitore me kundërshtaren e tij, demokraten Kamala Harrs. Në rrugën tonë të integrimeve evropiane, nuk përjashtohet mundësia e ndërmjetësimit të Departamentit të Shtetit për zhbllokimin e procesit, thonë në deklarata për MIA-n ish-ambasadori në SHBA, Vasko Naumovski dhe analisti Marko Troshanovski.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret shtrenjtim të rrymës nga 1 janari. Siç tha sot, megjithatë, Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE), si trup i pavarur, e ka fjalën e fundit. Kjo Qeveri, tha Mickoski, nuk është feudale, por sipas Kushtetutës, është e obliguar të kudjeset për mirëqenien sociale.

Shkup - Të turpshme janë veprimet e shefit të DPB-së - Koçan, i cili e ka keqpërdorur legjitimacionin zyrtar për të kaluar pa pagesë në pikëpagesat, vlerësoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Në pyetjet e gazetarëve, Toshkovski theksoi se këtë periudhë do të vijojnë më shumë kallëzime penale për keqpërdorime në kuadër të institucioneve. Nuk e vlerësoj, tha ai, se ne bëjmë "bjeri samarit, nëse nuk mundesh gomarit, por në këtë mënyrë duhet të japim një shembull se secili nga ne duhet të respektojë ligjet".

Shkup – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, po qëndron për vizitë studimore treditëshe në Slloveni në organizim të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), si pjesë e agjendës së tij për shkëmbim të përvojave dhe zbatim të praktikave pozitive të vendeve të rajonit në drejtim të përgatitjes së ndryshimeve të planifikuara të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Ai sot mbajti takime me njeriun e parë të Ministrisë për Kohezion dhe Zhvillim Rajonal, Aleksandar Jeshvek dhe me Franc Props, i cili udhëheq me Ministrinë e Drejtorisë Publike, informojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. 

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në Abu Dabi zhvilloi takim pune me zëvendësministrin e Shëndetësisë, njëherit edhe drejtor i përgjithshëm i Emirates Health Service, Jusuf Mohamed AlSerkal, informon ekipi i tij. Në takim janë diskutuar intensifikimi i bashkëpunimit midis dy vendeve, sidomos në sferën e shkëmbimit të përvojave dhe specializimeve të mjekëve në universitetet e dy vendeve.

Shkup - Kompanitë në vend do t'i marrin paratë nga huaja hungareze me kushtet e njëjta, me të cilat janë marrë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai edhe një herë tha se paratë kanë arritur, por ende po negociohet me bankat komerciale rreth asaj se cili do të ishte obligimi i shtetit ndaj tyre.

Shkup - Prej sot do të fillojë punën  trupi ri koordinues kombëtar i formuar  për herë të parë në mandatin e një Qeverie, i cili do të ketë për detyrë ngritjen e sistemit të shkatërruar të arsimit të lartë dhe të garantojë qëndrueshmëri të mëtejshme të cilësisë, si dhe përmirësimin e investimeve në shkencë dhe kushteve për punë kërkimore-shkencore në vend. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr.Vesna Janevska pas mbajtjes së seancës konstituive të trupit koordinues kombëtar për reforma në arsimin e lartë, shkencë, kërkim dhe zhvillim, si iniciativë e programit të punës së Qeverisë së re.

Shkup - Mirënjohje e madhe për Policinë e Maqedonisë, e cila, krah për krah me policitë nga mbi 116 vende të botës, me sukses dhe në mënyrë profesionale mori masa brenda LIBERterra II të Interpol-it, e cila u promovua gjatë Asamblesë së Përgjithshme në Glasgov, Mbretëria e Bashkuar, kumtuan sot nga MPB-ja.  Në fillim të tetorit 2024, Ministria e Punëve Brendshme ishte nikoqire Shtabit Evropian Operativ, i vendosur në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar LIBERTERAA II, i koordinuar nga Interpol-i, me pjesëmarrjen e 116 vendeve të botës.

Shkup - Të shfuqizohet "e dila ditë jopune" dhe t'u mundësohet inxhinierëve të IT-së të punojnë nga shtëpia, por edhe me orar të shkurtuar të punës, kërkon Oda ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit (MASIT). Kjo, siç iu përcjellë sot kryeministrit Hristijan Mickoski, janë përfitime që në vitë aplikohen me vite të tëra. Siç deklaroi kryetarja e MASIT, Aneta Antova Pesheva pas takimit me Mickoski, industria e IT-së shpreson se transformimi digjital në vend do të ndodhë shpejt.

Shkup – Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetit e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Gazi Babë, Saraj dhe Gjorçe Petrov, njoftoi QRMK – Shkup.  Në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Borivoe Milloshevski”, “Vera Radosavleviq”, “Zendel Xhemail” dhe objektet te Tregu me shumicë në Komunën Gazi Babë. 

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Hungari ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti, në Budapest. Në këtë Samit,  Presidentja Osmani bashkë me liderët e tjerë do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë në Evropë, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme, sfidat e migracionit dhe ato ekonomike.

Tiranë - Autoritetet policore në Shqipëri dhe Itali kanë shkatërruar një rrjet kriminal për kontrabandim të drogës, të drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë. "Grupi kriminal që kontrabandonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt porteve detare italiane, kryesisht në Livorno, është shkatërruar në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore italiane. Dërgesat e organizuara të drogës përfundonin më pas në disa vende anëtare të BE-së", kumtoiProkuroria e Posaçme shqiptare kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK.

Athinë - Trupa të pajetë të tre burrave dhe një gruaje janë nxjerrë nga deti në afërsi të ishullit grek, Rodos, ndërsa në breg janë zbuluar 25 refugjatë dhe migrantë, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Televizioni shtetëror grek ERT publikoi se, sipas dëshmive të personave të mbijetuar, vonë mbrëmë kontrabandisti që i ka transportuar, i ka detyruar ta braktisin varkën derisa ende kanë qenë larg bregut, pas çka ka ikur.

Romë - Një anije e marinës italiane sot lundroi drejt Shqipërisë, duke transportuar një grup të dytë emigrantësh, ku do të përpunohet kërkesa e tyre për azil. Në anijen "Libra" ka tetë migrantë të shpëtuar dy ditë më parë, ndërsa në qendrën e migrantëve në Shëngjin duhet të mbërrijnë nesër. Italia muajin e kaluar e dërgoi grupin e parë prej 16 emigrantësh në Shqipëri, por më vonë gjykata italiane vendosi se ndalimi i tyre është i pavlefshëm dhe urdhëroi autoritetet që t'i kthenin në Itali. Gjykata theksoi se vendet amë të migrantëve nuk i konsideron të sigurta.

Romë – Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi deklaroi sot se ka mundësi që ta vizitojë kryeqytetin iranian Teheran në ditët në vijim. “Ndoshta për disa ditë ende duhet ta konfirmojmë momentin, por ajo do të bëhet”, tha Grosi në konferencë për media në Romë, i pyetur për udhëtimin në kryeqytetin iranian. 

Gjenevë – Ministri i Punës i Libanit, Mustafa Bajram, sot deklaroi se Libani ngrit padi kundër Izraelit para Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) të OKB-së për serinë e sulmeve vdekjeprurëse që kanë plagosur dhe vrarë punëtorë. Bajram udhëtoi për në Gjenevë për të ngritur zyrtarisht padinë kundër Izraelit para ILO-së, e cila përbëhet nga qeveri, kompani dhe punëtorë

Nju-Delhi - Kryeministri i Indisë, Narendra Modi deklaroi se pret marrëdhënie më të fuqishme mes Uashingtonit dhe Nju-Delhit dhe dërgoi "urime më të përzemërta" deri te Donald Trampi për zgjedhjen e tij për president të SHBA-së. "Urimet më të përzemërta miku im për fitoren tënde zgjedhore historike", ka shkruar Modi në rrjetin social Iks, pak para se të konfirmohet fitorja e Trampit.

Bejrut – Lideri i ri i sapoemëruar i Hezbollahut libanez, Naim Kasem deklaroi sot se nuk është e mundur që Izraeli të fitojë në luftën kundër organizatës proiraniane. “Fitorja është e jona dhe ne jemi gati për një luftë rrënimi pa marrë parasysh sa do të zgjasë. Izraeli nuk mund ta fitojë atë luftë. Ne do të qëndrojmë të vendosur dhe (kryeministri izraelit Benjamin) Netanjahu nuk mund të fitojë”, tha Kasem me rastin e 40 ditëve të vrasjes së paraardhësit të tij Hasan Nasralla në një sulm ajror izraelit në Bejrut.

Gazë – Lideri palestinez Mahmud Abas e uroi Donald Trampin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke shprehur bindje se do t’i mbështesë “aspiratat legjitime” të palestinezëve për shtetësi. “Jemi të bindur se SHBA-ja nën udhëheqjen tuaj do t’i mbështesë aspiratat legjitime të popullit palestinez”, tha Abasi në deklaratën që e transmetoi agjencia zyrtare e lajmeve, duke konfirmuar, siç e quajti përkushtimin palestinez të “aspiratës së lirisë, vetëvendosjes dhe shtetësisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Moskë – Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitrij Medvedev  deklaroi sot se sipas gjithave është lajm i keq për Ukrainën që Donald Trampi fitoi në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, sepse, siç deklaroi, nuk dëshiron të ndajë shumë para për Kievin.  Medvedevi raportoi në Telegram se Trampi ka një cilësi që është e dobishme për Rusinë, e cila është se si biznesmen ai nuk dëshiron të shpenzojë shumë para për "projekte të këqija bamirësie dhe "organizata të pangopura ndërkombëtare" dhe se Ukraina ndoshta bie në kategorinë që Trampi nuk dëshiron të shpenzojë shumë para.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot nënshkroi dy ligje për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit në vend. Sipas ueb-faqes së Radës supreme, Parlamentit, , statusi i të dy ligjeve është përditësuar, që tregon se ato kanë hyrë në fuqi me nënshkrimin e Zelenskit. Me nënshkrimin e këtyre dy ligjeve, gjendja e jashtëzakonshme dhe mobilizimi në Ukrainë është vazhduar edhe për tre muaj të tjerë deri më 7 shkurt 2025.

Uashington - Fitorja e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në thelb do t'i ndërpres proceset penale kundër tij, të paktën për katër vitet që ai do të jetë në Shtëpinë e Bardhë. Pengesa e e fundit ligjore e pret më 26 nëntor në Nju-Jork para kthimit të tij zyrtar në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, e ajo është shqiptim i dënimit të vetëm nga katër proceset penale që avokatët e tij nuk kanë arritur t'i anulojnë.

Uashington - Republikanët kanë rritur shumicën e tyre të sapofituar në Senat, pasi që kanë ndërmarrë vendin në Montana nga demokratët, kështu që tani ata kanë 52 nga 100 vendet e disponueshme në Senat, njoftojnë mediat amerikane. Ata, gjithashtu, arritën sukses në garën për kontroll të Dhomës Përfaqësuese, dhe nëse fitojnë shumicë, do të jenë në gjendje të diktojnë agjendën në Uashington, duke ndihmuar presidentin e sapozgjedhur, Donald Trampin të përmbush premtimin e tij për të ulur taksat dhe për të kufizuar migracionin.

Cyrih - Kryetari e Federatës ndërkombëtare të futbollit (FIFA), Xhani Infantino, sot ka uruar Donald Trampin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA. "Urime zotëri president. Do të kemi një Botëror të madh dhe një Kupë të shkëlqyeshme të FIFA-s për klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Futbolli bashkon botën", shkroi Infantino në profilin e tij në Instagram. Në vitin 2025, SHBA-ja do të jetë nikoqir i Kupës së Botës për klube, në të cilën do të marrin pjesë 32 ekipe për herë të parë në histori.

Остани поврзан