• четврток, 07 ноември 2024
MIA Flesh

15:00/5 nënor/2024

Shkup - Dita e gjuhës rome është gjithashtu rikujtesë se ne duhet ta ruajmë këtë gjuhë, ta mirëmbajmë atë dhe të sigurohemi që ajo të vazhdojë të jetojë dhe të zhvillohet. Kujdesi për gjuhën është edhe kujdesi për të ardhmen e kulturës rome dhe vlerat e saj. Duke mbështetur arsimin, ngjarjet kulturore dhe iniciativat ndërkombëtare, mund të jemi të sigurt se gjuha rome do të vazhdojë të jetë pjesë e pasurisë sonë kulturore, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në shënimin e Ditës ndërkobëtare ët gjuhës rome. Mickoski theksoi se në dekadat e fundit, bëhen përpjekje serioze për mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës rome. Megjithatë, përballemi me shumë sfida, pasi kjo gjuhë është ende nën kërcënimin e humbjes për shkak të asimilimit dhe mungesës së mbështetjes sistematike.

Shkup - Në organizim të përbashkët të Asamblesë parlamentare të NATO-s dhe NATO-s sot është mbajtur mbledhja e rregullt për deputetët e sapozgjedhur në selinë e Aleancës në Bruksel. Në mbledhje morën pjesë deputetët nga nëntë vendet anëtare dhe pesë delegacionet asociative të cilat për herë të parë janë pjesë e organeve të Asamblesë parlamentare duke përfshirë edhe Delegacionin e Kuvendit të përbërë nga: Dragan Kovaçki - shef i Delegacionit në AP të NATO-s, Bekim Sali dhe Sllavjanka Petrovska - anëtarë të Delegacionit.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nga dje është për një vizitë pune në Pragë, Çeki. Në kuadër të vizitës, sot në mëngjes së bashku me ministren e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, realizoi takim me ministrin çek të Industrisë dhe Tregtisë, Lukas Vlçek, ndërsa pas takimit patën fjalim të tyre në Forumin e Biznesit Maqedoni-Çeki, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Shkup - Në të ardhmen do të ketë mjaft raste interesante për opinionin lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë. Supozoj se do të pasojnë një numër i madh i rasteve të cilat janë të lidhura me materialin dëshmues të ofruar nga Aplikacioni Skaj të cilin na e kanë dhënë partnerët tanë ndërkombëtarë, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai tha se ekzistojnë një numër i madh i dëshmive në kuadër të materialit të mbledhur dëshmues përmes këtij aplikacioni i cili analizohet nga ana e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Shkup - Me miratimin e propozim-zgjidhjes ligjore të LSDM-së për heqjen e TVSH-së të produkteve ushqimore bazë, qytetarët nuk mund të kursejnë as 2.000 denarë në muaj, theksoi deputetja e LSDM-së Jovana Trençevska. Ajo theksoi se me zgjidhjen ligjore janë përfshirë mbi 250 kategori të prodhimeve për të cilat TVSH-ja do të ulet prej 5 deri në 0 për qind. "Kjo do të japë një efekt real dhe me të vërtetë do t'i ulë çmimet e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore, me të cilët do të ulet edhe vlera e shportës konsumatore. Pjesëmarrje e ushqimit dhe pijeve në shportën konsumatore arrin 23.000 denarë, që do të thotë efektet e kësaj mase me kursim edhe deri në 2.000 denarë do të ndikojnë në mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe gjendjes së buxheteve familjare", tha Trençevska.

Shkup - Ministria e Mbrojtjes i monitoron të gjitha sfidat ekzistuese të sigurisë, ndërsa si anëtare e NATO-s është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë dhe të modernizojmë ushtrinë, për të cilën këtë vit do të ndahen më shumë se 2 për qind e buxhetit. Duke përmbushur aspiratën tonë shumëvjeçare për anëtarësim në BE, do të përmirësohet edhe siguria kolektive. Sot, në një seancë të mbyllur, qeveria do të vendosë edhe për pakon e re të ndihmës për Ukrainën. Këtë e deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në konferencën e nivelit të lartë, me rastin e përkujtimit të 75-vjetorit të formimit të Aleancës “NATO – 75 vjet unitet, bashkëpunim dhe mbrojtje kolektive: Sfida të sigurisë për Evropën”.

Shkup - Katedra e gjuhës rome në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi", qendrat kulturore në Shkup dhe në katër komuna tjera të rëndësishme, 30.000 gramatika, abetare dhe gjithashtu fjalorë në gjuhën rome, janë vetëm një pjesë e kërkesave që sot i alarmoi ministri pa resor përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030, Shaban Saliu, me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës rome. Në deklaratën për media, Saliu tha se pret zgjidhje reale të sistemit institucional për romët sa i përket gjuhës.

Shkup - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit nuk do ta pranojnë zgjidhjen ligjore të paraqitur nga LSDM-ja, sepse nuk është serioze dhe nuk zgjidhë asnjë problem, tha sot deputetja nga shumica qeveritare, Dragana Bojkovska. "Pa asnjë argument apo logjikë ekonomike, që në fakt mund të shihej nga prezantimi i koleges Jovana Trençevska. Të njëjtët njerëz që e shkatërruan ekonominë e Maqedonisë dhe që standardin jetësor të qytetarëve e fundosën, tani me shqetësim të rrejshëm ofrojnë zgjidhje që nuk mund ta përmirësojë jetën e njerëzve. Ditë e re - dështim i ri ekonomik nga partia e të pasurit nga Dubai. Me shumë gjasa, gjatë një pauze në hotelin "Hilton" në Dubai u erdhi ideja për të paraqitur zgjidhje ligjore që e refuzuan katër herë në mandatin e kaluar", ka thënë Bojkovska.

Shkup - Votova në Zgjedhjet e sotme presidenciale në SHBA dhe si Ju të gjithë pres të shoh se kush do të fitojë, që do të thotë se së bashku do të vazhdojmë të ndjekim se ç'do të ndodhë, theksoi sot në Shkup ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler. "Si ambasadore në Maqedoni, porosia ime është se me rëndësi vitale secili qytetar të dalë të votojë. Votimi në demokraci është përgjegjësi e fshehtë dhe privilegj i madh. Unë votova. Shpresoj dhe pres që do të ketë tranzicion të qetë dhe të drejtë të forcës. Kjo është që e presim të gjithë dhe shpresojmë se ashtu do të jetë", tha Ageler në deklaratë për mediumet, duke i komentuar pritjet e saj nga Zgjedhjet e sotme presidenciale në SHBA, dhënë në pauzën e "Konferencës së nivelit të lartë për bashkëpuniom mes policisë dhe doganës për armë të vogla dhe të lehta dhe për kontrabandim të emigrantëve në Evropën Juglindore" që u hap sot në Shkup, në organizim të OSBE-së.

Shkup - Përmes zhvillimit të industrisë krijuese do të mundësojmë që njerëzir ta shikojnë të ardhmen dhe profitin e tyre jashtë institucioneve kombëtare. Nevojitet që të ulet vëllimi i institucioneve nacionale, ndërsa shumë më tepër të investohet në sektorin privat dhe në organizatat civile. Mundësia që të hapen teatro private dhe institucione të ngjashme është rruga që duhet të përcjellim. Pikërisht këtu është e ardhmja e çdo vendi, e cila pretendon të hyjë në familjen evropiane, porositi ministri i Kulturës dhe Turitmit, Zoran Lutkov, në panel diskutimin e sotëm në Shkup.

Shkup - Çmimet e shërbimeve hotelierike në tetor, krahasuar me shtatorin, shënojnë rritje prej 1,1 për qind, ndërkaq në raport me tetorin e vitit të kaluar rritje për 6,1 për qind. Të dhënat që i publikoi sot Enti shtetëror për statistika tregojnë se indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike në periudhën janar - tetor në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është rritur për 5,6 për qind, dnërsa në raport me dhjetorin e vitit të kaluar për 3 për qind.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, deklaroi se Kosova është e bekuar që e ka përkrahjen nga SHBA-ja, si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.Në deklaratë për mediumet në manifestimin e UNICEF-it në kryeqendrën e Kosovës, Osmani theksoi se SHBA-ja është aleat strategjik i Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë edhe pas zgjedhjeve presidneciale.

Prishtinë - Ish-kryeminiustri dhe deputet aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti e ka kritikuar Qeverinë për shkak të, siç thotë i katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale në vend. Hoti në faqen e tij në Fejsbuk publikoi se në periudhën nëntëmujore, realizimi është vetëm 36 për qind. Janë shpenzuar 325 milone euro, nga 913 mil euro të parapara në buxhet. "Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave", shkroi Hoti.

Novi Sad - Prokuroria e lartë publike në Novi Sad në lidhje me tragjedinë e 1 nëntorit ku u shemb pjesa hyrëse e stacionit hekurudhor e qytetit në tre ditët e fundit ka marrë në pyetje gjithsej 48 persona, ndërsa sot është kërkuar të merren në pyetje edhe pesë persona. Gjatë asaj periudhe, nga disa institucione të ndryshme, persona juridikë dhe fizikë është marrë dokumentacion përkatës, analiza e detajuar e të cilave është në vazhdim e sipër, si dhe është urdhëruar ekspertizë e nevojshme për të përcaktuar shkakun e shembjes së pjesës hyrëse të stacionit, lëshimet që kanë çuar te e njëjta, si dhe përgjegjësitë e personave, bëhet e ditur nga prokuroria.

Gjenevë - Më shumë se 100 pacientë përfshirë edhe fëmijë që vuajnë nga trauma dhe sëmundje kronike, nesër do të evakuohen nga Gaza, deklaroi sot përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për territorin e okupuar palestinez, Rik Peperkorn. "Këto janë masa ad hok. Ajo që ne kemi kërkuar gjatë gjithë kohës është vendosja e një evakuimi të përhershëm mjekësor nga Gaza", tha Peperkorn duke shtuar se 12.000 njerëz presin të evakuohen.

Bruksel - Një pjesë e anëtarëve të grupit parlamentar të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD), asaj liberale "Ta ndërtojmë Evropën" dhe Të gjelbrit në Parlamentin Evropian, paralajmërojnë se nuk do ta mbështesin emërimin e italianit Rafaelo Fito për kryetar ekzekutiv të Komisionit Evropian për kohezion dhe reforma. "Emërimi i Fitos në pozitën e nënkryetarit ekzekutiv për neve paraqet vijën e kuqe", deklaroi shefi i delegacionit francez në SD, Rafael Gluksman.

Londër - Pothuajse 600 policë në Angli dhe Uells janë pushuar nga puna për një vit, deri në mars të vitit 2024, tregojnë shifrat e publikuara sot. Në të njejtën kohë, shefat e policisë përpiqen ta kthejnë besimin e opinionit publik pas serisë së skandaleve. Pushimet nga puna, të cilat janë rritur për 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar, kur janë pushuar 394 policës, përfshijnë 74 policë të pushuar për abuzime seksual dhe sjellje të papërshtatshme.

Moskë - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se vendi është i gatshëm të zhvillojë negociata me Ukrainën. "Disa herë thashë se Rusia jo vetëm që është e gatshme për negociata, por në fazë të caktuar, mu në fillim të këtij konflikti, i zhvilloi ato negociata. Madje ishte i gatshëm edhe marrëvehsje e përbashkët e pranueshme, të cilën pala ukrainase e nënshkroi. Megjithatë, me këshillë nga nash, të cilën më vonë e konfirmuan edhe përfaqësues zyrtarë të Ukrainës, pala ukrainase e hodhi poshtë atë marrëveshje", tha Putin në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorëve të huaj në Kremlin.

Tel Aviv - Më shumë se 60 operativë të organizatës Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) janë arrestuar gjatë operacioneve në Bregun Perëndimor dhe Liban, njoftuan në kumtesën e përbashkët Armata izraelite (IDF) dhe Shin Bet. Mes të arrestuarve në Bregun Perëndimor ishte Abla Sadat, kryetare e Shoqatës së Komiteteve të Grave të PFLP-së, si dhe bashkëshortja e liderit të PFLP-së, Ahmad Sadat, i cili është në paraburgim izraelit që nga viti 2006,  shkruan Tajms of Izrael. Është arrestuar edhe aktivisti Tarir Badran Gaber nga Ramallahu.

Islamabad - Ministri iranian i Punëve të jashtme, Abaz Arakçi sot, duke folur për përgjigjen e mundshme ndaj sulmeve izraelite në Iran, të kryera më 26 tetor, deklaroi se vendi i tij nuk kërkon eskalim, por ka të drejtë për mbrojtje legjitime. "Për dallim nga Izraeli, Republika islamiste e Iranit nuk kërkon eskalim, por e ruajmë të drejtën e patjetërsuar të mbrojtjes legjitime", tha Arakçi në Islamabad të Pakistanit, në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e tij pakistanez, Ishak Dar.

Teheran - Një studente u zhvesh me të brendshme dhe doli në ambientet e jashtme të universitetit të saj në Iran. Disa studentë dhe grupe të të drejtave thanë se ky veprim ishte në shenjë proteste kundër kodit të rreptë të veshjes islame të vendit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale ajo tregon vajzën jashtë me të brendshme teksa lëviz dhe më pas ulet jashtë mjediseve të universitetit, transmeton shqiptarja.com.

Neshvill - Ministria amerikane për drejtësi kumtoi se agjentët federal e arrestuan Skajler Filipi (24) nga Tenesi, i lidhur m grupin e nacionalistëve të bardhë, i cili tentoi të përdorë fluturake pa pilot, të ngarkuar me mjet shpërthyes për të shkatërruar një objekt energjetik në Neshvil. Sipas dokumenteve gjyqësore, Filipi akuzohet se ka planifikuar të vendosë disa kilogramë mjet shpëthyes C-4 në dron dhe ta prëdorë për sulm ndaj trafostacionit në Neshvil.

Nju Jork - Në Bregun lindor sot ka filluar votimi për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Më shumë se 82 milionë amerikanë madje votuan para kohe. Të drejtë vote kanë rreth 240 milionë njerëz. Anketat tregojnë për gjasa pothuajse identike për zëvendëspresidenten Kamala Haris e cila është kandidate nga radhët e demokratëve dhe kandidatit republikan Donald Tramp. Për epilogun e garës pritet të vendosin shtatë shtete kyçe.

Nju Jork - Në SHBA sot janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale, ku qytetarët zgjedhin shefin e shtetit mes ish presidentit republikan Donald Tramp dhe kandidates nga radhët e demokratëve, Kamala Haris. Më shumë se 82 milionë njerëz kanë votuar tashmë. Fushata ka qenë e ashpër dhe është shënuar me kthesa të shumta madje me dy tentime për atentat ndaj Donald Trampit dhe zëvendësimin e kandidates presidenciale të Partisë nga radhët e demokratëve - në vend të presidentit të deritashëm Xho Bajden u zgjodh Kamala Haris.

Uashington - Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Tramp, sërish ka vendosur pritje të rreme lidhur me numërimin e votave për zgjedhjet amerikane, duke këmbëngulur në rezultat në natën zgjedhore, njofton DPA. "E duam përgjigjen sonte", tha kandidat 78 vjeçar në tubimin e tij të fundit në Grand Rapids në shtetin federal Miçigan. Tramp tashmë i ka trazuar mbështetësit e tij në ditët e kaluara me konstatime të pabaza në mashtrimin zgjedhor. Republikani kandidohet kundër demokrates Kamala Harris dhe tani për tani duket se gara do të jetë e ngushtë.

Uashington - Fituesi i zgjedhjeve të sotme presidenciale në SHBA mund të jetë vendimtar sipas votave të grave në mbarë vendin, tregon sondazhi i zbatuar nga Si-Bi-Es Njuz. Në analizën e rezultateve të hetimit citohet se potencialisht votat vendimtare u përkasin grave në shtatë shtete federale "suing", përkatësisht ato shtete për të cilat që në fillim nuk dihet se cili kandidat do të fitojë në territorin e tyre. Kandidatja demokratike Kamala Haris beson se gratë e periferive do të votojnë për të, duke marrë një nxitje të papritur në ditët e fundit nga fushata e grupit "Gratë për SHBA-në (Women4US), e cila synon të tërheqë gratë konservatore.

 

Остани поврзан