12:00/5 nëntor/2025
Shkup - Në Shkup mbrëmë është shënuar Dita kombëtare e Hungarisë. Në pritjen e organizuar nga ambasadori hungarez Andrash Klajn mori pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova. "Miqësia afatgjate maqedono-hungareze bazohet në lidhje të fuqishme ekonomike, programe kulturore dhe akademike, nisma të përbashkëta, si dhe bashkëpunimit në mbrojtje. Hungaria mbetet mbështetëse e sinqertë dhe e përkushtuar në rrugën eurointegruese maqedonase, duke i njohur orvatjet tona për stabilitet dhe reforma, të zbatuara në vlerat evropiane", shkruan presidentja Siljanovska Davkova në profilin e saj në Fejsbuk.
Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit dhe kryetar i Komisionit ndërkombëtar të UNESKO-s, Zoran Lutkov, do të merr pjesë në sesionin e 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s, e cila po mbahet në Qendrën e Kongreseve "Rruga e mëndafshit" në Samarkand, Republika e Uzbekistanit. Në fjalimin e tij, ministri Lutkov theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar bashkëpunimin me UNESKO-n dhe për të marrë pjesë aktive në realizimin e iniciativave që lidhin arsimin, shkencën, kulturën dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
Shkup - Po e ndryshojmë dhe adaptojmë zgjidhjen ligjore për zgjidhje të problemeve me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në deklaratë për mediumet, duke u përjgigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ankesat se mungojnë shënuesit e tumoreve. Ai përkujtoi se shënuesit e tumoreve përveç në Onkologji, ka edhe në Biokimi dhe kliniakt e tjera në sistemin tonë shëndetësor.
Shkup - Deri më sot paradite në Komisionin shtetëror zgjedhor (KSHZ) janë parashtruar 16 ankesa për procedurën për grumbullim dhe konstatim të rezultateve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, që u mbajt të dielën më 2 nëntor. Afati për parashttrim të ankesave përfundon sot në orën 16:30 përkatësisht 48 orë pas shpalljes së rezultateve fillestare të zgjedhjeve.
Shkup - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar - shtator të vitit 2025, arriti në 5.978.9 milionë euro dhe shënon një rritje prej 2,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara, ndërkaq, arriti në 8.494.3 milionë euro, që është 3,5% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Shkup - Përdoruesit e bulevardit "Boris Trajkovski", seksionet 1, 3 dhe 5, sot do të jenë pa ujë. Siç informoi NP "Ujësjellës dhe Kanalizim" - Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti në bulevardin "Boris Trajkovski" 1/18. Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në sanimin e defektit.
Tuzlla - Njëmbëdhjetë persona e humbën jetën, ndërsa 35 janë lënduar në zjarrin që mbrëmë e kaploi Shtëpinë e pensionistëve në qytetin e Tuzllës. lajmëruan sot në mëngjes mediumet e Sarajevës. Në mesin e të lënduarve janë edhe tre nëpunës policorë dhe pesë zjarrfikës. Sipas informatave, zjarri shpërtheu rreth orës 21 në katin e shtatë të ndërtesës, ku ishin të vendosur persona të palëvizshëm dhe rëndë të lëvizshëm.
Tuzlla - Prefekti i Tuzllës, Zijad Llugaviq ka konfirmuar se në zjarrin në Shtëpinë e pleqve kanë humbur jetën 11 persona. Numër i madh i të lënduarve janë transpotuar në Qendrën Klinike Universitare Tuzlla, ku u jepet ndihma e parë mjekësore. Tre policë dhe pesë zjarrfikës janë ndaluar për mjekim, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Mes të lënduarve ka edhe punonjës mjekësore, si dhe të punësuar në Shtëpinë e pensionistëve në Tuzlla.
Bruksel - Ministrat e Mjedisit Jetësor të vendeve-anëtare të BE-së herët në mëngjes, pas më shumë se 18 orëve bisedime, kanë arritur marrëveshje për qëlliemt klimatike të Unionit deri në vitin 2040, ndërsa sot pritet ta miratojnë edhe marrëveshjen formale. Sipas qpëndrimit të harmonizuar kompromis, bëhet qëllimi fillestar i propozuar nga Komisioni Evropian për uljen e emisioneve të gazrave të qelqtë deri në vitin 2040 për 90 për qid në krahasim me nivelin e vitit 1990-të, por të vendeve-anëtare u jepet mundësia e zbrapsjes nga ky qëllim që për deri pesë për qind ta kompensojnë me të ashtuquajturën rregullimi i kufirit të karbonit.
Manilë - Së paku 66 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 430.000 janë zhvendosur pas goditjes së tajfunit Kalmaegi në Filipine, kumtoi sot agjencia nacionale përmenaxhim me katastrofa. Dhjetë persona janë lënduar në vërshime dhe fatkeqësi të shkaktuara nga era e fuqishme dhe reshjet e rrëmbyeshme, të cilat kapluan 24 provinca në rajonet Luzon, Visajas dhe Mindanao.
Uashington - SHBA-ja ka paraqitur një propozim-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohet heqja e sanksioneve ndaj presidentit sirian Ahmed al-Shara dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Anas Hatab. Kjo iniciativë vjen para vizitës së planifikuar të Al-Sharas në Shtëpinë e Bardhë, ku do të duhet të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp. Analistët vlerësojnë se ky takim mund të shënojë fillimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Damaskut, pas më shumë se një dekade izolimi politik të Sirisë.
Uashington - Mbyllja e vazhdueshme e qeverisë amerikane është bërë më e gjata në historinë e SHBA-së, duke arritur sot në ditën e 36-të, ndërsa Kongresi mbetet pa një buxhet federal të miratuar. Mbyllja e mëparshme më e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-së ndodhi gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Tramp, duke lënë shumë operacione federale në masë të madhe të ndaluara për më shumë se pesë javë gjatë periudhës së fundvitit 2018-2019. Sa do të zgjasë mbyllja, varet nëse të dy palët mund të arrijnë marrëveshje.