• сабота, 27 јули 2024
MIA Flesh

12:00/8 prill/2024

Shkup - Kryeministri Talat Xhaferi me rastin e 8 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Romëve dërgoi një mesazh urimi për pjesëtarët e bashkësisë rome në shtet:  "Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të bashkësisë rome, me kënaqësi të madhe drejtoj ndaj jush në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, urime me rastin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve. 8 Prilli është ditë që e shënojmë për nderin tuaj të dashur bashkëqytetarë Romë, sepse edhe ju, si edhe të gjithë qytetarët, jeni pjesë e pandashme e këtij shteti dhe shoqërie. Edhe ju, bashkë me të gjithë qytetarët i ndjeni edhe mirësitë, por edhe ditët e vështira dhe situatat që i sjell jeta. Kontribuoni me atë që mundeni, përpiqeni të përmirësohen gjendjet në çdo sferë dhe përkushtoheni ndaj sigurimit të ardhmërisë më të mirë për shtetin tonë të përbashkët, për shoqërinë tonë dhe për gjeneratat tona të ardhshme" thuhet në kumtesë.

Shkup - Presidenti i vendit Stevo Pendarovski me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve - 8 Prilli, dërgoi urim për pjesëtarët e komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut. "Më lejoni t'ju uroj 8 Prillin, Ditën ndërkombëtare të romëve dhe t'ju uroj shëndet, lumturi dhe begati. Duke shprehur respektin për komunitetin etnik rom si pjesë e pandashme e shoqërisë multietnike të Maqedonisë, do të doja t'ju falënderoj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe përparimin e atdheut tonë të përbashkët. Pikërisht në këtë festë të rëndësishme jo vetëm për komunitetin rom, por edhe për të gjithë qytetarët tanë, dëshiroj të bëj apel dhe të vazhdoj të punoj me përkushtim për zgjidhjen e të gjitha sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë të nacionalitetit rom", thuhet në urim.

Shkup - Përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë të cilët u mblodhën sot në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë do të priten në takim me ministrin e shëndetësisë Ilir Demiri. Punonjësit e shëndetësisë sot, në organizim të Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, të mbështetur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë,  u mblodhën në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në shenjë të pakënaqësisë me aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes Kolektive.

Shkup - Sindikata e pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale sot para Shtëpisë së punëtorëve filloi protestën e paralajmëruar për punësim jo selektiv, harmonizim të pagave konform Ligjit për pagën minimale dhe rritjen e koeficienteve si shtesa në pagë. "Me protestën dëshirojmë të shprehim pakënaqësinë tonë për aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes kolektive dhe të theksojmë pashmangshmërinë, apo domosdoshmërinë e nënshkrimit të saj menjëherë pas formimit të qeverisë së re", tha Lubisha Karanfillovski.

Shkup - Në 24 orët e fundit ka pasur nëntë zjarre në ambient të hapur, dy prej të cilave janë ende aktive, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Zjarrfikësit nga NJTZ Kumanovë të premten nga ora 14:05 deri në orën 15:25 kanë qenë në intervenim me zjarr në atarin e fshatit Vishticë të Komunës së Likovës. Në zjarr është përfshirë vegjetacioni  i ulët dhe pyjet e degraduara. Për shkak të Ekipet e TPPE Kumanovë për shkak të paaritshmërisë në terren ekipet e NJTZ Kumanovë nuk kanë mundur të intervenojnë, me çka janë njoftuar NP "Pyjet Nacionale" filial nga Kumanova dhe SP Mateç.

Shkup - Janë gjetur dy çiklistët që u humbën dje në malin Bellasicë, diku mbi fshatin Bansko, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Dje në orën 16:50 në QMK  Strumicë është raportuar në numrin e vetëm për thirrje urgjente 112 se kanë humbur çiklistët. "Menjëherë është dërguar një patrullë e policisë kufitare dhe është kontaktuar me dy çiklistët. Rreth orës 19:30 janë zbritur çiklistët me ndihmëm e policisë kufitare në vend të sigurtë, pa rënë nata", thuhet në kumtesë.

Shkup - Në Berovë  mëngjesin e sotëm është më ftohtë, zero gradë, ndërsa më  ngrohtë në Dibër 10 gradë. Siç njofton DPHM, deri në orën 8:30 janë matur dy gradë në Llazaropole, tre në Kodër të Diellit dhe Hanet e Mavrovës, katër në Shkup-Petrovec dhe Manastir, pesë në Kriva Pallankë dhe Strumicë, gjashtë në Ohër, Demir Kapi, Tetovë, Veles, Krushevë, Pretor dhe Kumanovë, shtatë në Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Gjevgjeli, Shtip dhe Kavadar dhe tetë gradë në Dojran dhe Vinicë.

Ohër - Një zjarr mbrëmë është shkaktuar nga një person i panjohur në deponinë e mbeturinave "Bukovo" në Ohër. Sipas informatave nga NP "Higjiena e Ohrit" ekipet e ndërmarrjes janë dërguar menjëherë në terren, ku janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. "Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë ekipet e NJTZ nga Ohri, ndërsa me mekanizëm special pjesa e djegur e deponisë do të mbulohet me sasi të madhe të dheut", thonë nga "Higjiena e Ohrit".

Bruksel – Propozim- rregullorja për vendosjen e Mekanizmit për reforma dhe rritje në Ballkanin Perëndimor në lexim të parë, është tema kryesore e mbledhjes së sotme të Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (Koreper). Rregullorja për krijimin e Mekanizmit është vendosur në rendin e ditës të seancës së sotme të Koreperit, pasi të enjten presidenca belge me Këshillin e BE-së dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian në kuadër të procesit të "trialogut" arritën marrëveshje politike për përmbajtjen e tekstit ligjor.

Bruksel - Dita botërore e romëve, kushtuar pakicës më të madhe etnike në Evropë, feston diversitetet, kulturën dhe artin rom, gjuhën dhe kontributin e tyre në historinë dhe shoqërinë evropiane, theksojnë nënkryetarja e Komisionit Evropian për vlera dhe transparencë Vera Jurova dhe eurokomisarët për barazi dhe politikë të fqinjësisë dhe zgjerim Helena Dali dhe Oliver Varheji në deklaratën e përbashkët me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve - 8 Prill.

Bruksel - Me sulmin joselektiv të 7 tetorit vitin e kaluar Hamasi plotësisht ka skualifikuar veten dhe ky grup kriminal nuk mund të përfaqësojë popullin palestinezë, porositi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel me rastin e gjashtëmujorit nga sulmi i lëvizjes islamike në Izrael. "Tmerri nga sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit me masakrën e 1.200 izraelitëve dhe rrëmbimin e qindra të tjerëve, tronditi botën dhe e futi rajonin në një tragjedi humanitare dhe politike. Ku qëndrojmë gjashtë muaj më vonë?, theksoi Borrel në një postim në Iks.

Kiev - Rusa gjatë natës e ka sulmuar Ukrainën me 24 drone, kryesisht duke pretenduar vendndodhjet kritike të infrastrukturës në jug dhe lindje të vendit, njoftuan Forcat ajrore të Ukrainës. Forcat ajrore të Ukrainës shkatërruan madje 17 dronë iranian Shahed të cilat Rusia i ka përdorur në sulmin mbi rajonet Odesa, Nikolaev, Kirovograd, Hmelnicki dhe Zhitomir, njoftoi armata ukrainase në Telegram.  Mbi rajonin Dnjepropetrovsk është shkatërruar raketa ruse e drejtuar nga ajër-tokë Kh-59.

Кiev - Тre persona janë vrarë gjatë sulmeve ruse me bomba në rajonin Zaporozhje në jug të Ukrainës, kumtuan sot autoritetet lokale. "Tre persona janë vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur", informoi në mediat sociale Ivan Federov, kryetar i të drejtave rajonale në Zaporozhje.  Ai shtoi se në 24 orët e fundit forcat ruse kanë kryer sulme "357 herë" ndaj tetë vendeve të banuara në rajon.

Moskë - Më shumë se 10.400 shtëpi në Rusi janë përmbytur, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve. Siç theksohet, situata është më serioze në rajonin e maleve Ural. Niveli i lumit Ural i cili buron nga malet Ural dhe derdhet në Detin Kaspik të premten vetëm për pak orë u rrit  për shkak të shkrirjes së borës duke shkaktuar çarje të digës në qytetin Orsk, 1.800 kilometra në lindje të Moskës.

Helsink - Presidenti finlandez Aleksander Stub deklaroi se aksioni ushtarak është mënyra e vetme për të arritur paqen në Ukrainë dhe se nuk ka kushte për negociata me Rusinë. "Në rastin konkret, mënyra e vetme për të arritur paqen është përmes luftës", tha Stub në intervistën për Si-En-En.

Tel Aviv - Dhjetëra mijëra izraelitë protestuan në të gjithë vendin këtë fundjavë kundër qeverisë së Benjamin Netanjahut duke kërkuar përpjekje më serioze për lirimin e pengjeve që Hamasi i mban prej gjashtë muajsh. Vetëm në Tel Aviv siç raporton Gardian, në rrugë kanë dalë 100.000 persona. Duke brohoritur "zgjedhje tani", protestuesit i kërkuan Netanjahut të japë dorëheqje menjëherë dhe kërkuan zgjedhje.

Tel Aviv - Armata izraelite (IDF) sot njoftoi se në sulmet ajrore në jug të Libanit kanë eliminuar një nga komandantët e njësitit elitar. Sipas IDF-së, Ali Ahmed Hasin, i cili mbante gradën e gjeneralit të brigadës, akuzohet për sulme në pjesën e territorit verior izraelit, kreshtën Ramim, rrethina e cila nga fillimi i luftës me Hamasin palestinez është nën sulme të vazhdueshme me raketa dhe drone, njoftoi "Tajms of Izrael". "Sipas rolit që kishte, ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e aksioneve terroriste kundër forcave izraelite pranë kreshtës Ramim”, njofton IDF-ja.

Nju Jork - Miliona njerëz sot do të kenë mundësi të shikojnë eklipsin e plotë diellor, parashikohet mot me re në veri të Meksikës, Teksas dhe pjesë të rajonit të Liqeneve të mëdha, raporton Bi-B-Si. Eklipsi i plotë diellor do të ndodhë fillimisht në bregun perëndimor të Meksikës. Hëna do të vendoset në mes të Diellit dhe Tokës, duke bllokuar një pjesë ose të gjithë dritën e tij dhe duke shkaktuar errësirën.

Mynih  - Udhëheqja e Bajern Mynihut nuk do ta shesë mbrojtësin Matijas de Liht. Sipas "Kicker", klubi ka më shumë mbështetës të lojtarit sesa kritikët e tij. Është vërejtur se Bundesliga dëshiron të ndahet me disa lojtarë në verë për të ripërtërirë ekipin. Këtë sezon, 24-vjeçari De Liht ka luajtur 23 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe një asistim. Portali "Transfermarkt" e vlerëson vlerën e futbollistit në 65 milionë euro. Marrëveshja e futbollistit me Bajernin është deri në fund të qershorit të vitit 2027.

Paris - Mesfushori i Pari Sen-Zhermenit, Marko Asensio ka folur për objektivat e ekipit deri në fund të sezonit. Ai ka për synim të fitojë më shumë trofe. "Vjen pjesa më e rëndësishme e sezonit, periudha e fundit në Ligën 1. Arritëm deri te finalja e Kupës së Francës. Vijon diçka shumë e bukur në Ligën e kampionëve. Do të luftojmë që t'i fitojmë të gjitha këtë vit. Dëshiroj me PSZH-në që t'i ngris të gjitha trofetë këtë sezon", deklaroi Asensio për "AS". Pas 28 xhirove në ligën 1, PSZH-ja është lider i tabelës me 63 pikë.

 

 

Остани поврзан