• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

12:00/7 nëntor/2025

Shkup - Po mbaron koha kur Shkupi ishte qytet i deponisë. "Pastrimi i përgjithshëm" nuk do të zgjasë vetëm 72 orë, por do të vazhdojë vazhdimisht, çdo ditë, tha sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Në fjalimin e tij në seancën e parë konstituive të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski theksoi gjithashtu se fushata e pastrimit që filloi mbrëmë nuk është marketing.

Shkup - Bashkimi Evropian mirëpret nënshkrimin e Marrëveshjes për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e Tunelit Hekurudhor Ndërkufitar në Korridorin 8 midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, e cila u zhvillua dje në Stacionin Hekurudhor të Gjueshevës. Ministria e Transportit njoftoi se në rrjetin "X", kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, shkroi se ndërtimi i hekurudhës është një nxitje për zhvillimin rajonal dhe forcimin e sigurisë rajonale. “Përshëndes nënshkrimin e Marrëveshjes për Tunelin Ndërkufitar në Korridorin 8 midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut - një hap i madh përpara në bashkëpunimin midis dy vendeve dhe promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Përveç zhvillimit të lidhjeve dypalëshe, hekurudha e re do të inkurajojë prosperitetin rajonal dhe do të forcojë sigurinë tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Këshillit Evropian.

Shkup -  Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, mori pjesë  në Forumin e Sipërmarrësve Socialë të organizuar nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) në Shkup, thekson Ministria në komunikatë, të cilën MIA e transmeton në formë integrale. Qëllimi i këtij eventi ishte të inkurajohet bashkëpunimi për zhvillimin e sipërmarrjes sociale si nxitje për punësimin e të rinjve, për përforcimin e komunitetit dhe për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal përmes dialogut ndërkulturor.

Shkup - Mesatarisht, çdo ditë pothuajse një MW i ri në katër vitet e fundit është lidhur me sistemin e energjisë, tregojnë të dhënat e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Deri në tetor (2022 – tetor 2025), në Maqedoninë e Veriut janë ndërtuar kapacitete të reja që prodhojnë energji elektrike nga burimet e rinovueshme me një kapacitet të instaluar total prej 1.200 MW, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, në Konferencën rajonale për transformimin e gjelbër të Ballkanit Perëndimor, e cila u mbajt në Tiranë, Shqipëri.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike e Velesit ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka qenë bashkëpunëtor në veprën penale "vrasje" sipas nenit 123 paragrafi 1 i Kodit Penal, për ngjarjen e 5 nëntorit, në vendin e quajtur Porojnicë, pranë rrugës prej dheu nga Çashka në fshatin Busilc, ku i dyshuari, së bashku me një person tjetër që ende nuk është identifikuar, e kanë privuar nga jeta banorin e Velesit, Gjelo Gjoshev.

Shkup - Më shumë shi ka rënë në Krushevë, 6 litra për metër katror në 24 orët e fundit, temperatura më e ulët këtë mëngjes është 2 gradë në Kodrën e Diellit. Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në 24 orët e fundit, në Kodrën e Diellit janë matur tre litra shi për metër katror, ​​në Tetovë dhe Lazaropole 2, dhe në Hanet e Mavrovës dhe Prilep një litër për metër katror.

Tuzlla - Numri i viktimave të zjarrit katastrofik në Shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla është rritur në 13, pasi mbrëmë në orën 23:01 në Qendrën Klinike Universitare (QKU) Tuzlla  vdiq edhe një paciente e cila mori lëndime të rënda nga stuhia e zjarrit, raportuan mediat lokale. Pacientja e ndjerë ishte e hospitalizuar në Klinikën për Anesteziologji dhe Reanimacion, ku për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte me mbështetje të respiratorit. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë nga plagët e marra.

Banjallukë -  Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë sipas shkallës Rihter këtë mëngjes goditi zonën kufitare midis Bosnjës e Hercegovinës (BeH) dhe Malit të Zi. Epiqendra e tërmetit ishte pikërisht pranë kufirit midis Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi, 22 kilometra në lindje të Foçës. Siç raportohet nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti u ndje edhe në Kroaci dhe Serbi.

Moskë - Një tërmet me intensitet prej 5.6 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në lindje të Kamçatkës, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Epiqendra ishte në det të hapur në një thellësi prej 40 kilometra, 129 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamçatski. Tani për tani nuk ka informacione për njerëz të mundshëm të lënduar ose dëm material. Pas tërmetit nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

Hanoi - Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi tajfuni Kalmaegi dje goditi Vietnamin qendror. Provincat qendrore të Vietnamit, Dak Lak dhe Xha Lai, u goditën nga shira të rrëmbyeshëm dhe erë deri në 149 kilometra në orë. Stuhia shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, janë mbyllur gjashtë aeroporte dhe janë anuluar qindra fluturime. Linja hekurudhore në Kuang Ngai është dëmtuar dhe shumë shtëpi janë përmbytyr.

Xhakartë - Të paktën 54 persona janë lënduar në shpërthimin e sotëm që ndodhi pranë një shkolle në kryeqytetin indonezian, Xhakartë. Sipas informacioneve fillestare, 54 persona janë lënduar. Disa prej tyre janë lënduar lehtë, të tjerë mesatarisht, ndërsa të tjerë tashmë janë larguar nga spitali, tha shefi i policisë lokale Edi Suheri.  Ai nuk dha më shumë detaje për incidentin.

Ostin - Aksionerët e "Tesla-s" mbrëmë miratuan një plan kompensimi prej një trilion dollarësh për drejtorin ekzekutiv Elon Mask, duke e bërë njeriun më të pasur në botë të marrë pagesën më të madhe korporative në histori, nëse arrin objektivat e nevojshme për ta përfituar. Paketa, ndaj së cilës kundërshtuan disa investitorë të shquar, tregon se aksionarët ende besojnë se Mask mund të udhëheqë prodhuesin e automjeteve në një epokë të dominuar nga robotika dhe inteligjenca artificiale, raportoi "Guardian". Brohoritjet "Elon" u dëgjuan në sallë pas lajmit për miratimin e saj.

Uashington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trampi, do sot do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin hungarez Viktor Orban për të biseduar për varësinë e Hungarisë nga nafta ruse dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve. Ky do të jetë takimi i tyre i parë dypalësh që kur Trampi u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Trampi insiston që vendet evropiane të ndalojnë blerjen e naftës ruse për të ulur të ardhurat e Moskës që financojnë luftën në Ukrainë, ndërsa Hungaria nuk ka ndaluar së mbështeturi në energjinë ruse që nga fillimi i konfliktit në vitin 2022, duke shkaktuar kritika në BE dhe NATO, thonë ekspertët.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje kërkoi takim me liderët e pesë vendeve të Azisë Qendrore në Shtëpinë e Bardhë, që ishte e përqendruar tek mineralet e rralla dhe zgjerimi dhe sigurimi i zinxhirëve amerikanë të furnizimit përmes marrëveshjeve të reja globale. Takimi i Trampit me liderët në Kazakistan, Kirgistan, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit vjen në një kohë kur SHBA-ja po përpiqen të zgjerojnë ndikimin e tyre në një rajon të pasur me burime, që për një kohë të gjatë ka qenë të dominuara nga Rusia. ndërsa tani është gjithashtu nën vëmendje të veçantë nga Kina. 

Shkup - "Ishte një ndeshje e vështirë sepse nuk kishte shumë shanse të pastra. Disa erdhën drejt fundit të ndeshjes, përfshirë një gjuajtje të rrezikshme nga sulmuesi kundërshtar që më duhej ta mbroja. Kur portieri nuk ka shumë për të bërë, duhet të jetë edhe më i përqendruar, sepse një moment mund të vendosë rezultatin", tha portieri polak i Jageillonisë, Milos Piekutovski, pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Shkëndisë (1-1) në Shkup, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Konferencës.

Остани поврзан