12:00/4 nëntor/2025
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u takua me ish-kryetarët e shtëpisë ligjvënëse - Tito Petkovski, Savo Klimovski, Nikolla Popovski dhe Trajko Veljanoski. Gashi, në një postim në Fejsbuk thekson se ky ishte një takim i veçantë, i pari i këtij lloji, me karakter institucional, ku kanë ndarë përvoja dhe ide të vlefshme për të ardhmen e Kuvendit si një institucion i rëndësishëm i shtetit. Kryetari Gashi informoi se në takim u propozua të krijohet një këshill joformal ku do të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikim politik.
Shkup - Tregojmë se me Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor 2025 para një muaji dhe me këtë konfe4rrencë rajonale, Shkupin e vendosim në hartën e qyteteve në rajon ku duskutohen temat më të rëndësishme për digjitalizim të proceseve në administratën publik, në sektorin privat si dhe si të nxisim inovacione në secilën prej këtyre sferave, deklaroi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski para fillimit të konferencës së tetë rjaonale për e-tregti, në organizim të Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë së Veriut. Andonovski theksoi se për herë të dytë merr pjesë në hapjen e një nisme rajionale e cila, siç tha, e targeton tregtinë elektronike, zhvillimin dhe sfidat e reja në tregtinë elektronike.
Shkup - Ablacioni për takikardi ventrikulare për herë të parë është kryer në Klinikën universitare për kardiologji. Me atë rast, Klinikën sot e vizituan ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe drejtori i përgjithshëm i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski. Aliu në konferencën për shtyp në Klinikë tha se ekipi nga Kardiologjia tregoi se në shëndetësinë e vendit ka njohuri, guxim dhe vizion për rezultate kulminante. Sipas tij, ky është hap i madh përpara në shëndetësi.
Shkup - Gjatë 24 orëve të fundit, më së shumti shi ka rënë në Krushevë, ndërsa më pak në Gjevgjeli. Sipas të dhënave nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, në 24 orët e fundit, deri në orën 7 të mëngjesit, në Krushevë kanë rënë 24 litra në metër katror, 18 - Topollçan, 12 - Prilep, Manastir, 10 - Berovë, 8 - Shkup - Petrovec, Vinicë, Kriva Pallankë, Kavadar, 7 - Hanet e Mavrovës, 6 - Pretor, Demir Kapi, 5 - Pozharan, Kumanovë, Llazaropole, Shkup - Zajçev Rid, 4 - Strumicë, Tetovë, Kodër e Diellit, Shtip, 2 - Veles, Gjurishte, 1 - Gjevgjeli.
Tiranë - Ministrja shqiptare për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar dje një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në mjediset e paraburgimit të Gjykatës Speciale, njofton ASTH-ja duke iu referuar postimit të Spiropalit në rrjetet sociale. “Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Thaçi dhe përmes tij i dërgova të falat e mia, por edhe të qeverisë shqiptare e besoj të gjithë popullit shqiptar, edhe tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, tha Spiropali.
Sofje - Në hapësirën makinerike të njësitit të pestë të centralit bërthamor bullgar Kozloduj ka shpërthyer një zjarr, i cili ka shkaktuar reagim të shpejte tek punonjësit në central. Për shkak të tymit të dendur në hapësirë, është thirrur shërbimi zjarrfikës, ndërsa ndërmerren masa për ndërrimin e pajisjejeve të dëmtuara. Zyrtarisht është publikuar se situata është nën kontroll dhe se nuk ka rrezik për njerëzit. Punëtorët në central janë në gatishmëri derisa incidenti nuk rregullohet plotësisht.
Ankara - Lideri i Partisë Punëtore Kurde (PPK) Abdulla Oxhalan, i cili ndodhet në burg, bëri thirrje për një proces të qëndrueshëm të tranzicionit dhe përfshirjen e kurdëve në sistemin juridik të Turqisë. Delegacioni i Partisë për barazi dhe demokraci të popujve (DEM) ka pasur një takim tre orësh me Oxhalan, i cili përmes një apeli me shkrim, theksoi se "faktori kurd, në të gjitha dimensionet e tij, duhet të përfshihet në sistemin juridik të Republikës së Turqisë dhe për këtë duhet të vendoset një proces i qëndrueshëm tranzicioni".
Bruksel – Komisioni Evropian do të paraqesë sot një paketë raportesh mbi progresin e rrugës evropiane të vendeve kandidate për anëtarësim në BE për vitin 2025. Sipas njoftimeve, Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, do t'ua paraqesë paketën e zgjerimit anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian këtë pasdite, e më pas do të ketë një debat që pritet të përqendrohet në arritjet e vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Bazuar në raporte, raportuesit e Komitetit të Punëve të Jashtme do të përgatisin rezolutat përkatëse.
Uashington - Ministri amerikan i Financave, Skot Besent deklaroi se do të marrë pjesë në debatin në Gjykatën Supreme të SHBA-së këtë javë mbi ligjshmërinë e politikës së presidentit aktual Donald Tramp në lidhje me tarifat. Besent në emisionin e dhënë "Xhesi Uoters Prajmtajm" në "Fokus njus" vlerësoi se bëhet fjalë për "çështje të sigurisë kombëtare".
Paris – Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike ka komentuar serinë prej 15 fitoresh të Bajernit. "Është e vështirë të fitojmë dy, tre ose katër ndeshje radhazi. Pesëmbëdhjetë ndeshje është e jashtëzakonshme, ka shumë meritë në këtë", tha trajneri spanjoll në konferencën për shtyp. PSZH pret Bajernin në derbin e raundit të 4-t të Ligës së kampionëve. Ndeshja do të luhet sonte në Paris duke filluar nga ora 21.