• сабота, 21 декември 2024
MIA FLESH

18:00/4 shtator/2024

Beograd, 4 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër për marrëdhënie mes bashkësive, Ivan Stoillkoviq. zëvendëskryetari dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski dhe minsitri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski sot në Beograd realizuan takim me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq dhe me ministrin Tomisllav Momiroviq, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

 Bruksel, 4 shtator 2024 (MIA) - Kemi pasur një shkëmbim të mirë të mendimeve për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, njoftoi sot pasdite në Iks eurokomisari për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim Oliver Varheji, duke informuar për takimin e tij të sotëm me ministrin për Çështje Evropiane Orhan Murtezani.

Beograd, 4 shtator 2024 (MIA) - Biseduam për bashkëpunimin ekonomik dhe politik, gjithsesi për ngrohjen e marrëdhënieve politike dhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e tregtisë, këmbimin tregtar, hapjen e sa më shumë vendeve të punës në Maqedoni dhe Serbi për kompanitë të cilat punojnë edhe në Mqaqedoni dhe Serbi, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikollovski, i cili sot në Beograd me zëvendëskryetarin dhe ministrin për marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunski, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, realizoi takim me kryetaren e Kuvendit, Ana Bërnabiq dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Tomisllav Momiroviq.

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Nuk do të lejojmë që të vuajnë shërbimet shëndetësore të qytetarëve dhe më së voni për rreth 10 ditë do ta shpallim planin për rikuperimin e krizës së borxheve në institucionet publike shëndetësore. Mund t'u garantoj qytetarëve se nuk do të ketë probleme në fushat kritike - cilësia e shërbimeve shëndetësore dhe qasja e barnave, tha u.d. drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSHF), Sasho Klekovski dhe shtoi se pret që lista e re pozitive të funksionojë deri më 16 shtator.

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) nga nesër në terren do të inspektojë nëse tregtarët e respektojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzhës më të lartë tregtare ose të profitit për pajisjet shkollore, 5 për qind për shitjen me shumicë dhe 10 për qind për shitjen me pakicë.

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar një takim pune me ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Republikës së Sllovenisë, Gjile Vishaj, dhe ndihmësdrejtorit e përgjithshëm të Policisë së Sllovenisë, Jozhe Senica. Në takim, njoftoi MPB-ja ka marrë pjesë edhe atasheu i posaemëruar policor i Republikës së Sllovenisë.

Dibër, 4 shtator 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Bllatë", njëri nga dy kufijtë që funksionojnë në kufirin e Maqedonisë me Shqipërinë në Dibër, në gusht të këtij viti janë vërejtur mbi 10 për qind frekuentim më i madh krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar.

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Qeveria dhe Këshilli i investuesve të huaj sot konstatuan detyra për reforma dhe ligje të cilat duhet të ndryshohen dhe për proceset për të cilat do të duhet të punojnë bashkarisht në periudhën në vijim. Kryeministri Hristian Mickoski pas takimti në Qeveri deklaroi se kanë dëgjuar këshilla dhe udhëzime shumë të mira se si duhet t'i zhvillojnë punët dhe proceset në peridhën që vijon. Theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të zhvillimit të biznesit në shtet.

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe u.d. kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot biseduan se si Qeveria mund të ndihmojë në procesin e decentralizimit dhe realizimit të projekteve komunale. "Biseduam për projekte reale. Do të ndihmojmë të përfundojë projekti për kanalizimin fekal Blloku 21, që është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Gostivarit. Gjithashtu, të vazhdojë projekti i rëndësishëm për fshatin Çegran, që është fshati më i madh në nivel të Republikës së Maqedonisë. Është një projekt për të cilin nevojiten 1,3 milionë euro, ku ne do të ndihmojmë, ndërsa fjalën kryesore e ka komuna", informoi Mexhiti pas takimit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Strugë, 4 shtator 2024 (MIA) - Prindërit e fëmijëve të përkujdesur në kopshtin “8 Marsi” janë mbledhur sot para objektit të Komunës së Strugës për të shprehur revoltën e tyre ndaj mungesës së përkëdhelëseve në çerdhe, për shkak të së cilës fëmijët e tyre kujdesen deri në orën 12:00, kurse fëmijët nga “jasli” (bebat) nuk pranohen fare.

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Pas katër viteve të planeve të veprimit të ndërmarra nga qeveritë në procesin e Berlinit në pjesën e tregut të përbashkët rajonal dhe agjendës së gjelbër, progresi nuk është i madh. Ende arritja më e madhe është roaming pa pagesë që kemi krijuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, që është një përfitim real, por është larg të qenit i mjaftueshëm dhe një argument i mjaftueshëm për të thënë se është bërë progres. Kështu u tha në prezantimin e sotëm të raporteve nga vëzhgimi i planeve të veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër nga Instituti I Demokracisë “Societas Civilis” (IDSCS), që u mbajt në Kuvend.

Kiev, 4 shtator 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Ukrainës i nevojitet "energji e re", duke urdhëruar rinovimin më të madh të qeverisë që nga fillimi i luftës kundër Rusisë. "Sot na duhet energji e re dhe këto hapa kanë të bëjnë vetëm me forcimin e vendit tonë në drejtime të ndryshme", deklaroi Zelenski. 

Berlin, 4 shtator 2024 (MIA) - Lideri i partisë opozitare gjermane Unioni Kristian - Demokratik (CDU), Fridrih Merc, sot e hodhi poshtë mundësinë për bashkëpunim me Alternativën për Gjermaninë (AfD), pak ditë pasi kjo parti e ekstremit të djathtë befasoi vendin me rezultate rekord në dy votimet rajonale, raporton DPA-ja. "Nuk do të ketë koalicion me AfD-në, nuk do të ketë bashkëpunim me AfD-në", deklaroi Merc në intervistën për DPA-në, të dhënë dje në Berlin. 

Bruksel, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, Në kuadër të ditës së parë të vizitës së tij dyditore në Bruksel mbajti takime të ndara me Valentina Supertin, Drejtoreshë në Drejtorinë e Përgjithshme për politikë fqinjësore dhe negociatat për zgjerim (DG NEAR), dhe Sigrid Bretel, Udhëheqëse në njësinë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pranë DG NEAR.

 Tel Aviv, 4 shtator 2024 (MIA) - Armata izraelite ka vrarë më shumë se 200 operativë terroristë gjatë operacioneve të udhëhequra nga Divizioni 162 në zonën e Tel Sulltan në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, gjatë javëve të fundit. njoftuan sot Forcat e Armatosura Izraelite (IDF).

Varshavë, 4 shtator 2024 (MIA) - Polonia dëshiron të rrisë prodhimin e granatave artilerike 155 milimetra me shpresën për të siguruar furnizim të mjaftueshëm nëse Rusia e sulmon NATO-n, deklaroi një zyrtar i lartë polak. Disa përfaqësues të NATO-s thonë se Kremlini mund të jetë gati të sulmojë vendet e NATO-s pesë deri në tetë vjet nga tani, kur Moska të rindërtojë forcat e saj pas luftës në Ukrainë. Moska rregullisht i hedh poshtë sugjerimet perëndimore se mund të jetë duke shqyrtuar një sulm ndaj NATO-s.

Остани поврзан