12:00/17 nëntor/2025
Shkup - Në kuadër të koalicionit po rrjedhin bisedimet, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, në pyetjen e gazetarëve nëse janë caktuar resorët me VLEN-in në kontekst të ndryshimeve të paralajmëruara në përbërjen e Qeverisë. Mickoski, i cili sot mori pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e kopshtit të ri në Gazi Babë, i pyetur nëse do të ketë ndryshime të resorëve në të cilat njerëzit e parë janë nga VMRO-DPMNE-ja, tha se ata në këtë moment janë të fokusuar në organizim të kongresit partiak që duhet të mbahet më 6 dhjetor në Kavadar.
Shkup - Filloi ndërtimi i kopshtit të ri të fëmijëve në Maxhari Triangla, komuna e Gazi Babës. Siç ishte thënë në ngjarje, ky kopsht i ri do të ketë kapacitet prej 150 fëmijësh, që do të mundësojë disponueshmëri më të madhe në arsimin parashkollor dhe kujdes për më të vegjlit. Objekti do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 1.360 metra katror, me 10 dhoma aktivitetesh, dy hapësira për foshnje dhe 8 për fëmijë më të mëdhenj dhe do të jetë në përdhesë dhe një kat. Vlera e këtij projekti arrin 147 milionë denarë, mjete të siguruara nga thirrja e dytë e Qeverisë.
Shkup - Nga sot është hapur Thirrja Publike për ndarjen e vauçerëve me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike, e cila realizohet përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime – uslugi.gov.mk, informon Ministria për Transformim Digjital. Të gjithë studentët mund të aplikojnë më së voni deri më 20 dhjetor 2025, ndërsa realizimi i vauçerëve, përkatësisht tërheqja e pajisjeve, mund të bëhet deri më 31 dhjetor 2025. Nga Ministria për Transformim Digjital sqarojnë se për stude ntët të cilët janë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës gjatë aplikimit nuk është e nevojshme të bashkangjisë asnjë dokument.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për vjedhje, ndërsa personi tjetër është në kërkim. Ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor në Shkup, ku i dëmtuari u sulmua fizikisht, u plaçkit dhe u la i lënduar, ndërsa sulmuesit i morën 8.800 denarë. Sipas prokurorisë, veprën e ka kryer pranë një qendre tregtare në Shkup, kur i dyshuari së bashku me një person tjetër, i cili po kërkohet e kanë ndjekur të dëmtuarin. Në një moment, 43 vjeçari e ka goditur të dëmtuarin me grusht në kokë, ndërsa sulmuesi tjetër i është kërcënuar me boks të metalit.
Shkup - Me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës, 34 vite nga miratimi i saj, kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski përmes video fjalimit i uroi qytetarët dhe u bëri thirrje për lojalitet ndaj Kushtetutës dhe përmbushjes së detyrës së tyre ndaj atdheut. "Me rastin e 17 nëntorit, ditës kur para 34 viteve është miratuar Kushtetuta e Republikës, ju bëj thirrje të jemi lojalë ndaj Kushtetutës, kjo është detyra jonë. Fuqia e Kushtetutës qëndron në përkushtimin e secilit qytetar për ta mbrojtur të njejtën. Vetëm nëse secili prej nesh e ndjen atë detyrë, të drejtat kushtetuese do të mbrohen", tha Kostadinovski.
Shkup - Si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut që po realizojnë nëpunësit policorë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga fillimi i nëntorit deri mbrëmë gjithsej 10.210 urdhra pagesash janë lëshuar, 2.983 shkelje i përkasin shoferëve që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes. Gjithsej 55 persona janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik sipas nenit 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 37 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, një për drejtim në drejtim të ndaluar, 11 për drejtim me shpejtësi më të madhe se e lejuara në vendbanim, gjashtë për drejtim me shpejtësi më të madhe se e lejuara jashtë vendbanimit, informon MPB.
Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti i fundit javor të NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime". Sektori për Kontroll Sanitar në periudhën nga 10.11.2025 deri më 14.11.2025 mori 201 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 201 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 47 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Shkup - Komunikacioni është ndërprerë në rrugën rajonale Gradsko - Veles për shkak të një aksidenti rrugor, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Siç theksojnë nga LAMM, ndërprerja është nga ora 09:50.
Milano - Zyra e prokurorit të Milanos po zgjeron hetimin për të ashtuquajturin "Safari në Sarajevë " - skema e supozuar e organizuar në të cilën të huaj të pasur, përfshirë qytetarë italianë, paguan shuma të mëdha parash për të marrë pjesë në "fundjavat e gjuetisë" duke qëlluar civilë gjatë rrethimit të Sarajevës (1992-1996). Hetimi u hap bazuar në një ankesë të paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari italian Ecio Gavaceni, me dyshimin për vrasje të shumëfishta me paramendim, të rënduara me motive të këqia dhe mizore.
Uashington - Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) njoftoi se nesër do ta ndërpresë urdhrin e saj për reduktim urgjent të fluturimeve, duke mundësuar vazhdimin e operacioneve të zakonshme dhe do t'i japë fund ndërprerjeve disaditëshe, raportoi DPA. Orari i zakonshëm mund të vazhdojë nga nesër në orën 6 të mëngjesit (1100 GMT), thuhet në deklaratën e përbashkët të sekretarit të transportit Shon Dafi dhe administratorit të FAA-së, Brajan Bedford.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp ka blerë obligacione korporative në vlerë prej të paktën 82 milionë dollarë nga fundi i gushtit deri në fillim të tetorit, duke përfshirë investime të reja në sektorët që kanë interes nga politikat e tij, tregojnë raportet financiare. Sipas raporteve të publikuara nga Zyra për etikë qeveritare e SHBA-së, Trampi nga 28 gushti deri më 2 tetor ka bërë më shumë se 175 blerje financiare.