• недела, 14 декември 2025
MIA Flesh

18:00/12 dhjetor/2025

Shkup - Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së gjatë javës së ardhshme do të dorëzojnë një dokument te këshillat me të cilin do të konfirmohet politika kundër migrimit të paligjshëm dhe proceseve të tilla në përgjithësi, se nuk do të krijohen kampe për migrantë në territorin e atyre komunave, dhe do të kërkojnë nga institucionet kompetente, në përputhje me Kodin Penal, të nisin procedura kundër të gjithë atyre që mbjellin frikë dhe panik pavarësisht mohimeve të deklaruara publikisht nga Qeveria, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Koleshinë - Kryeministri Hristian Mickoski dhe kryetari i Komunës së Novo Sellës, Gjorgje Bozhinov, me një hedhje simbolike të lopatave të para me beton shënuan fillimin e ndërtimit të sallës sportive të SHFK "Vidoe Podgorec" në fshatin Koleshino. Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është i bindur se të gjitha këto projekte do të sjellin vlerë të shtuar në cilësinë e jetës së banorëve, ndërsa si Qeveri do të vazhdojnë dhe më tej të realizojnë gjithçka për të cilën janë zotuar para qytetarëve dhe gjithçka që kanë premtuar. 

Novosellë - Inkurajon trendi që numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që kanë vendosur të largohen nga shteti, dalë ngadalë po kthehen, deklaroi sot pasdite Hristian Mickoski, i pyetur për koment pasi që Enti Shtetëror për Statistikë doli me të dhëna për lëvizjen e papunësisë tek ne.

Shkup - Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka marrë një vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias, me ç’rast konfirmohet se ai është plotësisht në përputhje me standardet evropiane dhe vlerat demokratike, informojnë nga Kabineti i zëvendëkryeministrit të Qeverisë për qeverisje të mirë, Arben Fetai, i cili kryeson Delegacionin, i shoqëruar nga profesorët e së drejtës kushtetuese, prof. dr. Tanja Karakamisheva Jovanovska dhe prof. dr. Jeton Shasivari.

Shkup - Mbi 2 miliardë denarë ose 33 milionë euro u regjistruan sa i përket fletobligacioneve të qytetarëve nga emetimi i tretë për të cilin prospekti u publikua më 26 nëntor, ndërsa ankandi u mbajt ditën e sotme. Interesi ishte dukshëm më i lartë se vlera e publikuar në prospektin në vlerë prej 100 milionë denarësh, informon Ministria e Financave.

Shkup - Tek 14 institucione shëndetësore nga të cilat dy në Shkup janë konfirmuar parregullsi në punë, ka treguar kontrolli i jashtëzakonshëm në punën dhe menaxhimin financiar të shërbimeve për Ndihmë të shpejtë dhe vizitave në të gjithë territorin e vendit, që e realizoi Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Shkup - E përshëndesim vendimin e Qeverisë për 5 për qind TVSH gjatë shitjes së parë të hapësirës banesore. Kjo i tregon përpjekjet pozitive të sektorit të biznesit dhe LOEM-së të prezantuar përmes Odës Ndërtimore në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Qeverinë, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM).

Gostivar - Partia politike Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela, mbështet kandidaturën e Zuli Demirit për kryetar të Komunës së Vrapçishtit në zgjedhjet e përsëritura që do të mbahen më 11 janar. Lideri Sela në komunikatën e partisë u dërgoi ftesë mbështetësve dhe simpatizantët ta mbështesin këtë kandidat..

Shkup - Rezoluta për ndëprerje të procesit të emigrantëve të LSDM-së, duhet të garantojë qartë dhe pa mëdyshje se nuk do të ketë emigrantë për para në Maqedoni, deklaroi kreu i partisë Venko Filipçe pas takimit me partitë opozitare që janë në koalicion me LSDM-në. Filipçe i bëri thirrje edhe një herë VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Hristijan Mickoski që t'u përgjigjen thirrjeve të tij dhe së bashku të votojnë dhe miratojnë rezolutën në Parlament.

Shkup - Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) mori Vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,64 për qind në krahasim me vendimin e datës 9.12.2025. Kështu, nga sonte në mesnatë çmimet maksimale të dizelit dhe benzinave mbeten të njëjta, ndërsa do të ketë ulje prej 1,089 denarë për litër për Mazutin M-1 NS, i cili tani do të jetë 32,883 denarë për kilogram.

Hajdelberg - Ende ekziston nevojë e madhe nga sqarimi në përpjekje ndërkombëtare për dhënie fund luftës ruse dhe sigurimi i kufijve të sigurisë për Ukrainën, deklaroi sot kanelari gjerman Fridrih Merc. "Diskutimet janë shumë intensive këto ditë. Po përpiqemi ta përfshijmë qeverinë amerikane në bisedimet që po zhvillojmë midis nesh, si dhe me qeverinë ukrainase dhe presidentin ukrainas", tha Merc në qytetin jugperëndimor gjerman Hajdelberg.

Londër - Ukraina duhet t'i bashkohet Bashkimit Evropian deri më 1 janar të vitit 2027, theksohet në propozim paqeje që po shqyrtohet si pjesë e negociatave për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, raporton sot Fajnenshël Tajms.

Nju Jork - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, sot ka realizuar një takim me përfaqësuesin special të SHBA-së, Xhon Koale, që është hapi i fundit në përpjekjet e Lukashenkos për të përmirësuar marrëdhëniet me Perëndimin. Herën e fundit kur përfaqësuesit amerikan u takuan me Lukashenkon, mbi 50 të burgosur politik u liruan dhe u sollën në Lituani. 

Остани поврзан