• сабота, 27 јули 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 20 shkurt/ 2024

Shkup - Kryeministri Talat Xhaferi konsideron se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti nuk do të pranojë kandidaturën për president të vendit. "Z.Ahmeti ka një mision dhe nuk është pretendent për funksion me sa di unë. Mendoj se nuk do të pranojë të jetë kandidat. Nuk ka nevojë ai të tregojë se kush është dhe sa për 50 vite është kontributi i tij për gjërat në këtë vend, si për këtë vend ashtu edhe për qytetarët. Ashtuqë, misioni i tij është Evropa, Bashkimi Evropian dhe është duke punuar në atë mision", ka thënë Xhaferi gjatë vizitës së sotme në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Xhaferi konsideron se nuk është prioritet për Ahmetin gara rreth mbajtjes së funksionit.

Shkup - Shifrat e matjeve të opinionit publik, të ashtuquajturat anketa tregojnë qartë se VMRO-DPMNE është favorit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Shifrat e anketave janë ashtu siç janë, opinioni i njeh, VMRO-DPMNE është favorit i madh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen për pak më pak se ose do të thoja pak më shumë se 2 muaj, diku rreth 44-45 ditë deri në fillimin e fushatës për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, thotë kryetari i partisë Hristijan Mickoski.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç'rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 209 sanksione, kumtoi MPB. Për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar  janë shqiptuar 24 sankisone, 19 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 11 gjoba për shfyrtëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tetë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë… Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shkup - Disa vende evropiane u kanë bërë thirrje ambasadorëve rus në bisedime pas vdekjes javën e kaluar të kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni. "Gjykimi i motivuar politikisht kundër Navalnit, si dhe shumë kritikë të tjerë të Qeverisë ruse, si dhe kushtet johumane të burg e tregojnë brutalitetin, me të cilën gjyqësori rus sillet ndaj atyre që mendojnë ndryshe, ndërsa gjithashtu edhe mjetet, me të cilat presidenti Vladimir Putin e shtyp lirinë e shprehjes", theksohet në komunikatën e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme. Berlini gjithashtu kërkoi nga Moska që t'i lirojë të gjithë të burgosurit politikë në Rusi, si dhe t'i shpjegoj rrethanat për vdekjen e Navalnit, i i cili, sipas autoriteteve ruse, më 16 shkurt ka vdekur në burg dhe e ka lejuar familjes qasje deri te trupi i pajetë.

Athinë - Kryeministrat e Greqisë dhe Polonisë, Kirjakos Micotakis dhe Donald Tusk në emër të partive që i zhvillojnë Demokracia e Re dhe Platforma Civile kanë dërguar letër deri te kryetari i Partisë Popullore Evropiane, në të cilën e propozojnë Ursula fon der Lajen për kandidate kryesore të EPP-së për pozicionin kryetare e KE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Kryeministri grek përmes paltformës X ka theksuar se me Tusk e propozojnë Fon der Lajen sepse është "fuqimisht e përkushtuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta dhe mbrojtjen e unitetit dhe solidaritetit të Evropës", por edhe se e ka besimin e tyre.

Moskë - Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov pas marrjes së qytetit Avdijivka në lindje të Ukrainës deklaroi se Rusia me hapa edhe më të mëdhenj ecën drejt Kievit. "Avdijivka është edhe një hap drejt fitores. Mendoj se do të vazhdojmë të ecim përpara me hapa të mëdhenj drejt Kievit", deklaroi Kadirov para gazetarëve.  Ai thotë se forcat ukrainase "kanë shtënë ndaj civilëve në Donbas" nga Avdijivka dhe se për këtë shkak ishte shumë me rëndësi që të ndërmeret kontrolli mbi atë qytet, i cili gjendet në veri të Donjeckut. 

Madrid - Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian në emër të tregtisë së lirë dhe qasjes multiraterale në marrëdhëniet ndërkombëtare, deklaroi ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Ji gjatë vizitës së tij në Spanjë. Ai gjithashtu theksoi se Kina dhe BE-ja mund të punojnë së bashku për një botë shumëpalëshe të drejtë dhe të rregullt, si dhe për globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës. Vang vuri në dukje se Kina e pranon BE-në si një "forcë të rëndësishme në modelin multipolar" dhe mbështet integrimin evropian, zhvillimin dhe zgjerimin e Bashkimit, si dhe autonominë e tij strategjike.

Frankfurt - Kompania ajrore gjermane "Lufthanza erlajn" njoftoi se do të realizohen vetëm dhjetë deri 20 për qind të fluturimeve të caktuara për sot për shkak të thirrjeve për grevë të personelit të saj në kuadër të bisedimeve për pagat.  "Për momentin, supozojmë se vetëm rreth 10 deri 20 për qind e fluturimeve do të mund të realizohen", njoftoi kompania më e madhe evropiane ajrore në ueb-faqen e saj. Greva filloi sot në mëngjes në orën 4 dhe duhet të zgjasë deri nesër në mëngjes në orën 7 e 10 minuta, njoftoi sindikata "Verdi". Sipas kompanisë, 100.000 udhëtarë janë goditur nga greva paralajmëruese që po mbahet në aeroportet në Frankfurt në Majn, Mynih, Hamburg, Berlin, Dyseldorf, Keln - Bon dhe Shtutgart.

Minsk - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko konsideron se Serbia, BeH-ja, Gjeorgjia dhe Moldavia do të vendosen në NATO sipas skenarit të Ukrainës. Hyrja e Finlandës në NATO, ndërsa së shpejti edhe e Suedisë, është faza e re e ekspansionit në lindje. Aleanca do t'i përfshijë Serbinë, BeH-në, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Dhe gjithçka do të zhvillohet sipas skenarit ukrainas", tha Lukashenko në takimin me udhëheqësinë e organeve shtetërore të sistemit për siguri nacionale. Siç shtoi, parashikimet janë të pangushëllueshëm.

Stokholm - Suedia do ta dhurojë ndihmën më të madhe ushtarake deri më tani për Ukrainën në vlerë prej 7,1 miliardë kruna suedeze dhe rreth 700 milionë dollarë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e atij vendi. Kievi do të marrë, mes tjerash, 90 automjete të blinduara, 90 varka luftarake dhe granata dore, sisteme kundërajrore siç është "Robot 70", granatahedhëse "Karl Gustav", ndihmë mjekësore, automjete ambulante.  "Duke e mbështetur Ukrainën, ne investojmë në sigurinë tonë. Nëse fitonte Rusia, do të kishim probleme shumë më të mëdha sigurie se sa që kemi sot", deklaroi ministri suedez i Mbrojtjes, Poll Xhonson në konferencë për media. 

Budapest – Partia hungareze në pushtet FIDES më 26 shkurt në Kuvend do të votojë për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, ndërsa partia do ta mbështesë, publikoi sot në Fejsbuk kryetari i grupit parlamentar FIDES, Mate Koçis. Pas një shtyrje të gjatë, Hungaria do të jetë shteti i fundit anëtar që do të miratojë pranimin e këtij vendi nordik në NATO. Ministri suedez i Mbrojtjes, Pol Xhonson sot deklaroi se e përshëndet lajmin se parlamenti hungarez javën e ardhshme do të votojë për anëtarësimin e vendit të tij në Aleancë.

Hagë - Sot është dita e dytë e marrjes në pyetje para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për pasojat juridike nga okupimi izraelit i territoreve palestineze. Seancat do të mbahen deri më 26 shkurt, pas së cilës pritet që gjykatësit disa muaj të debatojnë para se të japin mendim këshilldhënës. Sipas paralajmërimeve paraprake, sot duhet të drejtohen përfaqësues të Republikës Afrikanojugore, Algjerisë, Arabisë Saudite, Holandës, Bangladeshit, Belgjikës, Belize, Bolivisë, Brazilit, Kanadasë, Kilit. Nesër janë planifikuar përfaqësues të Kolumbisë, Ishujve Komore, Kubas, Egjiptit, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA-së, Rusisë, Francës, Gambisë, Guajanas, Hungarisë.

Karakas - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, në kuadër të turneut në Amerikën Latine sot udhëtoi për Karakas, ku do të takohet me kolegun venezuelas, Ivan Hill dhe me presidentin, Nikollas Maduro. Lavrov në Venezuelë udhëton nga Kuba, ku ka relaizuar takim me presidentin Migel Diaz-Kanel Bermudez dhe ministrin kubanez të Punëve të Jashtme, Bruno Rodrigez. Siç kumtojnë nga MPJ, në takim u konfirmua se të dy vendet janë fokusuar për përforcimin e plotë të partneritetit strategjik ruso-kubanez

Uashington - Një amerikan që mendonte se ka fituar "xhekpot" prej 340 milionë dollarësh, padit lotarinë "Pauerboll" në SHBA, e cila gabimisht i publikoi numrat. Xhon Çiks nga kryeqyteti Uashington pretendon se ishte "i mahnitur" kur pa që numrat fitues për janarin 2023 përputheshin me ato të biletës së tij të lotarisë. Por kur ai e çoi biletën në zyrën e Lotarisë dhe Lojërave me fat, kërkesa e tij u refuzua. "I punësuari përgjegjës për pagesat më tha se bileta ime e lotarisë është e pavlefshme dhe thjesht mund ta hidhja në kosh", deklaroi Çiks për Bi-Bi-Si.

Hudajdë - Huthët në Jemen njoftuan se SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë kryer një sulm ndaj një ferme në qytetin Hudajdë, në pjesën perëndimore të vendit.  SHBA-ja dhe Britania e Madhe sulmuan një fermë në rajonin Al - Kedn, në Hudajdë, informoi agjencia jemene e lajmeve e kontrolluar nga Huthët. Këto dy vende ende nuk e komentuan incidentin. Nga vjeshta e kaluar, Huthët i sulmojnë anijet e mallrave në Detin e Kuq në pronësi ose të menaxhuara nga kompanitë izraelite ose transportojnë mall deri dhe nga Izraeli në shenjë solidarizimi me Gazën.

Gazë - Grupi palestinez Hamas njoftoi se do të pranojë marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve nëse Izraeli pajtohet për armëpushim të plotë dhe hyrje të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës. "Kthimi i të burgosurve (izraelitë) ka tre çmime. I pari është lehtësimi i kthimit të popullit tonë në jetë normale. I dyti është fundi i agresionit, ndërsa i treti është shkëmbimi i vërtetë i të burgosurve në të cilin do të liroheshin 10.000 të burgosurit tanë në burgjet izraelite", deklaroi Halil al Haja, anëtar i byrosë politike të grupit, në intervistë për "TV Al Zhezira" të Katarit.

Londër - Çellsi ka qëllim të nënshkruajë me sulmuesin e Bajern Mynihut, Hari Kejn këtë verë. Sipas "Footbal London", gjasat që sulmuesi anglez të largohet nga klubi bavarez do të rriten nëse skuadra nuk arrin të fitojë ndonjë trofe.  Kejn iu bashkua Bajernit nga Totenhemi në gusht të vitit 2023 për 95 milionë euro. Në përbërjen e skuadrës nga Mynihu, anglezi luajti 30 ndeshje, në të cilat shënoi 29 gola dhe krijoi tetë asistime. Portali "Transfermarket" ka vlerësuar vlerën e futbollistit 30 vjeçar në 110 milionë euro.

Mynih - Ish futbollisti i Bajernit të Mynihut, Andreas Breme vdiq në moshën 63-vjeçare. Ai përjetoi atak kardiak. Sipas Bild, Breme ka vdekur mbrëmë. Ai u hospitalizua, por nuk ka mundur të mbijetojë. Gjatë karrierës, Breme ka luajtur për Kajzerslautern, Inter, Bajern, Sarbriken dhe Saragosa. Ai e shënoi golin e fitores për Gjermaninë në finalen e Kampionatit botëror në vitin 1990 kundër Argjentinës me rezultatin 1:0

Остани поврзан