
12:00/8 prill/2025
Shkup - Në prag të 8 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Romëve, dje në Kabinetin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova është mbajtur debat me temën "Sfidat në integrimin e romëve përmes prizmit të të rinjve". Pjesëmarrës në debat, siç njoftuan sot nga Kabineti i Presidentes, ishin nxënës dhe studentë, pjesëtarë të komunitetit rom. Debatin e udhëhoqi Doan Sulejmanovski, drejtor i gjimnazit "Shaip Jusuf", anëtar i Këshillit Rinor dhe anëtar i Komisionit për Falje.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanoivska Davkiva ka dërguar urim deri te pjesëtarët e komunitetit rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve - 8 Prilli. "Besoj se nuk është rastësi që rrota, simboli i flamurit tuaj etnik, pas udhëtimeve të gjata është ndalur në tokën maqedonase, ku ju keni bërë shtëpinë tuaj. Me veçantinë dhe vetëdijen tuaj kulturore, ju u rritët në një segment të rëndësishëm dhe të vlefshëm të shoqërisë maqedonase, jashtëzakonisht i talentuar në muzikë dhe vallëzim, i frymëzuar artistikisht, modest! Keni hyrë në Kushtetutë, luftuat për një komunë rome dhe gjuhën rome si gjuhë zyrtare në të, themeluat dhe zhvilluat një shkollë të mesme të suksesshme, formuat parti dhe shoqata qytetare dhe u bëtë faktor politik, hytë në parlament, fituar poste kryetar komune dhe ministrore, por edhe poste drejtuese në organe dhe institucione të rëndësishme shtetërore, u bëtë të famshëm në muzikë përmes shoqërive më të mira kulturore dhe artistike, këngëtarë e dirigjentë në fushën e filmit, keni marrë diploma universitare nga fusha të ndryshme, ju kanë përfshkruar në filma, seriale", shkruan në urimin e saj presidentja Siljanovska-Davkova.
Shkup - Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve, thotë kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e 8 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Romëve. "Maqedonia është një vend që historikisht dhe tradicionalisht ka qenë gjithmonë shembull i tolerancës, mirëkuptimit dhe gjithëpërfshirjes së qytetarëve të saj, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo fetare. Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri dhe si shtet në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve dhe me këtë përmirësimi i pozitës së përgjithshme të romëve në të gjitha fushat e jetës shoqërore", thekson kryeministri Mickoski.
Shkup - Kjo ditë është e dedikuar për të shënuar kulturën e pasur, traditën unike dhe historinë e gjatë dhe të rëndësishme të popullit rom në mbarë botën. Njëkohësisht, kjo ditë shërben si një kujtesë e rëndësishme për të gjithë ne për nevojën e përfshirjes më të madhe sociale, mundësive të barabarta dhe respektimit të të drejtave të njeriut për çdo qytetar, theksohet në urimin e sotëm me shkrim të kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi me rastin e 8 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
Shkup - Aleksandar Gjorçevski dje në Gjykatën Themelore Penale në Shkup tha se nuk ka pasur absolutisht asnjë përfshirje dhe se as i njeh dhe as nuk mund t'i shohë të akuzuarit në rastin e vrasjes së vajzës së tij Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij mbrojtës, avokatit Vladimir Tufegxhiq, Gjorçevski sot në detaje përshkroi jetën e tij, marrëdhënien me familjen, momentet kur Vanja u zhduk dhe marrëdhëniet e tij me policinë gjatë hetimeve.
Sofje - Katër nga të lënduarit në zjarrin e Koçanit të cilët ishin hospitalizuar në spitalin "Pirogov" në Sofje sot do të lëshohen në mjekim shtëpiak. Udhëheqësja e Klinikës për djegie dhe kirurgjisë plastike në spital, Maja Argirova, për BTA-në deklaroi se të gjithë të katërt janë në gjendje të mirë. Janë dhënë udhëzime për trajtim të mëtejshëm, në vazhdim është monitorimi laboratorik i gjendjes së tyre klinike, ndërsa në varësi të gjendjes do të vlerësohet faza e re e mundshme kirurgjikale.
Shkup - Në dy shkolla në Shkup sot në mëngjes janë marrë paraqitje për bomba të vendosura, por pas kontrollit të kryer është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme. "Më 08.04.2025 në SPB Shkup, nga dy shkolla në Shkup ka pasur paraqitje se në adresa elektronike kanë marrë lajmërim për gjoja mjetë të vendosur shpërthyes. menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me erë dhe i ftohtë, paradite në disa vende do të ketë kushte për rreshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e matur deri e prëforcuar nga drejtimi verior (mbi 70 km/h), posaçërisht përgjatë Vardarit. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 3 deri 11 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me erë dhe i ftohtë. Do të fryjë erë e matur, në disa pjesë të luginës kohë pas kohe erë e prëforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të arrijë deri 8 gradë.
Bruksel - Prodhuesit evropianë të automobilëve e mbështesin uljen e doganave me SHBA-në, njoftoi sot Komisioni Evropian pas bisedës mes kryetares së KE-së, Ursula Fon der Lajen dhe përfaqësuesve të sektorit. Të prnaishmit në takim shprehën shqetësim të thellë për pasojat nga doganat e publikuara nga SHBA-ja dhe e theksuar pasigurinë për zinxhirin e furnizimit. Ata kanë shprehur mbështetje për uljen e doganave nga dy palët si pjesë e zgjidhjes së kontraktuar.
Paris - Pas tre muajve sot duhet të përfundojë gjykimi i ish-presidentit francez Nikolla Sarkozi për gjoja grumbullimin e fondeve ilegale për fushatën nga Libia, njoftoi DPA. Sot priten fjalët përmbyllëse nga avokatët e mbrojtjes së ish-presidentit 70-vjeçar në Republikës së Pestë, ndërsa aktgjykimi do të publikohet më vonë. Sarkozi përballet me akuza për përvetësim të fondeve publike, mitmarrje dhe financim ilegal të fushatës. Thuhet se miliona euro nga regjimi i tashmë sundimtarit të vdekur libanez Moamer Gadafi janë futur në fushatën presidenciale të Sarkozit në vitin 2007.
Gazë - Të paktën 25 persona, mes të cilëve tetë fëmijë dhe pesë gra, janë vrarë në sulmet e mbrëmshme të Izraelit në Rripin e Gazës, njoftoi sot Drejtoria Shëndetësore Palestineze. Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Izraelit po dëgjon sot dëshminë për tetë raste që kundërshtojnë vendimin e diskutueshëm të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për të shkarkuar kreun e agjencisë së sigurisë së brendshme ushtarake Shin Bet. Izraeli në mars e shkeli armëpushimin me Hamasin dhe ndërpreu dërgimin e ushqimit, karburantit dhe ndihmave humanitare në enklavën e pushtuar palestineze, të cilën grupet e të drejtave të njeriut e quajnë krim lufte.
Tokio - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, e përshkruajti përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse kineze "befasues". Ai këtë e deklaroi gjatë vizitës së tij në Japoni, që filloi sot dhe ka për qëllim ta zgjerojë ndikimin e Aleancës në rajonin aziatiko-pacifik. "Të mos jemi naivë në raport me Kinën. Përforcimi i forcave të saj të armatosura, investimet e saja në industrinë mbrojtëse dhe në aftësitë e saja mbrojtëse janë befasuese", tha Rute në intervistën e publikuar në gazetën Japan tajms.
Pekin - Kina premtoi zotuar se do të marrë kundërmasa vendimtare në përgjigje të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Tramp, raporton Ksinhua. "Nuk do të jetë e lehtë, por do të fitojmë", siguroi Tramp të shtunën. Dje ai paralajmëroi se do të vendosë tarifë shtesë prej 50 për qind për mallrat kineze nëse Pekini nuk i tërheq tarifat që kishte vendosur në përgjigje të tij.
Pekin - Pekini qartë tregoi se nuk do të dorëzohet para presioneve më të reja tregtare nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp, shkruan Bi-Bi-Si në analizën e saj. Ministri kinez i Tregtisë njoftoi se çdo valë e re tarifash amerikane do të shkaktojë kundërmasa shtesë kineze që synojnë mallrat amerikane. Në një deklaratë me shkrim, ata akuzuan administratën e Trampit për "shantazh", duke pretenduar: "Nëse SHBA-ja vazhdon në këtë rrugë, Kina do të luftojë deri në fund".
Uashington - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se Izraeli planifikon t'i ulë doganat dhe t'i lehtësojë barrierat tregtare me SHBA-në. "Ne kemi për qëllim ta bëjmë atë shumë shpejtë", tha Netanjahu gjatë prnaimit në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se qëllimi është edhe të ulet deficiti tregtar me SHBA-në. Netanjahu është lideri i parë i huaj që është pritur për bisedime në Shtëpinë e Bardhë prej se qeveria amerikane javën e kalaur kumtoi dogana të reja të prëgjithshme prej minimum dhjetë për qind për importin prej pothuajse të gjithë partnerëve të saj tregtar.
Londër - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i ka ndarë pritshmërit e tij për çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të futbollit kundër Real Madridit. "Dua të shoh se lojtarët e mi janë të gatshëm për fitore, se janë të gatshëm ta fitojnë Real Madridin. Duhet të jemi ekip që kemi qenë në tremujorin e fundit të sezonit. Ky është 100 për qind ndeshja më e madhe në karrierën time si trajner. Shqetësimi po rritet. Njerëzit po tregojnë interesim të madh. Prandaj fillova punën e trajnerit dhe erdha në këtë klub. Kemi momente të shkëlqyeshme për të shkruar historinë tonë", deklaroi Arteta për faqen zyrtare të UEFA-s.