• сабота, 06 декември 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

12:00.20 nëntor 2025 

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Gjykimi për rastin "Onkologjia 2" në Gjykatën Themelore Publike Shkup ka filluar nga fillimi për shkak të ndërrimit të një anëtari të trupit gjykues. Në seancën e sotme palët kanë qënruar në fjalët hyrëse dhe janë dakorduar që deklaratat e dëshmitarëve të marrë deri më tani të lexohen, pas së cilës procesi vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Financave informon se ndryshimet dhe plotësimet e miratuara në Ligjin e TVSH-së nuk do të ndikojnë në mënyrën se si qytetarët marrin dërgesat e tyre nga jashtë vendit, përfshirë ato të porositura përmes platformës "Temu".

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Çështja e rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik është në fokus të opinionit këto ditë. Kemi konsultuar disa ekspertë në këtë fushë dhe përfundimi i tyre i përbashkët është se pagat e larta nuk garantojnë përmirësim të cilësisë së gjyqësorit, as ulje të korrupsionit. Përkundrazi, problemi është shumë më i thellë dhe kërkon reforma sistemore, pastrim dhe forcim të institucioneve.

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Autostrada Prilep - Manastir po ndërtohet me dinamikë të fuqishëm dhe deri në vitin 2028 do ta ndërtojmë, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk dhe publikoi videon nga ndërtimi. "Progres i fuqishëm në ndërtimin e autostradës Prilep - Manastir. Po vazhdojmë me planin, autostradë nga Prilepi deri në Manastir deri në vitin 2028. Maqedonia po ndërtohet me një ritëm të shpejtë! Po e ndërtojmë Maqedoninë", ka shkruar zëvendëkryeministri Nikolloski.

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Krushevë (34 litra në një metër katror), ndërsa më pak në Veles dhe Kavadar (katër litra në një metër katror). Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike tregojnë se në Pretor ka rënë 30 litra në një metër katror, në Hanet e Mavrovës 28, në Lazaropole 23, në Prilep dhe Pozharane 18, në Berovë 16, në Topollçan 14, në Radovish 12, në Strumicë dhe Kodrën e Diellit 11, në Vinicë 10, në Tetovë dhe Manastir 9, në Zajçev Rid në Shkup, Kumanovë dhe Gjevgjeli 8, Gjurishte 7, Shkup-Petrovec dhe Shtip 6 dhe Kriva Pallankë dhe Demir Kapi 5.

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Ekipet rajonale të qendrave për menaxhim me krizat gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme kanë ndërhyrë në disa lokacione kritike në shtet. Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në rajonin e Manastirit janë angazhuar ekipe dhe mekanizim i ndërmarrjeve publike dhe kompanive për ekonomizim me ujërat për pastrimin e mbetjeve dhe përforcimin e argjinaturave në disa pjesë të shtratit të lumenjve.

Tiranë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Parlamenti shqiptar pas debatit 16-orësh, me 83 vota "për" ato të shumicën në pushtet, rreth orës 3 të mëngjesit e miratoi Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm. Buxheti është projektuar në 8,8 miliardë euro, me deficit të planifikuar prej 637 milionë eurove.

Athinë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Në tre raste të ndara, në pjesën detare në jug të ishullit grek, Kretë, këtë mëngjes u shpëtuan gjithsej 107 emigrantë që po udhëtonin me tre anije, dhe të gjithë u transferuan në port në mënyrë të sigurt, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Siç informojnë nga roja bregdetare e Greqisë, në dy rastet e para, 30 dhe 35 persona u shpëtuan nga anijet që lundronin aty pranë, njëri nën flamurin turk, tjetri nën flamurin gjerman. 

Nju-Jork, 20 nëntor 2025 (MIA) - Raporti i ri i UNICEF-it tregon se mbi 417 milionë fëmijë përreth botës po luftojnë me varfërinë, të privuar nga të paktën dy nevoja themelore të jetës, siç janë kushtet adekuate të ushqimit dhe sanitare. I publikuar me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, raporti "Gjendja e Fëmijëve në Botë 2025: Zhdukja e Varfërisë së Fëmijëve - Domosdoshmëria jonë e Përbashkët" ngre alarmin për gjendjen e vështirë të miliona fëmijëve, bazuar në të dhënat e mbledhura nga mbi 130 vende.

Gazë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën tre persona humbën jetën në sulmin e sotëm izraelit në pjesën jugore të Rripit të Gazës, kumtoi Mbrojtja civile palestineze. Armata izraelite në mëngjes sulmoi një shtëpi në zonën lindore të Kan Junis.

Islamabad, 20 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën 23 rebelë janë vrarë në dy operacione ushtarake që u zhvilluan dje përgjatë kufirit me Afganistanin, njoftoi sot ushtria pakistaneze. Rebelët e vrarë janë talebanë pakistanezë. 

Kiev, 20 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se 22 persona ende konsiderohen të zhdukur pas sulmit të mbrëmshëm ajror rus ndaj qytetit Ternopil në Ukrainën perëndimore, ku jetën e humbën 26 persona, ndërsa u lënduan mbi 90. Rusia dje e sulmoi qytetin Ternopil dhe rrethinën e tij me dronë dhe rsketa luftarake, me ç'rast u goditën dy ndërtesa të larta banimi.

Sale, 20 nëntor 2025 (MIA) - Mbrojtësi i PSZH-së, Ashraf Hakimi, është shpallur fiutbollisti më i mirë afrikan në vitin 2025. Marokeni njëzet e shtatë vjeçar ka arritur në ceremoni në ndarjen e çmimeve me barela speciale, pasi që ka qenë dy muaj jashtë fushe për shkak të lëndimit të marrë në fillim të nëntorit.

Miami, 20 nëntor 2025 (MIA) - Futbollisti i Inter Majamit, Lionel Mesi është shpallur lojtari më i mirë i Barcelonës i shekullit të 21-të nga botimi sportiv "Sport.es". Drejtori i botimit, Joan Vegils, udhëtoi për në Majami për t'ia dorëzuar trofeun argjentinasit 38-vjeçar në qendrën stërvitore të klubit të tij aktual.

Остани поврзан