• сабота, 06 декември 2025
MIA Flesh

12:00/2 nëntor/2025

Shkup - Jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në ora 9 është 2,88 për qind, ndërsa kanë votuar 22 379 qytetarë, publikoi në konferencën për shtyp kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Boris Kondarko, Në nivel të Qytetit të Shkupit jehona për zgjedhje të kryetarit është 2,46 për qind."Vendvotimet janë hapur me kohë dhe në mënyrë të rregullt, votimi vijon siç duhet. Procedura zhvillohet në rregull, nuk kemi asnjë problem deri më tani me materialin zgjedhor as me veprimin e dispozitave zgjedhore", tha Kondarko në konferencë për shtyp.

Shkup - Jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në ora 9 është 2,88 për qind, ndërsa kanë votuar 22 379 qytetarë, publikoi në konferencën për shtyp kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Boris Kondarko. "Vendvotimet janë hapur me kohë dhe në mënyrë të rregullt, votimi vijon siç duhet. Procedura zhvillohet në rregull, nuk kemi asnjë problem deri më tani me materialin zgjedhor as me veprimin e dispozitave zgjedhore", tha Kondarko në konferencë për shtyp.

Shkup - Gjatë heshtjes parazgjedhore deri në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm, përkatësisht deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar 10 njoftime për shkelje të heshtjes zgjedhore, nga të cilat tre në zonën e SPB Shkup dhe SPB Ohër, dy në zonën e SPB Shtip dhe nga një në zonën e SPB Tetovë dhe SPB Manastir. Pas masave të marra, raportimet për gjashtë ngjarje nuk janë konfirmuar, informoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Goce Andreevski.

Shkup - Presim që sonte do të kemi një konfirmin tjetër të rezultateve nga rrethi i parë dhe se VMRO-DPMNE do të festojë një fitore bindëse. Këtë e theksoi sot, Dejan Miteski, kandidat për kryetar të Komunës së Aerodromit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, pas votimit në shkollën fillore komunale "Goce Dellçev" në Lisiçen e Epërme, në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ai theksoi se pret, që qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, ta japin votën për kandidatin tek i cili besojnë. 

Kumanovë - Dalja në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë deri në orën 9 është 2,13 për qind, informuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). "Votimi zhvillohet rrjedhshëm", deklaroi kryetarja e komisionit komunal zgjedhor, Kristina Cvetkovska. "Në mëngjes, në kohë u hapën të gjitha vendvotimet, gjithsej 164. Sot, të drejtë vote kanë 94.041 votues, duke e bërë Kumanovën komunë me numrin më të madh të votuesve. 

Tetovë - Banorët e Komunës së Tetovës në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale kanë mundësi të votojnë për njërin nga dy kandidatët për kryer komune të cilët bazuar në numrin e votave sot arritën në raundin e dytë të votimit. Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) Tetovë njoftoi se votimi ka filluar dhe zhvillohet pa probleme. "Në të gjitha 117 vendvotimet në kuadër të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) Tetovë, nga ora 7 filloi dhe normalisht po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e sotme lokale", informojnë nga KKZ Tetovë. Në Komunën e Tetovës do të votojnë 87.878 qytetarë me të drejtë vote", informoi Nazmi Dauti nga KKZ Tetovë.

Tetovë - Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave në rajonin e Tetovës, po votohet në komunat Bërvenicë, Bogovinë dhe Tetovë. Deri në orën 9 të mëngjesit në Komunën e Bërvenicës kanë votuar 860 qytetarë nga 16.150 qytetarë, ose 5,33 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Strugë - Të gjitha vendvotimet në Komunën e Strugës janë hapur në kohë, saktë në ora 7, konfirmoi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Minir Zhuta. Procesi i votimit, sipas tij, zhvillohet siç duhet. "Të gjitha 101 vendvotimet në Komunën e Strugës janë hapur në kohë dhe procesi i votimit po zhvillohet normalisht dhe mirë", tha Zhuta.

Strugë - Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra sot votoi në vendvotimin në fshatin Bixhevë. U bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Strugës që të dalin masivisht bë vtim, ta japin votën e tyre për drjetimin në të cilin do të lëvizë komuna në katër vitet e ardhshme.

Strugë - Në Strugë dhe rajonin e Strugës kanë votuar 2,96 për qind nga gjithsej 62.711 votues të regjistruar në listën e votuesve, informoi për MIA-n zëvendëskryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor Despina Vlaqeska. Procesi zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, theksoi, po zhvillohet pa probleme në të gjitha 101 vendvotimet. Vendvotimet u hapën në kohë, saktësisht në orën 7 të mëngjesit.

Dibër - Rrjedha zgjedhore nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Dibër zhvillohet normalisht, me dalje më të madhe të qytetarëve, të cilët e realizojnë të drejtën e tyre qytetare, deklaroi për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i KKZ-së. "Anëtarët e komisionit rregullisht i vizitojnë 27 vendvotimet dhe deri tani procesi zhvillohet rrjedhshëm, pa probleme, Deri në orën 11 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 1321 persona ose 7 për qind e gjithsej 19762 votuesve të regjistruar në listën e vetme të votimit. Krahasuar me raundin e parë, kur votuan 981 persona ose 5 për qind e numrit të përgjithshëm të të regjistruarve, sot përqindja e daljes është për 2 për qind më e lartë", shtoi Hasa.

Makedonska Kamenicë - Në Makedonska Kamenicë sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Qytetarët sot zgjedhin kryetarin e ri të komunës, ndërsa në garë janë Dimço Atanasovski dhe Sonja Stamenkova. Sipas të dhënave nga Komisioni Komunal Zgjedhor, deri në orën 9 të drejtën e votës e kanë ushtruar 330 votues nga gjithsej 6.650 votues të regjistruar në listën e votuesve. Votimi po zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe demokratike, pa asnjë parregullsi të raportuar.

Prilep - Pa probleme dhe pa ndërprerje filloi procesi zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Krushevë dhe Dollnen, informojnë komisionet komunale zgjedhore. Vendvotimet u hapën në kohë. Në Krushevë deri në orën 9, në votim kanë dalë 6,71 për qind nga 7768 qytetarët e regjistruar me të drejtë vcote të cilët sot votojnë në 23 vendvotime. Në Dollnen jehona der në orën 9 është 3,9 për qind. Të drejtën e tyre të votës e ushtrojnë 11.929 qytetarë në 40 vendvotime.

Probishtip - Në Komunën e Probishtipit jehona në vendvotime në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në ora 9 është 9,49 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Jordanço Dimitriev thotë se në krahasim me rrethin e parë zgjedhor jehona në rrethin e dytë është më e lartë për mbi 2 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. Në Probishtip votohet në 45 vendvptime, ndërsa të drejtë vote kanë 12.251 votues. 

Negotinë - Në Negotinë dalja është 12,86 për qind deri në orën 11:00, në Demir Kapi 19,92 për qind, në Rosoman 14,2 për qind. Në Negotinë votohet në 28 vendvotime, në Demir Kapi në 11 dhe në Rosoman në 10 vendvotime zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Siç informojnë nga komisionet komunale zgjedhore për MIA-n, në Negotinë të drejtë vote kanë 15.902 persona, në Demir Kapi 3.186, ndërsa në Rosoman 3.295 persona. 

Tetovë - SPB Tetovë njofton se mbrë më në orën 01:30 në bulevardin "Marshall Tito" në Tetovë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë privuan nga liria J.S. (47) nga Tetova. Paraprakisht, ai kishte qenë i përfshirë në një aksident trafiku me një "Audi" me targa kombëtare kroate në automjetin e tij të pasagjerëve "Ford" me targa të Tetovës, në të cilin u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Shkup - Në Berovë temperatura minimale e mëngjesit ka qenë -1, në Strumicë 2, Tetovë dhe Demir Kapi 3, Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Manastir dhe Gjevgjeli Prilep, Shtip, Veles, Kavadar, Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole 5. Gjashtë gradë në Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë, 7 në Ohër, Pretor dhe Kodër e Diellit, 8 në Vinicë dhe Krushevë. Këtë mëngjes në disa lugina ka paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Ankara - Parku më i madh i qytetit në Turqi u hap zyrtarisht sot në Stamboll në një ceremoni zyrtare ku mori pjesë presidenti turk Rexhep Taip Erdogani, raportuan mediat turke. Parku i ri, i cili ndodhet në territorin e ish-aeroportit "Ataturk" në pjesën evropiane të Stambollit, ka 1.2 milion metra katrorë hapësirë ​​të gjelbër, ku janë mbjellë mbi 20.000 pemë. Së bashku me sipërfaqe të gjelbra të mëdha, kompleksi përmban edhe katër biblioteka, katër restorante, një skenë të hapur me një kapacitet prej 30.000 persona, 12 fusha tenisi, 11 fusha basketbolli, gjashtë fusha futbolli dhe volejbolli, si dhe mbi 100.000 metra katrorë shtigje për këmbësorë dhe biçikleta.

Kuala Lumpur - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset mbrëmë deklaroi se Uashingtoni dhe Pekini, do të vendosin kanale të drejtëpërdrejta për komunikim ushtarak, duke shtuar se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve "nuk kanë qenë kurr më të mira". Hegset tha se ka biseduar me homologun kinez, admiralin Dong Xhun, mbrëmë vonë në margjinat e takimit rajonal të sigurisë dhe se kanë ranë dakord se "paqja, stabiliteti dhe marrëdhëniet e mira janë rruga më e mirë për dy vende të mëdha dhe të fuqishme", raportuan agjencitë botërore. 

Uashington - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset, njoftoi mbrëmë se ushtria amerikane kishte kryer një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje në Detin Karaibe që i përkiste një organizate të trafikimit të drogës. Sipas tij, tre persona në anije u vranë. Operacioni, i urdhëruar nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp dhe i kryer në ujërat ndërkombëtar, kishte në shënjestër një anije të njohur për transportimin e drogës përmes rrugëve të kontrabandës. Nuk pati të lënduar apo dëme nga pala amerikane, citon Hegset në një postim në platformën sociale "Iks".

Остани поврзан