• сабота, 21 февруари 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

12:00/ 6 shkurt/ 2026

Shkup - NP Higjiena Komunale-Shkup kumtoi se ekipet e tyre gjatë muajit të parë të vitit 2026 mblodhën dhe transportuan afërsisht 13,000 ton mbeturina të përziera komunale nga familjet në territorin e qytetit të Shkupit.

Shkup- Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska u takua me udhëheqësen e Zyrës së Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Tatiana Mrazhikova. Në takim, Dimovska falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë për rrugën tonë të integrimit evropian, gjë që reflektohet edhe në hapjen e Zyrës së Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar.

Prishtinë- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me Presidentin e Emirateve, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Moskë - Gjeneral-koloneli rus Vladimir Alekseev sot u shtrua në spital pasi u qëllua me armë zjarri në Moskë.

Uashington  - Ushtria amerikane kumtoi se dje ka qëlluar një anije, për të cilën dyshohet se merret me tregti me drogë në Oqeanin Paqesor, njoftoi DPA. Dy narkoterroristë janë vrarë në këtë operacion", kumtoi Komanda jugore e SHBA-së në rrjetin social "X".

Pekin - Një robot policor trafiku humanoid ka filluar të patrullojë në rrugët e qytetit Vuhu, në lindje të Kinës. I pajisur me uniformë, jelek fluoreshent, kapelë të bardhë dhe distinktiv "Njësia Inteligjente e Policisë P001", roboti mund t'i paralajmërojë verbalisht çiklistët të përdorin korsi për automjete jo-motorike.

Muskat - Disa media perëndimore publikuan se delegacioni amerikan në Oman i ka ndërprerë negociatat për programin bërthamor iranian.Sipas tyre, konvoji, që transportonte përfaqësuesit amerikanë është larguar nga vendi ku po zhvillohen negociatat.

Najran – Në ndeshjen e raundit të 20-të të Kampionatit saudit në futboll, Al Hilal mposhti bindshëm Al Ohdugun me rezultat 6-0, të udhëhequr nga përforcimi i ri Karim Benzema i cili shënoi tre gola.

 

Остани поврзан