• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

15:00/ 19 nëntor/ 2025

Shkup - Gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska, e cila kryeson me këshillin gjyqësor për rastin me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, para fillimit të seancës së parë porositi se do të kërkojë disiplinë nga të gjitha palët dhe të pranishëm në sallën gjyqësore, duke cekur se për çdo prolongim të panevojshëm do të pasojë sanksionimi. Gjykata, tha Gruevska-Ilievska, do ta respektojë pikëllimin dhe dhimbjen e familjeve të viktimave dhe të lënduarve, por gjykata do të veprojë në mënyrë profesionale dhe do të mundësojë që secila nga palët ta paraqesë teorinë dhe dëshmitë e veta.

Shkup - Gjykata Themelore Penale Shkup në fillimin e gjykimit të sotëm për tragjedinë në diskotekën "Puls" në Koçan vendosi që procedura për këtë rast të bashkohet me procedurën kundër pronarit të "Rubikon", agjencia që ka ofruar sigurimin për diskotekën "Puls".  Në sallën e stërmbushur në INP Idrizovë, nën masa të shtuara sigurie, sot filloi gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan. Përveç të pandehurve, janë të pranishëm edhe familjarët e 63 viktimave që humbën jetën në tragjedinë e ndodhur më 16 mars, përfaqësues të prokurorisë, të mbrojtjes, dhe gazetarë.  Tetë muaj pas tragjedisë, në bankën e të akuzuarve u ulën 38 të akuzuar, prej të cilëve 35 persona fizik dhe tre jurudikë. Mes tyre ka pronarë lokalesh, menaxherë, inspektorë, ish-kryetar komunash, anëtarë të sigurimit dhe zyrtarë shtetërorë. 

Shkup - Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Bruksel do të marrë pjesë në darkën joformale të Këshillit të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas. Siç kumtoi MPJdheTJ, ngjarja i bashkon ministrat e jashtëm të vendeve-anëtare të BE-së dhe të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Në ngjarje është paraparë të bisedohet për avancimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe rajonit, me theks në sigurinë. mbrojtjen, përballjen me kërcënimet hibride dhe prëforcimin e rezistencës demokratike.

Shkup - Me shtatë muaj burg është dënuar personi i cili para tre viteve  ka përplasur me makinë Arbërin, bashkëshortin e Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila në një konferencë për shtyp i bëri thirrje Prokurorisë ta apelojë vendimin e Gjykatës Themelore. "Sot qëndroj para jush me duar të lidhura. Ligji nuk më jep të drejtën e ankesës. Por, prokuroria ka, dhe sot po i drejtohem publikisht: Kërkoj apelim të vendimit. Kërkoj një dënim të drejtë. Kërkoj që jeta e një njeriu të mos vlerësohet me një vendim që i ngjan një vepre të lehtë penale. Nuk po kërkoj hakmarrje. Nuk po kërkoj ndëshkim emocional. Kërkoj drejtësi për familjen time, por edhe për çdo qytetar. Sepse sot jam unë, nesër mund të jetë dikush tjetër. Kur drejtësia dështon në një rast, rrezikon të dështojë në të gjitha", tha Zekolli Shaqiri. 

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska e pyetur për rastet kur studentët të cilët kanë marrë vauçerë për blerje të pajisjes elektronike, ndërsa pastaj i shesin, tha se projekti është premtuar dhe realizuar, ndërsa në ndërgjegjen e studentëve është se si do të veprojnë me to. "Projekti u premtua. Vauçerët u premtuan për studentët dhe zakonisht atë që kemi premtuar, e përmbushim. Ka studentë të shkathët që përpiqen disi ta bëjnë jetën e tyre më të lehtë në mënyra të ndryshme. Ne nuk mund ta përballojmë këtë. Ne përballojmë duke futur vlera të reja, programe të reja, tema të reja për përpunim e kështu me radhë në sistemin arsimor. Mbetet që ndërgjegjja dhe vetëdija e tyre të vendosin se çfarë do të bëjnë me vauçerët", u përgjigj Janevska në një pyetje gazetareske gjatë festimit të 70-vjetorit të Shkollës së Mesme Shtetërore me Qendër Burimesh - "Partenija Zografski" në Shkup.

Shkup – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Partneritet për reforma: Dialog i ministrave Ballkani Perëndimor – Italia”, i mbajtur në Romë. Në panelin kushtuar reformës së administratës publike dhe integrimit evropian, ai i prezantoi prioritetet kryesore të Qeverisë: administratë profesionale, efikase dhe transparente si servis i qytetarëve dhe bartës i vlerave evropiane. Ngjarja, e organizuar nga Ministria e Administratës Publike të Italisë, Shkolla Kombëtare për Administratë të Italisë (SNA) dhe Shkolla Rajonale për Administratë Publike (ReSPA) i bashkoi ministrat e rajonit, përfaqësues të lartë nga institucionet evropiane dhe ekspertë nga sfera e administratës publike. 

Shkup - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali ka takuar sot në Prishtinë kolegun e tij, drejtorin e Agjencisë për Menaxhim Emergjent dhe Mbrojtje Civile– AMEK të Kosovës, Genc Metaj. Takimi, siç theksohet është përqendruar në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e menaxhimit të emergjencave dhe mbrojtjes civile. “Vëmendje e veçantë iu kushtua organizimit të ushtrimeve të përbashkëta për ndërhyrje dhe menaxhim të krizave, me qëllim përmirësimin e gatishmërisë operative dhe shpejtësisë së reagimit ndaj fatkeqësive të mundshme. Gjatë takimit u diskutua edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes qendrave trajnuese për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe avancimin e kapaciteteve profesionale të ekipeve”, citohet të jetë thënë në takim.

Shkup - Në periudhën prej 16 deri 19 nëntor 2025, delgacioni i Armatës, i udhëhequr nga kryshefi i Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, mori pjesë në Konferencën koordinuese të komandantëve të krahut jugor të NATO-s 2025 (SCCC - Southern Commanders Coordination Conferece 2025).  "Në kuadër të konferencës, sot gjenerali Lafçiski mori pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së komandantit të Komandës së përbashkët të forcave në Napoli (Joint Force Command Naples - JFCNP), në të cilën admirali Stjuart Manç ia dorëzoi detyrën admiralit Xhorxh Bikof", informjnë nga Shtatëmadhoria e ARM-së.

Shkup - Takimi i njëzet e dytë i Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian/Vlerësimet e Vendeve të Përfshira në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit për Evropën Juglindore (KOSAP), i organizuar nga Parlamenti i Bosnjë e Hercegovinës, u mbajt në Sarajevë më 17 dhe 18 nëntor 2025. Në Konferencë morën pjesë delegacione nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, si dhe delegacione të ftuara speciale nga parlamentet e Turqisë dhe Gjeorgjisë, e cila u shënua nga diskutimi mbi temat e mëposhtme: Korniza e Sigurisë së BE-së, Ndikimi i Krizave Aktuale në Zgjerim, Mbështetja për Integrimin Evropian të Rajonit; Integrimi Ekonomik dhe Lidhshmëria e Ballkanit Perëndimor; Forcimi i Rolit të Parlamenteve në Procesin e Aderimit në BE.

Shkup- Deputeti Mile Talevski, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksisë, i cili është gjithashtu anëtar i Sekretariatit Ndërkombëtar të ANO-së së Ortodoksisë, mori pjesë në Takimin Vjeshtor të këtij trupi, që u mbajt nga 15 deri më 18 nëntor 2025 në Aman, Jordani. Siç kumtoi shërbimii kuvendit për shtyp, fjalim përshëndetës në fillim të takimit mbajti kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Mazen El Kadi, i cili theksoi se në kushtet e sfidave të sigurisë me të cilat përballet Lindja e Mesme, fakti që takimi i Sekretariatit Ndërkombëtar të ANO-së së Ortodoksisë po mbahet në Aman, Jordani, dërgon një mesazh të fortë për nevojën e dialogut ndërfetar, respektit për diversitetet dhe unitetin. Ai theksoi se dialogu midis feve dhe kulturave është bazë për paqe dhe stabilitet. Jordania është vend që është promotor i paqes dhe stabilitetit në rajonin jashtëzakonisht të trazuar.

Shkup -Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI shpreh mbështetjen e plotë për kërkesat e sindikatave për rritjen e pagës minimale dhe thekson se kjo është masa më e nevojshme sociale dhe ekonomike. Sipas të gjithë treguesve makroekonomikë të disponueshëm, Maqedonia ka pagën minimale më të ulët në rajon dhe gjatë 2 viteve të fundit ka shënuar përparimin më të dobët në përafrimin e të ardhurave me kostot reale të jetesës. Paga minimale në vend është vetëm 397 euro, me paralajmërim për rritje minimale në 422 euro nga marsi i vitit 2026. Shqipëria dhe Serbia kanë pagë minimale 500 euro, ndërsa në Serbi nga 1 janari 2026 ajo rritet në 550 euro.

Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski kumtoi se është identifikuar autori përgjegjës për derdhjen kimike që mbrëmë shkaktoi shqetësim te qytetarët. Në një postim në Fejsbuk, ai thekson se nga puseta qendrore në bulevardin "Aleksandar Makedonski" në Gazi Babë u derdh një sasi e madhe e shkumës kimike, që paraqet shkelje serioze të dispozitave ekologjike."Autori është gjetur, po veprojmë menjëherë!. Askush nuk guxon ta rrezikojë shëndetin e shkupjanëve. Sipas urdhërit të dhënë nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit, është kryer një kontroll inspektues i jashtëzakonshëm në bulevardin "Aleksandar Makedonski" në komunën e Gazi Babës. Inspektorët e autorizuar të Qytetit të Shkupit menjëherë dolën në terren dhe inspektuan gjendjen në detaje. Në vendin e ngjarjes u konstatua një situatë alarmante, nga puseta qendrore në bulevard është vërejtur derdhje masive e shkumës kimike në sipërfaqe publike, e derdhur nga një subjekt juridik që ekonomizon në afërsi të drejtpërdrejtë", publikoi Gjorgjievski.

Kumanovë- Inspektorët doganorë nga ekipet mobile të Sektorit për Kontroll dhe Hetime në vendkalimin kufitar Tabanovc dje kanë konfiskuar devize të cilat shtetasi serb ka tentuar t’i nxjerrë në mënyrë të paligjshme nga shteti, njoftuan sot nga Drejtoria Doganore. "Për shkak të dyshimit në deklaratën e udhëtarit se nuk ka asgjë për të deklaruar dhe se me vete mban më pak se 1.000 euro, inspektorët doganorë kryen kontroll të detajuar të automjetit dhe në sediljen e pasagjerit, nën një xhaketë burrash, në një çantë të zezë dore janë gjetur 44.000 euro, ndërsa në bagazhin e automjetit, në një çantë lëkure të zezë, janë gjetur edhe 50.000 euro – gjithsej 94.000 euro – për të cilat personi nuk posedonte dokument për prejardhjen e parave dhe nuk i kishte deklaruar", kumtoi Dogana.

Prishtinë - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës është duke shënuar nivelin më të lartë të parregullsive kushtetuese, devijimeve procedurale dhe parregullsive parlamentare në historinë e Kosovës.  IKD-ja ka thënë se seanca e ftuar nga deputetët e Vetëvendosjes sot ku është paraparë ndër të tjera shqyrtimi i parë i projektbuxhetit për vitin 2026 dhe çështja e financimit të RTK-së është në kundërshtim me Kushtetutën. 

Varshavë - Shërbimet polake të sigurisë kanë identifikuar dy shtetas ukrainas të cilët kanë vepruar në emër të Rusisë të përfshirë në dy akte sabotimi kundër komunikacionit  hekurudhor, njoftoi kryeministri i vendit Donald Tusk. Të shtunën, një shpërthim shkatërroi një linjë hekurudhore në relacionin Varshavë-Lublin, pranë stacionit hekurudhor Mika, qarku Garvolin. Më vonë, pranë qytetit Golomb, qarku Pulavi, një shinë e dëmtuar ka shkaktuar një ndalesë të papritur të një treni me 475 pasagjerë.  Tusk para Sejmit (Dhoma e Ulët e Parlamentit polak) deklaroi se dy autorët e identifikuar ishin shtetas ukrainas që kishin bashkëpunuar prej kohësh me shërbimet ruse.

Kiev - Së paku 16 persona e humbën jetën në një sulm të rëndë ajror rus ndaj qytetit perëndimor ukrainas Ternopil, kumtoi sot policia lokale. Autoritetet lokale në telegram infirmuan se së paku 64 persona janë konfirmuar si të lënduar, mes të cilëve 16 fëmijë, pas sulmeve të natës ndaj rajoneve banesore në qytet. Ekipet e shpëtimit tërhoqën njerëz nga banesa të shkatërruara në dy ndërtesa banimi me nga nlntë kate, shkroi në telegram ministri i Punëve të Brendshme, Ihor Klimenko. Ai tha se nën rrënoja ka ende trupa të ngujuar. Fotografitë e publikuara nga Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme tregojnë dëmtime serioze të ndërtesave.

Cyrih – Me raundin e fundit kualifikues janë bërë të ditur 42 reprezentacionet që janë kualifikuar për Kupën e botës 2026. Kualifikim në Kupën e botës kanë siguruar: SHBA, Meksika, Kanadaja, Australia, Irani, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Uzbekistani, Argjentina, Brazili, Ekuadori, Zelanda e Re, Uruguai, Kolumbia, Paraguai, Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Katari, Anglia, Arabia Saudite, Bregu i Fildishtë, Senegali, Franca, Kroacia, Portugalia, Norvegjia, Gjermania, Holanda, Zvicra, Spanja, Austria, Belgjika, Skocia, Panamaja, Kuraçao dhe Haiti. Kupa e botës do të mbahet në vitin 2026 në Kanada, SHBA dhe Meksikë. Dyzet e tetë ekipe për herë të parë do të marrin pjesë në turne. Gjashtë pjesëmarrësit e fundit do të përcaktohen pas ndeshjeve eliminatore.

Barcelonë - Barcelona publikoi se ndeshja e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Ajntraht Frankfurtit, e caktuar për 9 dhjetor, do të luhet në stadiumin "Kamp Nou". Vendiimi është marrë pas marrjes së licensës së parë, e cila parashikon rritje të kapacitetit të stadiumit. Klubi do të fillojë me shitjen e biletave gjatë ditëve të ardhshme. Paraprakisht, katalonasit njoftuan se "Kamp Nou" do të jetë nikoqir i ndeshjes së tyre në xhiron e 13-të të La Ligës kundër Atletiko Bilbaos. Ndeshja do të luhet më 22 nëntor.

 

Остани поврзан