18:00/22 dhjetor/2025/
Shkup - Për herë të parë në autostradën Ohër - Kërçovë realizojmë intervenime të ndërlikuara inxhinierike dhe ndërtimore dhe kjo për herë të parë realizohet në rajon, ndërsa janë me qëllim që të mundësohet stabilizimi i shpateve të këtij vëllimi. Këtë e realizojmë për ndërtim të plotë dhe vënie në funksion të zgjidhjeve të sigurta të autostradës, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Shkup - Tashmë ka procese të cilat ndodhin në shtet dhe nuk mund t'i zëvendësojnë negociatat inkuadruese, por ushtrojnë funksion të kahëzuar drejt prëgatitjes më të shpejtë të shtetit për anëtarësim të barabartë në BE. Shembulli më i mirë për atë është Agjenda reformuese, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Shkup - Nuk do të ketë asnjë krizë, shteti ka rezerva të mazutit, tha sot ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska dhe informoi se kërkesa e EMV-së për shpalljen e gjendjes së krizës do të shqyrtohet në seancën e nesërme qeveritare.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme ndan analizën e Raportit mbi Vlerësimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut 2025 të përpiluar nga QMBN, i cili tregon një rritje domethënëse të besimit të qytetarëve në punën e MPB-së. Sipas raportit, besimi i përgjithshëm në Ministri arrin 50.3%, që është dukshëm më i lartë se 33.9% në vitin 2023, që është një tregues i qartë se masat për transparencë, llogaridhënie dhe profesionalizëm po sjellin rezultate.
Shkup - Pas hapjes së Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Strugë, pritet që vitin e ardhshëm të hapet edhe Konsullata jonë në Korçë, ndërsa diskutojmë edhe për lidhjet në fusha të ndryshme, për fqinjësinë e mirë dhe shkëmbimin e projekteve të ndryshme, theksoi në konferencën e sotme ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski me homologen e tij shqiptare, gjegjësisht ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në vendin tonë në vizitën e saj të parë zyrtare.
Shkup - Këshilli ekonomiko-social sot nuk solli vendim për rritjen e rrogësminimale. Nga Qeveria thonë se nuk janë kundër rritjes së rrogës minimale, por se kjo duhet të jetë ekonomikisht e arsyetuar. Parametrat ekonomikë për momentin, siç thonë nga Qeveria, tregojnë se nuk ka nevojë për diçka të tillë. Nga Lidhja e sindikatave mbeten në qëndrimin për rritje të rrogës minimale duke pasur parasysh atë se çdo ditë po rriten shpenzimet për jetë. U bënë thirrje Qeverisë dhe punëdhënësve të dakordohen, ndërsa në të kundërtën paralajmërojnë masa më radikale pas Vitit të Ri.
Shkup - Agjencia Kombëtare për Programet Evropiane të Arsimit dhe Mobilitetit sot prezantoi rezultatet e realizimit të programeve të Bashkimit Evropian “Erasmus+” dhe “Korpusi Evropian i Solidaritetit” në vitin 2025.
Shkup - Qarkullimi ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit po stabilizohet gradualisht, pasi që dje dhe sot janë vërejtur anulime dhe riorientime të fluturimeve për shkak të dukshmërisë së zvogëluar të shkaktuar mnga mjegulla, informon operazori i TAV Maqedoni.
Shkup - Bashkëpunëtori i ekipit për përgjigje gjatë katastrofave të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, i maskuar si Plaku i Vitit të Ri dhe vullnetarë të maskuar në kostume të super heronjve të preferuar nga filmat e animuar sot zbritën me litar nga helikopteri dhe u ndanë dhurata fëmijëve të hospitalizuar në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve.
Shkup - Shtatëdhjetë deri tetëdhjetë kontrolle ka gjatë 24 orëve në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve. Tek pesë deri gjashtë fëmijë në javë izoluam influencën A, por numri është më i madh tek ata të cilët kanë simptoma respiratore, deklaroi sot drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi.
Shkup - Drejtori i Institucionit Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr" Evzal Elmazi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Altin Idrizi, Valide Kamberi si dhe Prof. Dr. Besnik Rexhepi realizuan vizitë pune me udhëheqësinë e Universitetit të Tetovës, të përbërë nga Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare Prof. Dr. Salajdin Salihi dhe dekani i FSHMN-së, Prof. Dr. Florim Idrizi.
Shkup - Benzinat nga sonte në mesnatë lirohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të ulet për dy denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimi me Mbeturinat Komunale (KRRE). Me vendimin kryhet ulja e çmimimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,18 për qind.
Kumanovë - Filluan të kthehen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit për festat. Edhe të dhënat e MPB-së tregojnë se në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë hyrë 36 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Moskë - Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) aktualisht nuk ka inpektor të përhershëm në Iran, por kjo nuk do të thotë se ANEB po tërhiqet nga ky vend, deklaroi sot drejtori i ANEB-it, Rafaele Grosi.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donallld Tramp sonte duhet t'i drejtohet kombit, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pit Hegset dhe ministrin e Marinës, Xhon Fellan, kumtoi Shtëpia e Bardhë.