• петок, 05 декември 2025

Mesi futbollisti i parë në historinë e futbollit me 1.300 pikë +asistime

Mesi futbollisti i parë në historinë e futbollit me 1.300 pikë +asistime

Majami, 24 nëntor 2025 (MIA) - Futbollisti i Inter Majamit, Lionel Mesi, vendosi një rekord historik. 

Argjentinasi tridhjet e tetë vjeçar arriti deri në 1.300 pikë (896 gola dhe 404 asistime), duke u bërë lojtari i parë në historinë e futbollit me këtë arritje. 

Mesi mbrëmë si mysafir tek Sinsinatët në ndeshjen çerekfinale të plej-of nga MLS (4:0), shënoi një gol dhe dha tre asistime

Mesi kishte 941 pikë për Barcelonën, 117 për Inter Majamin, 66 për PSZH dhe 176 për kombëtaren e Argjentinës. I duheshin 1.135 ndeshje për të arritur këtë shifër. 

Mesi është kampion olimpik, fitues i Kupës së Botës, katër herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe tetë herë fitues i Topit të Artë. qa/

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан