Mesi e mori çmimin si lojtari më i mirë i Barcelonës në shekullin 21
- Futbollisti i Inter Majamit, Lionel Mesi është shpallur lojtari më i mirë i Barcelonës i shekullit të 21-të nga botimi sportiv "Sport.es".
Majami, 20 nëntor 2025 (MIA) - Futbollisti i Inter Majamit, Lionel Mesi është shpallur lojtari më i mirë i Barcelonës i shekullit të 21-të nga botimi sportiv "Sport.es".
Drejtori i botimit, Joan Vegils, udhëtoi për në Majami për t'ia dorëzuar trofeun argjentinasit 38-vjeçar në qendrën stërvitore të klubit të tij aktual.
"E vërteta është se kemi kaluar shumë gjëra së bashku, të mira dhe të këqija. Është normale që në një karrierë kaq të gjatë, jo gjithçka të shkojë mirë dhe momentet e vështira duhet të durohen. Por kjo është shtëpia ime, vendi im, njerëzit e mi. Sigurisht, do të kthehem. Do të shkoj në stadium si çdo tifoz tjetër, duke mbështetur ekipin, klubin", tha Mesi.
Për shkak të një axhende të ngjeshur, Mesi nuk mundi të udhëtonte për në Madrid për ceremoninë. Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Mesit, u shfaq një video e tifozëve të Barcelonës duke e falënderuar atë për vitet e tij në klub dhe qytet. mb/
Foto: EPA