Meloni: Qeveria italiane është në rrugën e vërtetë në luftën kundër mafies
- Qeveria italiane është në rrugën e vërtetë në luftën kundër mafies, theksoi kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni, e cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.
![Meloni: Qeveria italiane është në rrugën e vërtetë në luftën kundër mafies](https://mia.mk/images/20250211123452_big_730x400_23.webp )
Romë, 11 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria italiane është në rrugën e vërtetë në luftën kundër mafies, theksoi kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni, e cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Qëndrimi i Melonit pason pasi që gazeta ditore italiane "Republika" publikoi biseda të përgjuara mes shefave të mafies të cilët ankohen se kabineti në Romë nuk i ka zbutur masat mes të cilave dënimin me burg të përjetshëm pa të drejtë të uljes së tij, is dhe rregjimin më të rreptë në burg rezervuar për kriminelë të rrezikshëm dhe të lartë, i cili parasheh pothuajse izolim të plotë.
"I lexova bisedat e publikuara në të cilat disa shefa më sulmojnë mua dhe Qeverinë italiane se nuk po e lehtësojmë regjimin e rreptë në burg për anëtarët e mafies. Ky është edhe një vërtetim se jemi në rrugën e vërtetë. Përkushtimi ynë në luftën kundër mafies është i parevokueshëm", shkroi kryeminsitrja Meloni në rrjetin social Fejsbuk.
Sipas saj, regjimi i rreptë në burg është burgim i përjetshëm pa të drejtë të uljes së tij, mbetet gur-themeli në luftën kundër mafies.
"Nuk ka tërheqje gjithnjë derisa ne jemi në pushtet në Itali", theksoi Meloni.
Dy regjimet me burg ishin vendosur në vitet e hershme të të 90-tave, në luftën kundër krimit të organizuar në kushte të valës së sulmeve të mafies dhe sulmeve me bombë. ab/
Foto: МIА arkivi