• вторник, 07 јануари 2025

Mbi 100 të vrarë në përleshjet mes kurdëve sirianë dhe grupeve proturke

Mbi 100 të vrarë në përleshjet mes kurdëve sirianë dhe grupeve proturke

 Londër, 5 janar 2025 (MIA) - Në përleshjet e ashpra mes forcave kurde dhe grupeve proturke në veri të Sirisë në dy ditët e fundit kanë humbur jetën mbi 100 persona,  njofton DPA, duke cituar të dhëna nga një organizatë monitoruese joqeveritare.

 Qendra Siriane për Monitorim për të Drejtat e Njeriut bëri të ditur në luftimet kanë humbur jetën    85 pjesëtarë të fraksioneve proturke dhe 16 luftëtarë të Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët. 

 Gjatë dy ditëve të fundit, në afërsi të qytetit të Manbixh, Turqia ka intensifikuar sulmet ajrore dhe tokësore, duke përfshirë përdorimin e dronëve, për të vendosur kontrollin mbi digën strategjike "Tishrin". Sipas qendrës së monitorimit me seli në Mbretërinë e Bashkuar, armata  turke po bombardon rajonin përreth digës, e cila është thelbësore për furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Turqia i konsideron Forcat Demokratike Siriane si një degë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe i ka cilësuar ato një organizatë terroriste. 

 Foto: EPA

 

Остани поврзан