• петок, 05 декември 2025

Mbape pas golit të tij të 400-të: Duhet të shënoj edhe aq

Mbape pas golit të tij të 400-të: Duhet të shënoj edhe aq

Paris, 14 nëntor 2025 (MIA) - Futbollisti sulmues francez, Kilian Mbape e arriti kufirin prej 400 golave në karrierën e tij, por tha se kjo nuk është e një arritje mjaft mbresëlënëse për adhuruesit e futbollit.

Mbape shënoi 398 gola para ndeshjes së djeshme kundër Ukrainës në kualifikimet e Botërorit ku sulmuesi i Real Madridit ishte shënues i dyfishtë në triumfin prej 4:0.

"400 gola nuk impresionojnë njerëz. Nëse dëshiroj të shkaktoj mahnitje, duhet të shënoj edhe 400. Kufiri 1.000 gola të Ronaldos? Kjo nuk është reale. Por, ja të synojmë drejt joreales; duhet të përpiqemi. Kemi vetëm një karrierë", theksoi Mbape në deklaratën për RMC Sport.

Mbape deri më tani shënoi 55 gola për reprezentacionin francez, ndërsa në nivel të klubit 62 për Real Madridin, 256 për PSZH-në dhe 27 gola për Monakon.

Kufirin prej 400 golave, Mbape e arriti në moshën 26-vjeçare, një vit më i ri se nga Mesi, ndërsa dy se Ronaldo, kur që të dy e arritën numrin prej 400 golave në karrierat e tyre. ab/

FOTO: ЕPА

Остани поврзан