Makroni bisedoi me Trampin para takimit në Paris
- Presidenti francez Emanuel Makroni ka biseduar në telefon me presidentin amerikan Donald Trampin para takimit të jashtëzkonshëm evropian për Ukrainën në Paris, por nga kabineti i Makronit nuk kanë dashur të zbulojnë detaje të bisedës.

Paris, 17 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni ka biseduar në telefon me presidentin amerikan Donald Trampin para takimit të jashtëzkonshëm evropian për Ukrainën në Paris, por nga kabineti i Makronit nuk kanë dashur të zbulojnë detaje të bisedës.
Makroni sot i ftoi liderët e Bashkimit Evropian dhe të Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin e Eliseut për bisedime se si t'i përgjigjen "sulmit diplomatik amerikan ndaj Ukrainës".
Pallati i Eliseut bëri të ditur se takimi është joformal dhe do të mbahet pasdite, ndërsa në të do të marrin pjesë liderët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës dhe Danimarkës, si dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute.
Foto: Arkivi i MIA-s