Makron: Ukrainasit do të duhet të zhvillojnë negociata reale për çështjet territoriale
- Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi sot se ukrainasit do të duhet "të udhëheqin negociata reale për çështjet territoriale, sepse vetëm ata mund t'i udhëheqin që të gjejnë zgjidhje për konfliktin e shkaktuar nga pushtimi rus në vitin 2022".
Paris, 6 janar 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi sot se ukrainasit do të duhet "të udhëheqin negociata reale për çështjet territoriale, sepse vetëm ata mund t'i udhëheqin që të gjejnë zgjidhje për konfliktin e shkaktuar nga pushtimi rus në vitin 2022".
"SHBA-ja duhet të na ndihmojë që të ndryshojmë natyrën e situatës dhe ta bindin Rusinë që të ulet në tryezën e bisedimeve", ndërsa evropianët do të duhet të 'ndërtojnë garanci sigurie' për Ukrainën, që do të ishte përgjegjësia e tyre kryesore", tha Makron gjatë takimit vjetor të ambasadorëve francezë për t'i paraqitur pikat kryesore të politikës së tij të jashtme.
Makron theksoi se Evropa duhet ta forcojë më shpejtë industrinë e saj të mbrojtjes të përballur me kërcënimet në rritje. mb/
Foto: EPA