Majnl-Rajzinger - Mucunski: Austria qëndronë pranë Maqedonisë së Veriut në gjendjen e jashtëzakonshme dhe në rrugën drejtë BE-së
- Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Beate Majnl-Rajzinger sot e ka pritur homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, ministrin e Punëvre të Jashtme dhe Tregisë së Jashtme, Timço Mucunski, në Vienë, njoftoi MPJ-ja austriake.

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Beate Majnl-Rajzinger sot e ka pritur homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, ministrin e Punëvre të Jashtme dhe Tregisë së Jashtme, Timço Mucunski, në Vjenë, njoftoi MPJ austriake.
Diskutimi, siç theksuan, ishte fokusuar në mbështetjen pas zjarrit katastrofik në diskotekën në Koçan, në Maqedoninë e Veriut, si dhe marrëdhënieve të afërta dypalëshe dhe hapat e mëtejshëm në procesin e zgjerimit të BE-së.
Pas zjarrit tragjik në Koçan, theksohet, ministri i Punëve të Jashtme, Mucunski kërkoi nga Austria ndihmë në kujdesin për të plagosurit me djegie, ku qeveria federale austriake evakuoi gjashtë persona të lënduar rëndë në Vjenë dhe Grac për kujdes intensiv mjekësor.
"Mbështetja e Austrisë për vendet dhe njerëzit e Ballkanit Perëndimor për mua është e nënkuptueshme. Kjo veçanërisht vlenë, natyrisht, për ndihmën emergjente mjekësore në një rast kaq tragjik siç është zjarri në Koçan. Ne qëndrojmë pranë jush – në raste emergjente, si dhe në ndërtimin e përbashkët të një të ardhmeje evropiane të sigurt dhe të qëndrueshme", deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme, Majnl-Rajzinger të hënën pas fluturimit të parë për evakuim.
Lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së, ministrja e Jashtme Majnl-Rajzinger përsëriti mbështetjen e fortë të Austrisë për integrimin e shpejtë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ajo e përshëndeti përparimin e rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, por theksoi, shtoi ajo, rëndësinë e zbatimit të shpejtë të ndryshimeve të nevojshme kushtetuese.
Austria dhe Maqedonia e Veriut janë të lidhura ngushtë përmes marrëdhënieve kulturore dhe ekonomike. Me mbi 50 kompani, Austria është investitori më i madh i huaj në Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, marrëdhëniet forcohen nga diaspora e mirintegruar nga Maqedonia e Veriut. Të dyja palët theksuan gjithashtu rëndësinë e migracionit dhe mbrojtjes së kufijve si një fushë e rëndësishme bashkëpunimi, thuhet në njoftimin e MPJ-së austrikake.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Timço Mucunski në Vjenë udhëtoi pas vizitës së sotme mëngjesin e sotëm në Zagreb, ku pesë persona mbetën të lënduar nga zjarri i tmerrshëm në Koçan, në të cilin 59 persona humbën jetën, ndërsa 176 u lënduan. Ai falënderoi Kroacinë për pranimin e pesë personave të lënduar për trajtim, duke theksuar se Shkupi mori ndër telefonatat e para që shprehnin solidaritetin dhe ofruan ndihmë nga Zagrebi. qa/mb/
Foto: Arkivi i MIA-s